caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 176

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:176

وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخْلَدَ إِلَى ٱلْأَرْضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا فَٱقْصُصِ ٱلْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të dëshironim, do ta ngrinim atë nëpërmjet tyre, por ai u mbërthye pas kësaj bote dhe ndoqi dëshirat e veta. Ai i shëmbëllen qenit: nëse e përzë, ai nxjerr gjuhën, e, nëse e lë, ai sërish nxjerr gjuhën. I tillë është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan ajetet Tona. Rrëfejua tregimet, që të mendojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiSikur të donim, do ta ngrinim atë (me shpalljet Tona), por ai u mbërthye pas jetës tokësore dhe u dha pas dëshirave të veta. Shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjek, ai të nxjerr gjuhën, nëse largohesh, ai përsëri të nxjerr gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që mohojnë shpalljet Tona. Tregojua atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70