caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-A'raaf, ajeti 150

Mekë · radha e zbritjes 39 · 7:150

وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوْمِهِۦ غَضْبَٰنَ أَسِفًا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِى مِنۢ بَعْدِىٓ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ وَأَلْقَى ٱلْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُۥٓ إِلَيْهِ قَالَ ٱبْنَ أُمَّ إِنَّ ٱلْقَوْمَ ٱسْتَضْعَفُونِى وَكَادُوا۟ يَقْتُلُونَنِى فَلَا تُشْمِتْ بِىَ ٱلْأَعْدَآءَ وَلَا تَجْعَلْنِى مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar e i pikëlluar, tha: "Sa keq paskeni vepruar në mungesën time! A donit ta përshpejtonit premtimin e Zotit tuaj?" Ai hodhi Pllakat dhe e kapi për flokësh të vëllanë duke e tërhequr drejt vetes. Haruni tha: "O biri i nënës sime, këta njerëz më morën për të dobët dhe desh më vranë. Mos i gëzo armiqtë duke më nënçmuar dhe mos më llogarit prej keqbërësve."
Albanian Translation - Hassan NahiKur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70