وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَٰرُ وَقَالُوا۟ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى هَدَىٰنَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهْتَدِىَ لَوْلَآ أَنْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَقَدْ جَآءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلْحَقِّ وَنُودُوٓا۟ أَن تِلْكُمُ ٱلْجَنَّةُ أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do të shkulim mërinë nga zemrat e tyre. Poshtë tyre do të rrjedhin lumenj e ata do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut që na udhëzoi për këtë, sepse ne nuk do të gjenim udhëzimin po të mos na përudhte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë na e sollën të vërtetën." Ata do të dëgjojnë thirrjen: "Ja, ky është Xheneti që ju e trashëguat për shkak të asaj që punuat."
Albanian Translation - Hassan NahiNe do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu. Pa dyshim, të dërguarit e Zotit tonë kanë sjellë të vërtetën”. Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar”.