caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 169

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:169

فَخَلَفَ مِنۢ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ وَرِثُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ يَأْخُذُونَ عَرَضَ هَٰذَا ٱلْأَدْنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغْفَرُ لَنَا وَإِن يَأْتِهِمْ عَرَضٌ مِّثْلُهُۥ يَأْخُذُوهُ أَلَمْ يُؤْخَذْ عَلَيْهِم مِّيثَٰقُ ٱلْكِتَٰبِ أَن لَّا يَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ وَدَرَسُوا۟ مَا فِيهِ وَٱلدَّارُ ٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMë pas ata u pasuan nga breza të tjerë që trashëguan Shkrimin, të cilët merrnin përfitime të ulëta dhe thoshin: "Do të na falen gjynahet." Kur u vinte ndonjë përfitim i ngjashëm, e merrnin atë. A nuk iu mor atyre një besëlidhje nga Libri që të mos thonë për Allahun asgjë përveç së vërtetës, madje ata kishin mësuar atë që përmbante ai? Por, bota tjetër është më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Si nuk e kuptoni?!
Albanian Translation - Hassan NahiPas tyre, erdhi një brezni e cila e trashëgoi Librin (Teuratin), por duke marrë gjërat e pavlefshme të kësaj bote[109] dhe duke thënë: “Do të na falet çdo gjë!” Edhe nëse u binin në dorë gjëra të ngjashme, prapë i merrnin ato. Vallë, a nuk e kishin pranuar besëlidhjen në Libër – që për Allahun të thoshin vetëm të vërtetën?! Pikërisht ata, që e kishin studiuar ç’përmbante ai? Bota tjetër është më e mirë për besimtarët që i frikësohen Allahut; akoma nuk e kuptoni këtë?!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70