caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 160

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:160

وَقَطَّعْنَٰهُمُ ٱثْنَتَىْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ إِذِ ٱسْتَسْقَىٰهُ قَوْمُهُۥٓ أَنِ ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْحَجَرَ فَٱنۢبَجَسَتْ مِنْهُ ٱثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَّشْرَبَهُمْ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْغَمَٰمَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْمَنَّ وَٱلسَّلْوَىٰ كُلُوا۟ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقْنَٰكُمْ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i ndamë ata në dymbëdhjetë fise: secili si bashkësi më vete, dhe i shpallëm Musait, kur populli i tij kërkoi ujë: "Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!" Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe secili fis e dinte burimin e vet. Ne u bëmë hije përmes reve dhe u zbritëm menën[2] dhe thëllëza, duke thënë: "Hani nga të mirat që jua kemi dhënë!" Ata nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetvetes (duke qenë mosmirënjohës).
Albanian Translation - Hassan NahiNe i ndamë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise, secili komb më vete. Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën[106] dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Ne, por i bënë dëm vetvetes.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70