caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 189

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:189

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَٰحِدَةٍ وَجَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا لِيَسْكُنَ إِلَيْهَا فَلَمَّا تَغَشَّىٰهَا حَمَلَتْ حَمْلًا خَفِيفًا فَمَرَّتْ بِهِۦ فَلَمَّآ أَثْقَلَت دَّعَوَا ٱللَّهَ رَبَّهُمَا لَئِنْ ءَاتَيْتَنَا صَٰلِحًا لَّنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, nga i cili krijoi bashkëshorten e tij, që të gjejë prehje tek ajo. Kur ai bashkohet me të, ajo bëhet me një barrë të lehtë, duke e mbajtur (për një kohë) me lehtësi. Pastaj, kur të rëndohet, ata të dy e lusin Allahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep fëmijë të shëndoshë, me siguri do të jemi mirënjohës."
Albanian Translation - Hassan NahiËshtë Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademi), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo. Kur njeriu bashkohet me gruan e vet, e ngarkon atë me një barrë të lehtë, që ajo e kalon pa e ndier për ca kohë. Dhe, kur ajo rëndohet, ata të dy i luten Allahut, Zotit të tyre: “Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, do të të jemi vërtet mirënjohës!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70