caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Anfaal الأنفال

75 ajete · Medinë · radha e zbritjes 88

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْأَنفَالِ قُلِ ٱلْأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَصْلِحُوا۟ ذَاتَ بَيْنِكُمْ وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaju: "Plaçka e luftës i takon Allahut dhe të Dërguarit. Pra, kini frikë Allahun, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُهُۥ زَادَتْهُمْ إِيمَٰنًا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesimtarët e vërtetë janë ata, zemrat e të cilëve drithërohen kur përmendet Allahu dhe kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet imani dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ يُنفِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët falin namazin dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ حَقًّا لَّهُمْ دَرَجَٰتٌ عِندَ رَبِّهِمْ وَمَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPikërisht këta janë besimtarët e vërtetë. Ata do të kenë shkallë të larta te Zoti i tyre dhe falje e furnizim bujar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَمَآ أَخْرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيْتِكَ بِٱلْحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقًا مِّنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti yt të nxori nga shtëpia jote me të vërtetën, edhe pse këtë e urrenin një grup besimtarësh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُجَٰدِلُونَكَ فِى ٱلْحَقِّ بَعْدَ مَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى ٱلْمَوْتِ وَهُمْ يَنظُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta fjalëtoheshin me ty për të vërtetën pasi u bë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes duke e parë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ يَعِدُكُمُ ٱللَّهُ إِحْدَى ٱلطَّآئِفَتَيْنِ أَنَّهَا لَكُمْ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيْرَ ذَاتِ ٱلشَّوْكَةِ تَكُونُ لَكُمْ وَيُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُحِقَّ ٱلْحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَيَقْطَعَ دَابِرَ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur Allahu ju premtoi që njëri nga dy grupet do të jetë juaji, ndërkohë që ju dëshironit që ai pa fuqi luftarake të ishte juaji, por Allahu dëshironte ta jetësonte të vërtetën me Fjalët e Tij dhe t'i shfaroste jobesimtarët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيُحِقَّ ٱلْحَقَّ وَيُبْطِلَ ٱلْبَٰطِلَ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْمُجْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpër të bërë të Vërtetën ngadhënjyese dhe për të shuar të pavërtetën, edhe pse këtë e urrejnë keqbërësit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَٱسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّى مُمِدُّكُم بِأَلْفٍ مِّنَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ مُرْدِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj (në Bedër) e Ai ju përgjigj: "Unë do t'ju mbështes me një mijë melekë që vijnë njëri pas tjetrit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ وَلِتَطْمَئِنَّ بِهِۦ قُلُوبُكُمْ وَمَا ٱلنَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e bëri këtë vetëm si përgëzim dhe për t'i qetësuar zemrat tuaja. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ يُغَشِّيكُمُ ٱلنُّعَاسَ أَمَنَةً مِّنْهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً لِّيُطَهِّرَكُم بِهِۦ وَيُذْهِبَ عَنكُمْ رِجْزَ ٱلشَّيْطَٰنِ وَلِيَرْبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمْ وَيُثَبِّتَ بِهِ ٱلْأَقْدَامَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur Ai bëri që të bini në dremitje si siguri prej Tij dhe dërgoi shi nga qielli për t'ju pastruar, për t'jua hequr ndyrësinë e shejtanit, për t'jua forcuar zemrat dhe për t'jua bërë të qëndrueshme këmbët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ يُوحِى رَبُّكَ إِلَى ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ أَنِّى مَعَكُمْ فَثَبِّتُوا۟ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ سَأُلْقِى فِى قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلرُّعْبَ فَٱضْرِبُوا۟ فَوْقَ ٱلْأَعْنَاقِ وَٱضْرِبُوا۟ مِنْهُمْ كُلَّ بَنَانٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Zoti yt i frymëzoi melekët: "Unë jam me ju, andaj forconi ata që besojnë. Unë do të shtie tmerrin në zemrat e jobesimtarëve, prandaj goditini në qafa dhe goditini në të gjithë gishtërinjtë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَآقُّوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَمَن يُشَاقِقِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E kushdo që i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, le ta dijë se Allahu është i rreptë në ndëshkim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكُمْ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلْكَٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është për ju, prandaj shijojeni atë, e për jobesimtarët do të ketë dënim me Zjarr.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ زَحْفًا فَلَا تُوَلُّوهُمُ ٱلْأَدْبَارَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë, kur të ndesheni me jobesimtarët në betejë, mos ua ktheni shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن يُوَلِّهِمْ يَوْمَئِذٍ دُبُرَهُۥٓ إِلَّا مُتَحَرِّفًا لِّقِتَالٍ أَوْ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٍ فَقَدْ بَآءَ بِغَضَبٍ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأْوَىٰهُ جَهَنَّمُ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKushdo që ua kthen shpinën atyre atë ditë, – përveçse si taktikë e luftës a për t’iu bashkuar një grupi tjetër, – ai do të marrë zemërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij do të jetë Xhehenemi. Eh, sa përfundim i keq që është ai!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمْ تَقْتُلُوهُمْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ قَتَلَهُمْ وَمَا رَمَيْتَ إِذْ رَمَيْتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ رَمَىٰ وَلِيُبْلِىَ ٱلْمُؤْمِنِينَ مِنْهُ بَلَآءً حَسَنًا إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau, as ishe ti (o Muhamed) ai që i gjuajti, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t'i sprovonte besimtarët me një dhuratë të mirë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكُمْ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُوهِنُ كَيْدِ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo (ishte sprova juaj) dhe dijeni se Allahu dobëson kurthet e jobesimtarëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن تَسْتَفْتِحُوا۟ فَقَدْ جَآءَكُمُ ٱلْفَتْحُ وَإِن تَنتَهُوا۟ فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَإِن تَعُودُوا۟ نَعُدْ وَلَن تُغْنِىَ عَنكُمْ فِئَتُكُمْ شَيْـًٔا وَلَوْ كَثُرَتْ وَأَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju (jobesimtarë) po kërkoni vendimin, vendimi (i fitores kundër jush) erdhi tashmë. E, nëse ndaloni, është më mirë për ju. Por, nëse ju ktheheni (për të luftuar besimtarët), kthehemi edhe Ne (për t'i ndihmuar ata kundër jush). Turma juaj nuk do t'ju bëjë dobi aspak, edhe po qenë shumë, sepse Allahu është me besimtarët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَوَلَّوْا۟ عَنْهُ وَأَنتُمْ تَسْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që ju dëgjoni (Kuranin).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ قَالُوا۟ سَمِعْنَا وَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe mos u bëni si ata që thonë: "Dëgjuam", ndërsa në të vërtetë nuk dëgjojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلصُّمُّ ٱلْبُكْمُ ٱلَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrijesat më të këqija tek Allahu janë ata që janë të shurdhër dhe memecë (ndaj së vërtetës), të cilët nuk kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ عَلِمَ ٱللَّهُ فِيهِمْ خَيْرًا لَّأَسْمَعَهُمْ وَلَوْ أَسْمَعَهُمْ لَتَوَلَّوا۟ وَّهُم مُّعْرِضُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo të dinte Allahu ndonjë të mirë tek ata, do t'i bënte të dëgjonin. Por, edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të shmangeshin duke kthyer shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱسْتَجِيبُوا۟ لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ ٱلْمَرْءِ وَقَلْبِهِۦ وَأَنَّهُۥٓ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Përgjigjiuni Allahut e të Dërguarit kur ju thërret në atë që ju jep jetë, dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut e zemrës së tij dhe vetëm tek Ai do të tuboheni të gjithë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتَّقُوا۟ فِتْنَةً لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنكُمْ خَآصَّةً وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterRuajuni dënimit, i cili nuk i godet vetëm keqbërësit nga mesi juaj dhe dijeni se Allahu është i rreptë në ndëshkim!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ أَنتُمْ قَلِيلٌ مُّسْتَضْعَفُونَ فِى ٱلْأَرْضِ تَخَافُونَ أَن يَتَخَطَّفَكُمُ ٱلنَّاسُ فَـَٔاوَىٰكُمْ وَأَيَّدَكُم بِنَصْرِهِۦ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kujtoni kur ishit të paktë në numër dhe të pafuqishëm në tokë e frikoheshit se njerëzit do t'ju gllabëronin. Pastaj Ai ju strehoi e ju forcoi me ndihmën e Tij dhe ju begatoi me të mira, që të falënderoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَخُونُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ وَتَخُونُوٓا۟ أَمَٰنَٰتِكُمْ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Mos e tradhtoni Allahun e të Dërguarin dhe mos i tradhtoni amanetet tuaja me vetëdije.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَآ أَمْوَٰلُكُمْ وَأَوْلَٰدُكُمْ فِتْنَةٌ وَأَنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجْرٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDijeni se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se tek Allahu është shpërblimi i madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِن تَتَّقُوا۟ ٱللَّهَ يَجْعَل لَّكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t'ju japë aftësinë për të dalluar të vërtetën nga e kota, do t'jua shlyejë gjynahet dhe do t'ju falë. Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ يَمْكُرُ بِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِيُثْبِتُوكَ أَوْ يَقْتُلُوكَ أَوْ يُخْرِجُوكَ وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ ٱللَّهُ وَٱللَّهُ خَيْرُ ٱلْمَٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur jobesimtarët thurnin kurthe kundër teje: për të të zënë rob, për të të vrarë ose për të të dëbuar. Ata ngrenë kurthe, por edhe Allahu ngre kurthe (kundër tyre), e Allahu më së miri di të ngrejë kurthe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُنَا قَالُوا۟ قَدْ سَمِعْنَا لَوْ نَشَآءُ لَقُلْنَا مِثْلَ هَٰذَآ إِنْ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen ajetet Tona, ata thonë: "I kemi dëgjuar tashmë. Po të donim, edhe ne do të mund të thoshim diçka të tillë. Por këto nuk janë gjë tjetër, veçse trillime të të parëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالُوا۟ ٱللَّهُمَّ إِن كَانَ هَٰذَا هُوَ ٱلْحَقَّ مِنْ عِندِكَ فَأَمْطِرْ عَلَيْنَا حِجَارَةً مِّنَ ٱلسَّمَآءِ أَوِ ٱئْتِنَا بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe (kujto) kur ata thanë: "O Allah, nëse kjo është e vërteta nga ana Jote, atëherë na lësho rrebesh gurësh nga qielli ose na sill një dënim të dhembshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ وَأَنتَ فِيهِمْ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, Allahu nuk do t'i dënojë ata përderisa ti (o Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t'i dënojë ata përderisa kërkojnë falje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا لَهُمْ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ ٱللَّهُ وَهُمْ يَصُدُّونَ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَمَا كَانُوٓا۟ أَوْلِيَآءَهُۥٓ إِنْ أَوْلِيَآؤُهُۥٓ إِلَّا ٱلْمُتَّقُونَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE përse të mos i dënojë Allahu, kur ata pengojnë (njerëzit) nga Xhamia e Shenjtë, edhe pse nuk janë kujdestarët e saj?! Kujdestarët e saj të vërtetë janë vetëm ata që i frikësohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمْ عِندَ ٱلْبَيْتِ إِلَّا مُكَآءً وَتَصْدِيَةً فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLutja e tyre në Shtëpinë e Shenjtë nuk ishte gjë tjetër veçse fishkëllimë dhe rrahje duarsh. Prandaj, shijojeni dënimin për shkak se nuk besonit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمْ لِيَصُدُّوا۟ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيْهِمْ حَسْرَةً ثُمَّ يُغْلَبُونَ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِلَىٰ جَهَنَّمَ يُحْشَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar (njerëzit) nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, por në fund do të jetë dëshpërim për ta, e pastaj do të mposhten. Ata që nuk besojnë në Xhehenem, do të tubohen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيَمِيزَ ٱللَّهُ ٱلْخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ وَيَجْعَلَ ٱلْخَبِيثَ بَعْضَهُۥ عَلَىٰ بَعْضٍ فَيَرْكُمَهُۥ جَمِيعًا فَيَجْعَلَهُۥ فِى جَهَنَّمَ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë mënyrë që Allahu t'i ndajë të këqijtë nga të mirët e t'i mbledhë të këqijtë një mbi një e pastaj t'i hedhë të gjithë në Xhehenem. Këta janë të humburit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِن يَنتَهُوا۟ يُغْفَرْ لَهُم مَّا قَدْ سَلَفَ وَإِن يَعُودُوا۟ فَقَدْ مَضَتْ سُنَّتُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju atyre që nuk besojnë se, nëse heqin dorë (nga mosbesimi), do t'u falet e kaluara, por, nëse vazhdojnë, atëherë le ta kujtojnë dënimin e të mëparshmëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَٰتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ كُلُّهُۥ لِلَّهِ فَإِنِ ٱنتَهَوْا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLuftojini ata derisa të mos ketë më fitne (mosbesim) dhe tërë feja t'i kushtohet vetëm Allahut. E, nëse heqin dorë, atëherë Allahu sheh çdo gjë që bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن تَوَلَّوْا۟ فَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ مَوْلَىٰكُمْ نِعْمَ ٱلْمَوْلَىٰ وَنِعْمَ ٱلنَّصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë dijeni se Allahu është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i shkëlqyer që është Ai!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا غَنِمْتُم مِّن شَىْءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُۥ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَٰمَىٰ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ إِن كُنتُمْ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ وَمَآ أَنزَلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا يَوْمَ ٱلْفُرْقَانِ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDijeni se çfarëdo që fitoni nga plaçka e luftës, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të tij, jetimëve, skamnorëve dhe udhëtarit të mbetur rrugës, nëse njëmend e besoni Allahun dhe atë që ia shpallëm robit Tonë në ditën e dallimit (të së vërtetës nga e kota), ditën kur u ndeshën dy ushtritë (në Bedër). Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ أَنتُم بِٱلْعُدْوَةِ ٱلدُّنْيَا وَهُم بِٱلْعُدْوَةِ ٱلْقُصْوَىٰ وَٱلرَّكْبُ أَسْفَلَ مِنكُمْ وَلَوْ تَوَاعَدتُّمْ لَٱخْتَلَفْتُمْ فِى ٱلْمِيعَٰدِ وَلَٰكِن لِّيَقْضِىَ ٱللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا لِّيَهْلِكَ مَنْ هَلَكَ عَنۢ بَيِّنَةٍ وَيَحْيَىٰ مَنْ حَىَّ عَنۢ بَيِّنَةٍ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ju ishit në anën e afërt të Luginës (së Bedrit) e ata në anën e largët, kurse karvani ishte poshtë jush, edhe sikur të kishit caktuar një takim, nuk do të mund të takoheshit në kohën e caktuar, por (kjo ndodhi) me qëllim që Allahu të përmbushë një ngjarje që ishte e caktuar dhe në mënyrë që kush vdiq të vdiste pas provave të qarta dhe të jetonte ai që mbeti gjallë pas provave të qarta. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ يُرِيكَهُمُ ٱللَّهُ فِى مَنَامِكَ قَلِيلًا وَلَوْ أَرَىٰكَهُمْ كَثِيرًا لَّفَشِلْتُمْ وَلَتَنَٰزَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ سَلَّمَ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) kur Allahu t'i tregoi ata në ëndërr pak në numër. Sikur t'jua tregonte ata shumë, ju do të humbisnit guximin e do të kundërshtoheshit lidhur me atë çështje, por Allahu ju ruajti. Pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ يُرِيكُمُوهُمْ إِذِ ٱلْتَقَيْتُمْ فِىٓ أَعْيُنِكُمْ قَلِيلًا وَيُقَلِّلُكُمْ فِىٓ أَعْيُنِهِمْ لِيَقْضِىَ ٱللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u ndeshët, Ai bëri që ata të dukeshin pak në sytë tuaj dhe ju të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu të përmbushte atë që tashmë ishte caktuar. E, tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَٱثْبُتُوا۟ وَٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ كَثِيرًا لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni, kur të ndesheni me ndonjë grup (në betejë), qëndroni të patundur dhe përmendeni Allahun shumë, që të fitoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَنَٰزَعُوا۟ فَتَفْشَلُوا۟ وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَٱصْبِرُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos u grindni me njëri-tjetrin, se do të humbni guximin e do t'ju lërë fuqia. Dhe jini të qëndrueshëm, se, pa dyshim, Allahu është me durimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ خَرَجُوا۟ مِن دِيَٰرِهِم بَطَرًا وَرِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre duke u krekosur e për t'u dukur para njerëzve, duke dashur t'i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, sepse Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ أَعْمَٰلَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلْيَوْمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّى جَارٌ لَّكُمْ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّى بَرِىٓءٌ مِّنكُمْ إِنِّىٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوْنَ إِنِّىٓ أَخَافُ ٱللَّهَ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShejtani ua hijeshoi punët e tyre (të këqija) dhe u tha: "Sot nuk do të mund t'ju mposhtë askush dhe unë jam mbrojtës juaji." Por, kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku duke thënë: "Unë s'kam të bëj asgjë me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Njëmend, unë i frikësohem Allahut, se Allahu është i rreptë në ndëshkim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ يَقُولُ ٱلْمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَٰٓؤُلَآءِ دِينُهُمْ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDyfytyrëshit dhe ata që kishin sëmundje në zemrat e tyre, thanë: "Këta i ka mashtruar feja e tyre." Por, kushdo që i mbështetet Allahut, le ta dijë se, me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذْ يَتَوَفَّى ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَٰرَهُمْ وَذُوقُوا۟ عَذَابَ ٱلْحَرِيقِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEh, sikur t'i shihje melekët kur ua marrin shpirtrat jobesimtarëve, duke i goditur në fytyrë e në kurriz (e duke u thënë): "Shijoni dënimin e Zjarrit flakërues!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيكُمْ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّٰمٍ لِّلْعَبِيدِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëtë (dënim) e keni për shkak të asaj që bëtë me duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَدَأْبِ ءَالِ فِرْعَوْنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِىٌّ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAshtu siç u ndodhi njerëzve të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre, të cilët i mohuan ajetet (shpalljet dhe shenjat) e Allahut, ndërkohë që Allahu i shkatërroi për gjynahet që bënë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe i rreptë në ndëshkim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّرًا نِّعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَىٰ قَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا۟ مَا بِأَنفُسِهِمْ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, për shkak se Allahu nuk ndryshon kurrë bekimet që ia ka dhuruar një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَدَأْبِ ءَالِ فِرْعَوْنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمْ فَأَهْلَكْنَٰهُم بِذُنُوبِهِمْ وَأَغْرَقْنَآ ءَالَ فِرْعَوْنَ وَكُلٌّ كَانُوا۟ ظَٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu u ndodhi njerëzve të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre, të cilët përgënjeshtruan ajetet e Zotit të tyre, prandaj i shkatërruam për shkak të gjynaheve të tyre, ndërkaq njerëzit e Faraonit i fundosëm. Ata ishin të gjithë keqbërës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrijesat më të këqija tek Allahu janë ata që mohojnë e nuk besojnë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ عَٰهَدتَّ مِنْهُمْ ثُمَّ يَنقُضُونَ عَهْدَهُمْ فِى كُلِّ مَرَّةٍ وَهُمْ لَا يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerata me të cilët ke lidhur marrëveshje, por që e thyejnë marrëveshjen çdoherë dhe nuk i frikësohen Allahut.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِمَّا تَثْقَفَنَّهُمْ فِى ٱلْحَرْبِ فَشَرِّدْ بِهِم مَّنْ خَلْفَهُمْ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse i has në luftë, shpartalloji përmes tyre edhe ata që u qëndrojnë pas, që të marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِن قَوْمٍ خِيَانَةً فَٱنۢبِذْ إِلَيْهِمْ عَلَىٰ سَوَآءٍ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْخَآئِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse i frikësohesh tradhtisë së ndonjë populli, atëherë prishe marrëveshjen haptazi që ta kuptojnë edhe ata, sepse Allahu nuk i do tradhtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ سَبَقُوٓا۟ إِنَّهُمْ لَا يُعْجِزُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi le të mos kujtojnë jobesimtarët se kanë arritur të ikin (nga dënimi), se, në të vërtetë, ata nuk mund të shpëtojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَعِدُّوا۟ لَهُم مَّا ٱسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ وَمِن رِّبَاطِ ٱلْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِۦ عَدُوَّ ٱللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَءَاخَرِينَ مِن دُونِهِمْ لَا تَعْلَمُونَهُمُ ٱللَّهُ يَعْلَمُهُمْ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِن شَىْءٍ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنتُمْ لَا تُظْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërgatituni kundër tyre sa të keni mundësi me forcë e kuaj, që t'i tmerroni kështu armiqtë e Allahut dhe armiqtë tuaj, si dhe disa të tjerë përveç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por Allahu i di ata. Çfarëdo që jepni në rrugën e Allahut, do t'ju shpërblehet plotësisht dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن جَنَحُوا۟ لِلسَّلْمِ فَٱجْنَحْ لَهَا وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata anojnë drejt paqes, atëherë ano edhe ti drejt saj dhe mbështetju Allahut, se, pa dyshim, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يُرِيدُوٓا۟ أَن يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ ٱللَّهُ هُوَ ٱلَّذِىٓ أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِۦ وَبِٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu. Ai është që të mbështeti me ndihmën e Tij dhe me besimtarët

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا مَّآ أَلَّفْتَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُۥ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe ua bashkoi zemrat. Sikur të shpenzoje gjithçka që gjendet në tokë, s'do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ حَسْبُكَ ٱللَّهُ وَمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të ndjekin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ حَرِّضِ ٱلْمُؤْمِنِينَ عَلَى ٱلْقِتَالِ إِن يَكُن مِّنكُمْ عِشْرُونَ صَٰبِرُونَ يَغْلِبُوا۟ مِا۟ئَتَيْنِ وَإِن يَكُن مِّنكُم مِّا۟ئَةٌ يَغْلِبُوٓا۟ أَلْفًا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë! Nëse ndër ju gjenden njëzet durimtarë, ata do të mposhtin dyqind (jobesimtarë); e, nëse ndër ju gjenden njëqind, ata do të mposhtin një mijë jobesimtarë, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْـَٰٔنَ خَفَّفَ ٱللَّهُ عَنكُمْ وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمْ ضَعْفًا فَإِن يَكُن مِّنكُم مِّا۟ئَةٌ صَابِرَةٌ يَغْلِبُوا۟ مِا۟ئَتَيْنِ وَإِن يَكُن مِّنكُمْ أَلْفٌ يَغْلِبُوٓا۟ أَلْفَيْنِ بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTash Allahu jua lehtësoi, meqë e dinte se keni ligështi. Pra, nëse gjenden nga ju njëqind durimtarë, ata do të mposhtin dyqind (jobesimtarë); e, nëse ndër ju gjenden një mijë, ata do të mposhtin dy mijë (jobesimtarë), me lejen e Allahut. Allahu është me durimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا كَانَ لِنَبِىٍّ أَن يَكُونَ لَهُۥٓ أَسْرَىٰ حَتَّىٰ يُثْخِنَ فِى ٱلْأَرْضِ تُرِيدُونَ عَرَضَ ٱلدُّنْيَا وَٱللَّهُ يُرِيدُ ٱلْـَٔاخِرَةَ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk i takon një pejgamberi të ketë robër derisa të fuqizohet në tokë. Ju dëshironi mirësitë e kësaj bote, por Allahu dëshiron (për ju) botën tjetër. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّوْلَا كِتَٰبٌ مِّنَ ٱللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمْ فِيمَآ أَخَذْتُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të mos ishte një vendim paraprak nga Allahu (që lejonte prenë e luftës), do t'ju godiste një dënim i madh për atë që morët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكُلُوا۟ مِمَّا غَنِمْتُمْ حَلَٰلًا طَيِّبًا وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGëzojeni pra prenë e luftës që fituat si diçka të lejuar e të mirë dhe kijeni frikë Allahun, se Allahu është vërtet Falës i madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لِّمَن فِىٓ أَيْدِيكُم مِّنَ ٱلْأَسْرَىٰٓ إِن يَعْلَمِ ٱللَّهُ فِى قُلُوبِكُمْ خَيْرًا يُؤْتِكُمْ خَيْرًا مِّمَّآ أُخِذَ مِنكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Thuaju robërve që janë në duart tuaja: "Nëse Allahu di ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t'ju japë diçka më të mirë sesa ajo që ju është marrë dhe do t'ju falë, se Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يُرِيدُوا۟ خِيَانَتَكَ فَقَدْ خَانُوا۟ ٱللَّهَ مِن قَبْلُ فَأَمْكَنَ مِنْهُمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ata duan të të tradhtojnë, ata e kanë tradhtuar Allahun më parë dhe Allahu ta mundësoi të ngadhënjesh kundër tyre. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَهَاجَرُوا۟ وَجَٰهَدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَوا۟ وَّنَصَرُوٓا۟ أُو۟لَٰٓئِكَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَلَمْ يُهَاجِرُوا۟ مَا لَكُم مِّن وَلَٰيَتِهِم مِّن شَىْءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُوا۟ وَإِنِ ٱسْتَنصَرُوكُمْ فِى ٱلدِّينِ فَعَلَيْكُمُ ٱلنَّصْرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوْمٍۭ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَٰقٌ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ata që besuan, mërguan dhe luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, si dhe ata që u dhanë strehim e ndihmë, janë miq të njëri-tjetrit. E, sa u përket atyre që besuan, por nuk mërguan, ju nuk jeni përgjegjës për mbrojtjen e tyre derisa të mërgojnë. Por, nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj në çështjen e fesë, atëherë e keni për detyrë t'u ndihmoni, përveç kundër atyre me të cilët keni marrëveshje. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍ إِلَّا تَفْعَلُوهُ تَكُن فِتْنَةٌ فِى ٱلْأَرْضِ وَفَسَادٌ كَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që nuk besuan janë miq të njëri-tjetrit. Nëse ju (besimtarët) nuk veproni njëjtë (duke u bërë miq të njëri-tjetrit), do të ketë tundime e çrregullime të mëdha në Tokë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَهَاجَرُوا۟ وَجَٰهَدُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَوا۟ وَّنَصَرُوٓا۟ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ حَقًّا لَّهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e ndihmë, janë besimtarë të vërtetë; për ta do të ketë falje e furnizim bujar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنۢ بَعْدُ وَهَاجَرُوا۟ وَجَٰهَدُوا۟ مَعَكُمْ فَأُو۟لَٰٓئِكَ مِنكُمْ وَأُو۟لُوا۟ ٱلْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَىٰ بِبَعْضٍ فِى كِتَٰبِ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۢ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe ata që besuan më vonë dhe mërguan e luftuan bashkë me ju, janë prej jush. Por ata (besimtarë) që kanë lidhje gjaku janë më të afërt me njëri-tjetrin (në çështjen e trashëgimisë) sipas Librit të Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70