وَقَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِ فِرْعَوْنَ أَتَذَرُ مُوسَىٰ وَقَوْمَهُۥ لِيُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ وَيَذَرَكَ وَءَالِهَتَكَ قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبْنَآءَهُمْ وَنَسْتَحْىِۦ نِسَآءَهُمْ وَإِنَّا فَوْقَهُمْ قَٰهِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterParia e popullit të Faraonit thanë: "Mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë turbullira në Tokë e të të braktisin ty dhe zotat e tu?" Ai tha: "Ne do t'ua vrasim djemtë e do t'ua lëmë gjallë gratë, meqë kemi pushtet të plotë mbi ta."
Albanian Translation - Hassan NahiParia e popullit të Faraonit tha: “A mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë ngatërresa në tokë dhe që të braktisin ty dhe zotat e tu?” Faraoni u përgjigj: “Meqenëse jemi sundues mbi ata, Ne do t’i vrasim djemtë e tyre dhe do t’i lëmë gjallë gratë e tyre”.