caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 143

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:143

وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِىٓ أَنظُرْ إِلَيْكَ قَالَ لَن تَرَىٰنِى وَلَٰكِنِ ٱنظُرْ إِلَى ٱلْجَبَلِ فَإِنِ ٱسْتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوْفَ تَرَىٰنِى فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكًّا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقًا فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبْحَٰنَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i tij i foli atij, ai tha: "O Zoti im, shfaqu, që të të shoh!" Allahu tha: "S'do të mund të më shohësh, por shikoje malin: nëse mbetet në vendin e vet, atëherë do të më shohësh!" Kur Zoti i tij iu shfaq malit, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "I Patëmeta je Ti! Po kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve."
Albanian Translation - Hassan NahiKur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: “O Zoti im, shfaqu që të të shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: “I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70