وَلَمَّا سُقِطَ فِىٓ أَيْدِيهِمْ وَرَأَوْا۟ أَنَّهُمْ قَدْ ضَلُّوا۟ قَالُوا۟ لَئِن لَّمْ يَرْحَمْنَا رَبُّنَا وَيَغْفِرْ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u penduan dhe e kuptuan se kishin humbur, thanë: "Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, ne, pa dyshim, do të jemi të humbur."
Albanian Translation - Hassan NahiPor, kur u penduan dhe e kuptuan se kishin hyrë në rrugë të gabuar, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, me të vërtetë, do të jemi të humbur!”