هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا تَأْوِيلَهُۥ يَوْمَ يَأْتِى تَأْوِيلُهُۥ يَقُولُ ٱلَّذِينَ نَسُوهُ مِن قَبْلُ قَدْ جَآءَتْ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلْحَقِّ فَهَل لَّنَا مِن شُفَعَآءَ فَيَشْفَعُوا۟ لَنَآ أَوْ نُرَدُّ فَنَعْمَلَ غَيْرَ ٱلَّذِى كُنَّا نَعْمَلُ قَدْ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos vallë po presin përmbushjen e (paralajmërimit të) tij? Ditën kur do të përmbushet (paralajmërimi), ata që e shpërfillën më parë, do të thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë paskan sjellë të vërtetën. Por a ka ndonjë ndërmjetësues që mund të ndërmjetësojë për ne? Ose, a mund të kthehemi mbrapsht që të veprojmë ndryshe nga ajo që kemi vepruar?" Me të vërtetë, ata do ta shkatërrojnë vetveten dhe do t'u humbasin ata (zotat e rremë) që kanë sajuar.
Albanian Translation - Hassan NahiA mos vallë ata presin zbatimin e Tij? Kur t’u vijë dita e zbatimit, do të thonë për atë që e patën mohuar më parë: “Të dërguarit e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën! A ka ndonjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ne? A mund të kthehemi sërish në jetën e tokës, që të veprojmë ndryshe nga ç’kemi punuar”. Me siguri që ata do t’i humbasin shpirtrat e tyre dhe ajo që trillonin do t’i braktisë.