caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba التوبة

129 ajete · Medinë · radha e zbritjes 113

بَرَآءَةٌ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLirim i shpallur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij prej çdolloj detyrimi ndaj idhujtarëve me të cilët kishit lidhur marrëveshje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَسِيحُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِى ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُخْزِى ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Prandaj, lëvizni lirisht në tokë për katër muaj, por dijeni se nuk mund t'i shpëtoni Allahut dhe se Allahu do t'i poshtërojë jobesimtarët."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَذَٰنٌ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلنَّاسِ يَوْمَ ٱلْحَجِّ ٱلْأَكْبَرِ أَنَّ ٱللَّهَ بَرِىٓءٌ مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ وَرَسُولُهُۥ فَإِن تُبْتُمْ فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِى ٱللَّهِ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, shpallje nga Allahu dhe i Dërguari i Tij drejtuar njerëzve në Ditën e Haxhit të Madh, se Allahu dhe i Dërguari i Tij janë të lirë nga detyrimi ndaj idhujtarëve. Nëse pendoheni, është më mirë për ju, por, nëse ktheni shpinën, atëherë dijeni se nuk mund t'i shpëtoni Allahut. Pra, njoftoji jobesimtarët për një dënim të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ثُمَّ لَمْ يَنقُصُوكُمْ شَيْـًٔا وَلَمْ يُظَٰهِرُوا۟ عَلَيْكُمْ أَحَدًا فَأَتِمُّوٓا۟ إِلَيْهِمْ عَهْدَهُمْ إِلَىٰ مُدَّتِهِمْ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe përjashtim të atyre idhujtarëve, me të cilët keni marrëveshje dhe që nuk e kanë shkelur atë e as kanë përkrahur dikë kundër jush, – pra, zbatojeni marrëveshjen me ta deri në fund të afatit. Vërtet, Allahu i do ata që i frikësohen Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِذَا ٱنسَلَخَ ٱلْأَشْهُرُ ٱلْحُرُمُ فَٱقْتُلُوا۟ ٱلْمُشْرِكِينَ حَيْثُ وَجَدتُّمُوهُمْ وَخُذُوهُمْ وَٱحْصُرُوهُمْ وَٱقْعُدُوا۟ لَهُمْ كُلَّ مَرْصَدٍ فَإِن تَابُوا۟ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ فَخَلُّوا۟ سَبِيلَهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, kur të kalojnë (katër) muajt e shenjtë, vritni idhujtarët kudo që t'i gjeni, kapini, rrethojini dhe rrini në pritë për ta në çdo rrugë. Por, nëse pendohen, e falin namazin dhe japin zekatin, atëherë lirojini, se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ٱسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّىٰ يَسْمَعَ كَلَٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُۥ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ndonjëri prej idhujtarëve kërkon prej teje mbrojtje, jepja atij, që të dëgjojë Fjalën e Allahut, pastaj përcille deri në vendin e tij të sigurt; kjo për shkak se ata janë popull që nuk dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَيْفَ يَكُونُ لِلْمُشْرِكِينَ عَهْدٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ رَسُولِهِۦٓ إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّمْ عِندَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ فَمَا ٱسْتَقَٰمُوا۟ لَكُمْ فَٱسْتَقِيمُوا۟ لَهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSi mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Allahun dhe me të Dërguarin e Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje në Xhaminë e Shenjtë? Nëse ata e përmbushin zotimin e tyre ndaj jush, atëherë ju përmbusheni zotimin tuaj ndaj tyre, sepse Allahu i do ata që i frikësohen Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَيْفَ وَإِن يَظْهَرُوا۟ عَلَيْكُمْ لَا يَرْقُبُوا۟ فِيكُمْ إِلًّا وَلَا ذِمَّةً يُرْضُونَكُم بِأَفْوَٰهِهِمْ وَتَأْبَىٰ قُلُوبُهُمْ وَأَكْثَرُهُمْ فَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSi (mund të ketë marrëveshje me ta), kur ata, nëse arrijnë t'ju mposhtin, nuk respektojnë as lidhjet farefisnore e as marrëveshjet? Ata ju kënaqin me gjuhët e tyre, ndërkohë që zemrat e tyre e urrejnë atë dhe shumica e tyre janë të pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱشْتَرَوْا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا فَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِهِۦٓ إِنَّهُمْ سَآءَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i kanë shitur ajetet e Allahut për një çmim të vogël dhe i kanë penguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Sa e shëmtuar është ajo që bënë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا يَرْقُبُونَ فِى مُؤْمِنٍ إِلًّا وَلَا ذِمَّةً وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُعْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk respektojnë lidhjet farefisnore, as marrëveshjet në lidhje me besimtarët. Pikërisht këta janë tejkaluesit e kufijve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن تَابُوا۟ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ فَإِخْوَٰنُكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَنُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe. Ne ua sqarojmë ajetet njerëzve që dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن نَّكَثُوٓا۟ أَيْمَٰنَهُم مِّنۢ بَعْدِ عَهْدِهِمْ وَطَعَنُوا۟ فِى دِينِكُمْ فَقَٰتِلُوٓا۟ أَئِمَّةَ ٱلْكُفْرِ إِنَّهُمْ لَآ أَيْمَٰنَ لَهُمْ لَعَلَّهُمْ يَنتَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ata thyejnë betimet pas lidhjes së marrëveshjes dhe jua shajnë fenë, atëherë luftoni prijësit e mosbesimit, – meqë ata nuk kanë besë, – që të heqin dorë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَا تُقَٰتِلُونَ قَوْمًا نَّكَثُوٓا۟ أَيْمَٰنَهُمْ وَهَمُّوا۟ بِإِخْرَاجِ ٱلرَّسُولِ وَهُم بَدَءُوكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ أَتَخْشَوْنَهُمْ فَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَوْهُ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk do të luftoni kundër njerëzve që thyen betimet e tyre, u përpoqën ta dëbojnë të Dërguarin dhe janë ata që filluan luftën të parët kundër jush? Mos vallë keni frikë prej tyre? Allahu meriton shumë më shumë që t'i frikësoheni, nëse jeni besimtarë të vërtetë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَٰتِلُوهُمْ يُعَذِّبْهُمُ ٱللَّهُ بِأَيْدِيكُمْ وَيُخْزِهِمْ وَيَنصُرْكُمْ عَلَيْهِمْ وَيَشْفِ صُدُورَ قَوْمٍ مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLuftoni ata, që Allahu t'i ndëshkojë me duart tuaja, t'i poshtërojë, t'ju japë fitore mbi ta dhe t'i qetësojë zemrat e njerëzve besimtarë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيُذْهِبْ غَيْظَ قُلُوبِهِمْ وَيَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe të largojë zemërimin nga zemrat e tyre. Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تُتْرَكُوا۟ وَلَمَّا يَعْلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَٰهَدُوا۟ مِنكُمْ وَلَمْ يَتَّخِذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَا رَسُولِهِۦ وَلَا ٱلْمُؤْمِنِينَ وَلِيجَةً وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mendoni se do të liheni pa u provuar para se të zbulojë Allahu ata nga ju që luftuan (sinqerisht) dhe nuk morën aleatë përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që punoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَن يَعْمُرُوا۟ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ شَٰهِدِينَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِم بِٱلْكُفْرِ أُو۟لَٰٓئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ وَفِى ٱلنَّارِ هُمْ خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për xhamitë e Allahut, duke qenë se ata vetë dëshmojnë se janë jobesimtarë. Veprat e tyre do të asgjësohen dhe ata do të qëndrojnë në Zjarr përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلَّا ٱللَّهَ فَعَسَىٰٓ أُو۟لَٰٓئِكَ أَن يَكُونُوا۟ مِنَ ٱلْمُهْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMirëmbajtja e xhamive të Allahut u takon vetëm atyre që besojnë Allahun e Ditën e Fundit, që e falin namazin, e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt përveç Allahut. Vërtet, këta janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَجَعَلْتُمْ سِقَايَةَ ٱلْحَآجِّ وَعِمَارَةَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ كَمَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَجَٰهَدَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسْتَوُۥنَ عِندَ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA kujtoni se ai që u jep ujë haxhilerëve dhe mirëmban Xhaminë e Shenjtë është njësoj si ai që beson Allahun e Ditën e Fundit dhe lufton në rrugën e Allahut?! Këta nuk janë të barabartë para Allahut. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin zullumqar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَهَاجَرُوا۟ وَجَٰهَدُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ أَعْظَمُ دَرَجَةً عِندَ ٱللَّهِ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَآئِزُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Këta janë ngadhënjimtarët e vërtetë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُبَشِّرُهُمْ رَبُّهُم بِرَحْمَةٍ مِّنْهُ وَرِضْوَٰنٍ وَجَنَّٰتٍ لَّهُمْ فِيهَا نَعِيمٌ مُّقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti i tyre i përgëzon ata me mëshirën e me kënaqësinë e Tij dhe me kopshte të Xhenetit, ku do të kenë lumturi të përhershme.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا إِنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجْرٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty do të jenë pafundësisht. Vërtet, tek Allahu është shpërblimi i madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوٓا۟ ءَابَآءَكُمْ وَإِخْوَٰنَكُمْ أَوْلِيَآءَ إِنِ ٱسْتَحَبُّوا۟ ٱلْكُفْرَ عَلَى ٱلْإِيمَٰنِ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besuat, mos i merrni për miq baballarët dhe vëllezërit tuaj nëse ata zgjedhin mosbesimin në vend të besimit. Kushdo nga ju që i merr ata për miq, është zullumqar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِن كَانَ ءَابَآؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَٰنُكُمْ وَأَزْوَٰجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَٰلٌ ٱقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَٰرَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَٰكِنُ تَرْضَوْنَهَآ أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَجِهَادٍ فِى سَبِيلِهِۦ فَتَرَبَّصُوا۟ حَتَّىٰ يَأْتِىَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِۦ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Nëse baballarët tuaj, fëmijët tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që keni fituar, tregtia që keni frikë se do ta humbni dhe shtëpitë që i keni për zemër, (nëse këto) janë më të dashura për ju se Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të zbatojë vendimin e Tij! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit e pabindur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدْ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ فِى مَوَاطِنَ كَثِيرَةٍ وَيَوْمَ حُنَيْنٍ إِذْ أَعْجَبَتْكُمْ كَثْرَتُكُمْ فَلَمْ تُغْنِ عَنكُمْ شَيْـًٔا وَضَاقَتْ عَلَيْكُمُ ٱلْأَرْضُ بِمَا رَحُبَتْ ثُمَّ وَلَّيْتُم مُّدْبِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju ka dhënë fitore në shumë beteja, e edhe në Ditën e Hunejnit kur ju mahniti numri juaj i madh, por nuk ju bëri dobi aspak, madje Toka, me gjithë gjerësinë e saj, ju duk e ngushtë, pastaj ia mbathët duke kthyer shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ وَأَنزَلَ جُنُودًا لَّمْ تَرَوْهَا وَعَذَّبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Tij e mbi besimtarët dhe dërgoi ushtri të cilat ju nuk i shihnit dhe i ndëshkoi ata që nuk besuan. Ky ishte ndëshkimi i jobesimtarëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ يَتُوبُ ٱللَّهُ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë, se Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِنَّمَا ٱلْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ فَلَا يَقْرَبُوا۟ ٱلْمَسْجِدَ ٱلْحَرَامَ بَعْدَ عَامِهِمْ هَٰذَا وَإِنْ خِفْتُمْ عَيْلَةً فَسَوْفَ يُغْنِيكُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦٓ إِن شَآءَ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Idhujtarët, në të vërtetë, janë të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Nëse i frikësoheni varfërisë, nëse do Allahu, Ai do t'ju pasurojë me dhuntitë e Veta. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَٰتِلُوا۟ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ ٱلْحَقِّ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ حَتَّىٰ يُعْطُوا۟ ٱلْجِزْيَةَ عَن يَدٍ وَهُمْ صَٰغِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLuftoni ata që nuk besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar dhe nuk e pranojnë fenë e vërtetë, nga radhët e ithtarëve të Librit, derisa të japin xhizjen (taksën) me duart e veta, duke qenë të përulur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ عُزَيْرٌ ٱبْنُ ٱللَّهِ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَى ٱلْمَسِيحُ ٱبْنُ ٱللَّهِ ذَٰلِكَ قَوْلُهُم بِأَفْوَٰهِهِمْ يُضَٰهِـُٔونَ قَوْلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَبْلُ قَٰتَلَهُمُ ٱللَّهُ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHebrenjtë thonë: "Uzejri është biri i Allahut", kurse të krishterët thonë: "Mesihu (Isai) është biri i Allahut." Këto janë thjesht fjalë që ata i thonë, duke imituar fjalët e jobesimtarëve para tyre. Allahu i shkatërroftë! Si mund të mashtrohen?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱتَّخَذُوٓا۟ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَٰنَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَٱلْمَسِيحَ ٱبْنَ مَرْيَمَ وَمَآ أُمِرُوٓا۟ إِلَّا لِيَعْبُدُوٓا۟ إِلَٰهًا وَٰحِدًا لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ سُبْحَٰنَهُۥ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i kanë marrë rabinët dhe murgjit e tyre për zot përveç Allahut, si dhe Mesihun, birin e Merjemes, ndonëse janë urdhëruar të adhurojnë një Zot, të Vetmin; askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij. I lartësuar është Ai mbi gjithçka që i shoqërojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُرِيدُونَ أَن يُطْفِـُٔوا۟ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفْوَٰهِهِمْ وَيَأْبَى ٱللَّهُ إِلَّآ أَن يُتِمَّ نُورَهُۥ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْكَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu s'pranon ndryshe, veçse ta përsosë dritën e Tij, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِىٓ أَرْسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلْهُدَىٰ وَدِينِ ٱلْحَقِّ لِيُظْهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْمُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë mbizotëruese mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِنَّ كَثِيرًا مِّنَ ٱلْأَحْبَارِ وَٱلرُّهْبَانِ لَيَأْكُلُونَ أَمْوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلْبَٰطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ يَكْنِزُونَ ٱلذَّهَبَ وَٱلْفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Në të vërtetë, shumë rabinë dhe murgj gllabërojnë pasurinë e njerëzve në mënyrë të paligjshme dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë arin e argjendin dhe nuk e shpenzojnë në rrugë të Allahut, njoftoji për një dënim të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ يُحْمَىٰ عَلَيْهَا فِى نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكْوَىٰ بِهَا جِبَاهُهُمْ وَجُنُوبُهُمْ وَظُهُورُهُمْ هَٰذَا مَا كَنَزْتُمْ لِأَنفُسِكُمْ فَذُوقُوا۟ مَا كُنتُمْ تَكْنِزُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur thesaret e tyre do të nxehen në Zjarrin e Xhehenemit dhe me të do t'u njollosen ballët, anët dhe shpinat e tyre (e do t'u thuhet): "Kjo është ajo që grumbulluat për veten tuaj. Shijoni pra (dënimin për) atë që grumbulluat."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِى كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ مِنْهَآ أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا۟ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ وَقَٰتِلُوا۟ ٱلْمُشْرِكِينَ كَآفَّةً كَمَا يُقَٰتِلُونَكُمْ كَآفَّةً وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNumri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që nga dita që krijoi qiejt dhe Tokën; nga të cilët katër janë të shenjtë. Kjo është rruga e drejtë, andaj mos i bëni zullum vetvetes në këta muaj dhe luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Dijeni se Allahu është me ata që i frikësohen Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلنَّسِىٓءُ زِيَادَةٌ فِى ٱلْكُفْرِ يُضَلُّ بِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يُحِلُّونَهُۥ عَامًا وَيُحَرِّمُونَهُۥ عَامًا لِّيُوَاطِـُٔوا۟ عِدَّةَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ فَيُحِلُّوا۟ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ زُيِّنَ لَهُمْ سُوٓءُ أَعْمَٰلِهِمْ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShtyrja e (një muaji) është vetëm shtim i mosbesimit, i cili i çon ata në humbje të mëtejshme. Ata e shpallin atë muaj të lejuar në një vit dhe të shenjtë vitin tjetër, në mënyrë që të përputhen me numrin e muajve që Allahu i ka shpallur të shenjtë, duke e lejuar atë që Allahu e ka ndaluar. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija, e, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَا لَكُمْ إِذَا قِيلَ لَكُمُ ٱنفِرُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱثَّاقَلْتُمْ إِلَى ٱلْأَرْضِ أَرَضِيتُم بِٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا مِنَ ٱلْـَٔاخِرَةِ فَمَا مَتَٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ إِلَّا قَلِيلٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Ç'është me ju që, kur ju kërkohet të dilni në luftë në rrugën e Allahut, ju kapeni fort për toke? A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote në vend të botës tjetër? Kënaqësia e jetës së kësaj bote në krahasim me atë të botës tjetër është tepër e vogël.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا تَنفِرُوا۟ يُعَذِّبْكُمْ عَذَابًا أَلِيمًا وَيَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ وَلَا تَضُرُّوهُ شَيْـًٔا وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse nuk dilni në luftë, Ai do t'ju dënojë me një dënim të dhembshëm dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër. Ju nuk mund t'i bëni asnjë dëm Atij, sepse Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ ٱللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ثَانِىَ ٱثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِى ٱلْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَٰحِبِهِۦ لَا تَحْزَنْ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَنَا فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَيْهِ وَأَيَّدَهُۥ بِجُنُودٍ لَّمْ تَرَوْهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلسُّفْلَىٰ وَكَلِمَةُ ٱللَّهِ هِىَ ٱلْعُلْيَا وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju nuk e përkrahni atë (Pejgamberin), atëherë Allahu e ka përkrahur atë kur jobesimtarët e detyruan të largohej; kur ishte i dyti nga të dy në shpellë – i tha shokut të tij (Ebu Bekrit): "Mos u pikëllo, se Allahu është me ne!" Pas kësaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të, e mbështeti me ushtarë që nuk i shihnit, dhe bëri që fjala e jobesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse Fjala e Allahut të jetë më e larta. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱنفِرُوا۟ خِفَافًا وَثِقَالًا وَجَٰهِدُوا۟ بِأَمْوَٰلِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDilni në luftë, në lehtësi e në vështirësi dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën tuaj. Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَوْ كَانَ عَرَضًا قَرِيبًا وَسَفَرًا قَاصِدًا لَّٱتَّبَعُوكَ وَلَٰكِنۢ بَعُدَتْ عَلَيْهِمُ ٱلشُّقَّةُ وَسَيَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ لَوِ ٱسْتَطَعْنَا لَخَرَجْنَا مَعَكُمْ يُهْلِكُونَ أَنفُسَهُمْ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse do të kishte qenë një fitore e lehtë dhe një udhëtim i shkurtër, ata (dyfytyrëshit) do të të kishin ndjekur, por rruga u dukej shumë e largët. Ata do të betohen në Allahun: "Sikur të kishim mundësi, do të dilnim (në luftë) bashkë me ju." Ata shkatërrojnë kështu vetveten. Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

عَفَا ٱللَّهُ عَنكَ لِمَ أَذِنتَ لَهُمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُوا۟ وَتَعْلَمَ ٱلْكَٰذِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu të faltë (o Muhamed)! Po pse ua lejove (të mos dalin në luftë) para se të të bëhej e qartë se cilët thoshin të vërtetën dhe cilët ishin gënjeshtarë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا يَسْتَـْٔذِنُكَ ٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ أَن يُجَٰهِدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit nuk të kërkojnë që të lirohen nga lufta me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut. Allahu i di mirë ata që i frikësohen Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا يَسْتَـْٔذِنُكَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَٱرْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ فَهُمْ فِى رَيْبِهِمْ يَتَرَدَّدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit kërkojnë leje për t'u liruar. Ata kanë dyshime në zemrat e tyre, kështu që vazhdojnë të luhaten në dyshimet e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَرَادُوا۟ ٱلْخُرُوجَ لَأَعَدُّوا۟ لَهُۥ عُدَّةً وَلَٰكِن كَرِهَ ٱللَّهُ ٱنۢبِعَاثَهُمْ فَثَبَّطَهُمْ وَقِيلَ ٱقْعُدُوا۟ مَعَ ٱلْقَٰعِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata do të kishin synuar vërtet të dilnin në luftë, do të kishin bërë përgatitjet e nevojshme për të. Por, Allahu nuk e pëlqeu daljen e tyre, prandaj ua bëri të rëndë dhe u tha: "Rrini me ata (të paaftë) që nuk luftojnë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَوْ خَرَجُوا۟ فِيكُم مَّا زَادُوكُمْ إِلَّا خَبَالًا وَلَأَوْضَعُوا۟ خِلَٰلَكُمْ يَبْغُونَكُمُ ٱلْفِتْنَةَ وَفِيكُمْ سَمَّٰعُونَ لَهُمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur ata të kishin dalë me ju, vetëm do t'jua shtonin të keqen dhe do të nxitonin të mbillnin ngatërresa mes jush, duke dashur t'ju përçajnë, e në radhët tuaja ka të atillë që ua vënë veshin. Allahu i njeh mirë zullumqarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدِ ٱبْتَغَوُا۟ ٱلْفِتْنَةَ مِن قَبْلُ وَقَلَّبُوا۟ لَكَ ٱلْأُمُورَ حَتَّىٰ جَآءَ ٱلْحَقُّ وَظَهَرَ أَمْرُ ٱللَّهِ وَهُمْ كَٰرِهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta edhe më parë përpiqeshin të bënin përçarje e t'i ngatërronin punët, derisa erdhi e vërteta (fitorja) dhe u ngrit feja e Allahut, ndonëse e urrenin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُم مَّن يَقُولُ ٱئْذَن لِّى وَلَا تَفْتِنِّىٓ أَلَا فِى ٱلْفِتْنَةِ سَقَطُوا۟ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌۢ بِٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKa disa prej tyre që thonë: "Më lër të mungoj (në luftë) e mos më vër në sprovë." Vini re, ata tashmë kanë rënë në sprovë. Me siguri, Xhehenemi do t'i përfshijë jobesimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن تُصِبْكَ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكَ مُصِيبَةٌ يَقُولُوا۟ قَدْ أَخَذْنَآ أَمْرَنَا مِن قَبْلُ وَيَتَوَلَّوا۟ وَّهُمْ فَرِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse të ndodh diçka e mirë, ata hidhërohen, e, nëse të godet ndonjë fatkeqësi, ata thonë: "Ne i kemi marrë masat paraprake" dhe largohen të gëzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّن يُصِيبَنَآ إِلَّا مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَنَا هُوَ مَوْلَىٰنَا وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Nuk do të na ndodhë asgjë përveç asaj që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ هَلْ تَرَبَّصُونَ بِنَآ إِلَّآ إِحْدَى ٱلْحُسْنَيَيْنِ وَنَحْنُ نَتَرَبَّصُ بِكُمْ أَن يُصِيبَكُمُ ٱللَّهُ بِعَذَابٍ مِّنْ عِندِهِۦٓ أَوْ بِأَيْدِينَا فَتَرَبَّصُوٓا۟ إِنَّا مَعَكُم مُّتَرَبِّصُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Çfarë pritni të na ndodhë, përveçse njërës prej dy të mirave (fitores ose shehidllëkut)? Ndërkaq, ne presim që Allahu t'ju godasë me dënim nga Ai Vetë ose me duart tona. Pritni pra, se edhe ne po presim me ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَنفِقُوا۟ طَوْعًا أَوْ كَرْهًا لَّن يُتَقَبَّلَ مِنكُمْ إِنَّكُمْ كُنتُمْ قَوْمًا فَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Shpenzoni me dëshirë ose pa dëshirë, kurrsesi nuk do t'ju pranohet, sepse ju, në të vërtetë, jeni popull i pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا مَنَعَهُمْ أَن تُقْبَلَ مِنْهُمْ نَفَقَٰتُهُمْ إِلَّآ أَنَّهُمْ كَفَرُوا۟ بِٱللَّهِ وَبِرَسُولِهِۦ وَلَا يَأْتُونَ ٱلصَّلَوٰةَ إِلَّا وَهُمْ كُسَالَىٰ وَلَا يُنفِقُونَ إِلَّا وَهُمْ كَٰرِهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterArsyeja që e pengon pranimin e shpenzimeve të tyre është se ata nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nuk vijnë në namaz përveçse me përtesë dhe nuk shpenzojnë ndryshe, veçse pa dëshirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَا تُعْجِبْكَ أَمْوَٰلُهُمْ وَلَآ أَوْلَٰدُهُمْ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُعَذِّبَهُم بِهَا فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَتَزْهَقَ أَنفُسُهُمْ وَهُمْ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, të të mos bëjnë përshtypje pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse Allahu synon vetëm që t'i ndëshkojë nëpërmjet tyre në jetën e kësaj bote dhe t'u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ إِنَّهُمْ لَمِنكُمْ وَمَا هُم مِّنكُمْ وَلَٰكِنَّهُمْ قَوْمٌ يَفْرَقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta betohen në Allahun se janë me ty, por në të vërtetë ata nuk janë me ty, por janë frikacakë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَوْ يَجِدُونَ مَلْجَـًٔا أَوْ مَغَٰرَٰتٍ أَوْ مُدَّخَلًا لَّوَلَّوْا۟ إِلَيْهِ وَهُمْ يَجْمَحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse do të mund të gjenin ndonjë strehim, shpellë ose vend për t'u fshehur, do të shkonin me nxitim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُم مَّن يَلْمِزُكَ فِى ٱلصَّدَقَٰتِ فَإِنْ أُعْطُوا۟ مِنْهَا رَضُوا۟ وَإِن لَّمْ يُعْطَوْا۟ مِنْهَآ إِذَا هُمْ يَسْخَطُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa nga ata të qortojnë lidhur me lëmoshën: nëse u jepet diçka prej saj, ata kënaqen, por, nëse nuk u jepet, ankohen menjëherë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّهُمْ رَضُوا۟ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَقَالُوا۟ حَسْبُنَا ٱللَّهُ سَيُؤْتِينَا ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ وَرَسُولُهُۥٓ إِنَّآ إِلَى ٱللَّهِ رَٰغِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të kënaqeshin me atë që u dha Allahu dhe i Dërguari i Tij e të thoshin: "Na mjafton Allahu. Allahu do të na japë nga Mirësitë e Veta, e edhe i Dërguari i Tij. Vetëm tek Allahu i kemi shpresat!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلصَّدَقَٰتُ لِلْفُقَرَآءِ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَٱلْعَٰمِلِينَ عَلَيْهَا وَٱلْمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمْ وَفِى ٱلرِّقَابِ وَٱلْغَٰرِمِينَ وَفِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ فَرِيضَةً مِّنَ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLëmosha (zekati) është vetëm për të varfrit, për nevojtarët; për punonjësit e ngarkuar me këtë përgjegjësi, për ata që duhen përfituar zemrat e tyre (në Islam), për lirimin e robërve, për ata që kanë borxhe, për (luftë në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarin e mbetur rrugës. Ky është caktim i detyrueshëm nga Allahu. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُمُ ٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ ٱلنَّبِىَّ وَيَقُولُونَ هُوَ أُذُنٌ قُلْ أُذُنُ خَيْرٍ لَّكُمْ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَيُؤْمِنُ لِلْمُؤْمِنِينَ وَرَحْمَةٌ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ وَٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ رَسُولَ ٱللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e tyre (dyfytyrëshve) ka disa që fyejnë Pejgamberin dhe thonë: "Ai dëgjon çdo gjë që i thuhet." Thuaju: "Ai dëgjon atë që është e mirë për ju. Ai beson në Allahun, u beson besimtarëve dhe është mëshirë për ata që besojnë nga mesi juaj. Ndërkaq, për ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut do të ketë një dënim të dhembshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمْ لِيُرْضُوكُمْ وَٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَحَقُّ أَن يُرْضُوهُ إِن كَانُوا۟ مُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta betohen në Allahun për t'ju kënaqur, por më e drejtë është të kërkojnë kënaqësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse janë besimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ يَعْلَمُوٓا۟ أَنَّهُۥ مَن يُحَادِدِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَأَنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدًا فِيهَا ذَٰلِكَ ٱلْخِزْىُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e dinë ata se kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij do të qëndrojë përgjithmonë në Zjarrin e Xhehenemit? Ky është poshtërimi i madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَحْذَرُ ٱلْمُنَٰفِقُونَ أَن تُنَزَّلَ عَلَيْهِمْ سُورَةٌ تُنَبِّئُهُم بِمَا فِى قُلُوبِهِمْ قُلِ ٱسْتَهْزِءُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ مُخْرِجٌ مَّا تَحْذَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDyfytyrëshit kanë frikë se do të shpallet ndonjë sure, e cila do t'i lajmërojë (besimtarët) për atë që fshehin në zemrat e tyre. Thuaju: "Vazhdoni të talleni, se Allahu me siguri do të zbulojë atë që i druheni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ وَرَسُولِهِۦ كُنتُمْ تَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse i pyet ata, me siguri do të thonë: "Ne vetëm po bënim shaka e po argëtoheshim." Thuaju: "Vallë, me Allahun, me ajetet dhe me të Dërguarin e Tij po talleshit?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا تَعْتَذِرُوا۟ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَٰنِكُمْ إِن نَّعْفُ عَن طَآئِفَةٍ مِّنكُمْ نُعَذِّبْ طَآئِفَةًۢ بِأَنَّهُمْ كَانُوا۟ مُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos u shfajësoni! Ju e zbuluat mosbesimin (që e fshihnit), pas shfaqjes së besimit. Nëse disa prej jush i falim, të tjerët do t'i ndëshkojmë, sepse janë të këqij."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْمُنَٰفِقُونَ وَٱلْمُنَٰفِقَٰتُ بَعْضُهُم مِّنۢ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِٱلْمُنكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ نَسُوا۟ ٱللَّهَ فَنَسِيَهُمْ إِنَّ ٱلْمُنَٰفِقِينَ هُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDyfytyrëshit dhe dyfytyrëshet janë të gjithë njësoj; urdhërojnë për vepra të këqija e ndalojnë të mirat dhe janë dorështrënguar. Ata e harruan Allahun, andaj Ai i harroi ata. Pikërisht dyfytyrëshit janë të pabindurit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْمُنَٰفِقِينَ وَٱلْمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلْكُفَّارَ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَا هِىَ حَسْبُهُمْ وَلَعَنَهُمُ ٱللَّهُ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُّقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu u ka premtuar dyfytyrëshve e dyfytyrësheve dhe jobesimtarëve zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë; ai do t'u mjaftojë atyre. Allahu i ka mallkuar ata dhe për ta do të ketë dënim të përhershëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ كَانُوٓا۟ أَشَدَّ مِنكُمْ قُوَّةً وَأَكْثَرَ أَمْوَٰلًا وَأَوْلَٰدًا فَٱسْتَمْتَعُوا۟ بِخَلَٰقِهِمْ فَٱسْتَمْتَعْتُم بِخَلَٰقِكُمْ كَمَا ٱسْتَمْتَعَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُم بِخَلَٰقِهِمْ وَخُضْتُمْ كَٱلَّذِى خَاضُوٓا۟ أُو۟لَٰٓئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu (o dyfytyrësh) jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju dhe kishin pasuri e fëmijë më shumë se ju. Ata u gëzuan me hisen e tyre (në këtë botë), e edhe ju u gëzuat me hisen tuaj, mu ashtu si u gëzuan ata që ishin para jush me hisen e tyre; dhe u lëshuat (në mosbesim) sikurse ata. Këtyre u janë asgjësuar veprat, në këtë botë dhe në tjetrën, e pikërisht këta janë të humburit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ يَأْتِهِمْ نَبَأُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَقَوْمِ إِبْرَٰهِيمَ وَأَصْحَٰبِ مَدْيَنَ وَٱلْمُؤْتَفِكَٰتِ أَتَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk kanë dëgjuar ata për popujt e mëparshëm: për popullin e Nuhut, të adëve e të themudëve, si dhe për popullin e Ibrahimit, për popullin e Medjenit dhe për qytetet e rrënuara (të popullit të Lutit)?! Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta. Pra, Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْمُؤْمِنُونَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَيُطِيعُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ أُو۟لَٰٓئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ ٱللَّهُ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit; urdhërojnë për vepra të mira dhe ndalojnë të këqijat, e falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta do t'i mëshirojë Allahu, sepse Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَمَسَٰكِنَ طَيِّبَةً فِى جَنَّٰتِ عَدْنٍ وَرِضْوَٰنٌ مِّنَ ٱللَّهِ أَكْبَرُ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu u ka premtuar besimtarëve e besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si dhe vendbanime të mrekullueshme në Xhenetet e Adnit (Përjetësisë) e kënaqësinë e Allahut, që është më e madhja. Kjo është fitorja madhështore.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ جَٰهِدِ ٱلْكُفَّارَ وَٱلْمُنَٰفِقِينَ وَٱغْلُظْ عَلَيْهِمْ وَمَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Luftoji jobesimtarët e dyfytyrëshit dhe ji i ashpër ndaj tyre! Vendstrehimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ مَا قَالُوا۟ وَلَقَدْ قَالُوا۟ كَلِمَةَ ٱلْكُفْرِ وَكَفَرُوا۟ بَعْدَ إِسْلَٰمِهِمْ وَهَمُّوا۟ بِمَا لَمْ يَنَالُوا۟ وَمَا نَقَمُوٓا۟ إِلَّآ أَنْ أَغْنَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ مِن فَضْلِهِۦ فَإِن يَتُوبُوا۟ يَكُ خَيْرًا لَّهُمْ وَإِن يَتَوَلَّوْا۟ يُعَذِّبْهُمُ ٱللَّهُ عَذَابًا أَلِيمًا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَمَا لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مِن وَلِىٍّ وَلَا نَصِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta betohen në Allahun se nuk e thanë atë (fjalë të keqe), por, në të vërtetë ata thanë fjalën e mosbesimit dhe nxorën në pah mosbesimin e tyre pas hyrjes në Islam dhe synuan të bëjnë diçka që nuk arritën ta bëjnë. Ata u zemëruan vetëm pse Allahu dhe i Dërguari i Tij i pasuruan ata me dhuntitë e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta, por, nëse kundërshtojnë, Allahu do t'i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm në këtë botë e në botën tjetër dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi a ndihmëtari në Tokë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُم مَّنْ عَٰهَدَ ٱللَّهَ لَئِنْ ءَاتَىٰنَا مِن فَضْلِهِۦ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa nga ata ia kanë dhënë besën Allahut (duke thënë): "Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, ne patjetër se do të japim lëmoshë dhe do të jemi prej të mirëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُم مِّن فَضْلِهِۦ بَخِلُوا۟ بِهِۦ وَتَوَلَّوا۟ وَّهُم مُّعْرِضُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur Ai u dha atyre nga mirësitë e Tij, ata u bënë dorështrënguar dhe u larguan duke kthyer shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَعْقَبَهُمْ نِفَاقًا فِى قُلُوبِهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ يَلْقَوْنَهُۥ بِمَآ أَخْلَفُوا۟ ٱللَّهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُوا۟ يَكْذِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, Ai rrënjosi dyfytyrësinë në zemrat e tyre deri në Ditën kur do ta takojnë Atë, për shkak të thyerjes së premtimit që ia kishin dhënë Allahut dhe për shkak se gënjenin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ يَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَىٰهُمْ وَأَنَّ ٱللَّهَ عَلَّٰمُ ٱلْغُيُوبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e dinë ata se Allahu i di fshehtësitë e pëshpëritjet e tyre dhe se Allahu është Njohësi i të gjitha fshehtësive?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَلْمِزُونَ ٱلْمُطَّوِّعِينَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ فِى ٱلصَّدَقَٰتِ وَٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ إِلَّا جُهْدَهُمْ فَيَسْخَرُونَ مِنْهُمْ سَخِرَ ٱللَّهُ مِنْهُمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë vullnetarisht, të cilët nuk kanë asgjë për të dhënë përveç mundit të tyre e tallen me ta, le ta dinë se Allahu do të tallet me ta dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱسْتَغْفِرْ لَهُمْ أَوْ لَا تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ إِن تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ سَبْعِينَ مَرَّةً فَلَن يَغْفِرَ ٱللَّهُ لَهُمْ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَفَرُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKërkove falje për ta ose nuk kërkove falje për ta; edhe sikur të kërkoje falje për ta shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'i falte kurrë. Kjo, për shkak se ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin e pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَرِحَ ٱلْمُخَلَّفُونَ بِمَقْعَدِهِمْ خِلَٰفَ رَسُولِ ٱللَّهِ وَكَرِهُوٓا۟ أَن يُجَٰهِدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَالُوا۟ لَا تَنفِرُوا۟ فِى ٱلْحَرِّ قُلْ نَارُ جَهَنَّمَ أَشَدُّ حَرًّا لَّوْ كَانُوا۟ يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që mbetën pas, u gëzuan që nuk dolën me të Dërguarin e Allahut (në luftë) dhe nuk u pëlqente të luftonin me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, e thanë: "Mos dilni në vapë!" Thuaju: "Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë." Sikur ta kuptonin!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلْيَضْحَكُوا۟ قَلِيلًا وَلْيَبْكُوا۟ كَثِيرًا جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, le të qeshin pak e le të qajnë shumë, si ndëshkim për atë që kanë bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن رَّجَعَكَ ٱللَّهُ إِلَىٰ طَآئِفَةٍ مِّنْهُمْ فَٱسْتَـْٔذَنُوكَ لِلْخُرُوجِ فَقُل لَّن تَخْرُجُوا۟ مَعِىَ أَبَدًا وَلَن تُقَٰتِلُوا۟ مَعِىَ عَدُوًّا إِنَّكُمْ رَضِيتُم بِٱلْقُعُودِ أَوَّلَ مَرَّةٍ فَٱقْعُدُوا۟ مَعَ ٱلْخَٰلِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse Allahu të kthen te ndonjë grup prej tyre dhe ata të kërkojnë leje që të dalin me ty (në luftë), thuaju: "Kurrë nuk do të dilni me mua në luftë, as do të luftoni me mua kundër ndonjë armiku. Ju ishit të kënaqur që mbetët mbrapa herën e parë, kështu që rrini me ata që nuk dalin në luftë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰٓ أَحَدٍ مِّنْهُم مَّاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِۦٓ إِنَّهُمْ كَفَرُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَمَاتُوا۟ وَهُمْ فَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrë mos ia fal namazin e xhenazes asnjërit prej tyre kur të vdesë, as mos qëndro pranë varrit të tij (për t'u lutur për të). Ata (dyfytyrëshit) mohuan Allahun e të Dërguarin e Tij dhe vdiqën duke qenë të pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تُعْجِبْكَ أَمْوَٰلُهُمْ وَأَوْلَٰدُهُمْ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُعَذِّبَهُم بِهَا فِى ٱلدُّنْيَا وَتَزْهَقَ أَنفُسُهُمْ وَهُمْ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, të të mos bëjnë përshtypje pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse Allahu synon vetëm që t'i ndëshkojë nëpërmjet tyre në jetën e kësaj bote dhe t'u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَآ أُنزِلَتْ سُورَةٌ أَنْ ءَامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَجَٰهِدُوا۟ مَعَ رَسُولِهِ ٱسْتَـْٔذَنَكَ أُو۟لُوا۟ ٱلطَّوْلِ مِنْهُمْ وَقَالُوا۟ ذَرْنَا نَكُن مَّعَ ٱلْقَٰعِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që shpallet ndonjë sure ku thuhet: "Besoni Allahun dhe luftoni së bashku me të Dërguarin e Tij", pasanikët nga ata të kërkojnë leje, duke thënë: "Na lër të qëndrojmë me ata që nuk dalin në luftë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَضُوا۟ بِأَن يَكُونُوا۟ مَعَ ٱلْخَوَالِفِ وَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta u pajtuan të mbesin me ata (të paaftët) që nuk shkojnë në luftë. Zemrat e tyre janë vulosur, prandaj nuk kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَٰكِنِ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ جَٰهَدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلْخَيْرَٰتُ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, i Dërguari dhe ata që besojnë me të, luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre. Për ta do të jenë të gjitha të mirat dhe mu ata janë të shpëtuarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمْ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka përgatitur për ta kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَآءَ ٱلْمُعَذِّرُونَ مِنَ ٱلْأَعْرَابِ لِيُؤْذَنَ لَهُمْ وَقَعَدَ ٱلَّذِينَ كَذَبُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa beduinë erdhën me arsyetime, duke të kërkuar leje (për mosdalje në luftë), ndërsa ata që gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij mbetën mbrapa (pa kërkuar leje). Ata që mohuan nga radhët e tyre, do t'i godasë një dënim i dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّيْسَ عَلَى ٱلضُّعَفَآءِ وَلَا عَلَى ٱلْمَرْضَىٰ وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ مَا يُنفِقُونَ حَرَجٌ إِذَا نَصَحُوا۟ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦ مَا عَلَى ٱلْمُحْسِنِينَ مِن سَبِيلٍ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk ka gjynah (për mosdalje në luftë) për të dobëtit, të sëmurët dhe ata që nuk kanë asgjë për të shpenzuar, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për qortim ndaj punëmirëve. Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ إِذَا مَآ أَتَوْكَ لِتَحْمِلَهُمْ قُلْتَ لَآ أَجِدُ مَآ أَحْمِلُكُمْ عَلَيْهِ تَوَلَّوا۟ وَّأَعْيُنُهُمْ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمْعِ حَزَنًا أَلَّا يَجِدُوا۟ مَا يُنفِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk ka gjynah as për ata që erdhën te ti duke të kërkuar ndonjë kafshë shalimi që t'i marrësh me vete, e ti u the: "Nuk mund t'ju gjej asnjë kafshë." Ata u larguan, ndërkohë që sytë u rridhnin lot nga pikëllimi që nuk gjenin asgjë për të shpenzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَسْتَـْٔذِنُونَكَ وَهُمْ أَغْنِيَآءُ رَضُوا۟ بِأَن يَكُونُوا۟ مَعَ ٱلْخَوَالِفِ وَطَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ka vend të qortohen ata që të kërkojnë leje duke qenë të pasur. Ata u pajtuan të mbesin me ata (të paaftët) që nuk shkuan në luftë. Allahu ua ka vulosur zemrat, prandaj nuk dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَعْتَذِرُونَ إِلَيْكُمْ إِذَا رَجَعْتُمْ إِلَيْهِمْ قُل لَّا تَعْتَذِرُوا۟ لَن نُّؤْمِنَ لَكُمْ قَدْ نَبَّأَنَا ٱللَّهُ مِنْ أَخْبَارِكُمْ وَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُۥ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të arsyetohen para jush kur të ktheheni tek ata. Thuaju: "Mos u arsyetoni! Nuk do t'ju besojmë kurrë, se Allahu tashmë na ka lajmëruar për punën tuaj. Allahu do ta shohë punën tuaj, e edhe i Dërguari i Tij. Pastaj do të ktheheni tek Ai që e di të fshehtën e të dukshmen, e mandej Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَيَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمْ إِذَا ٱنقَلَبْتُمْ إِلَيْهِمْ لِتُعْرِضُوا۟ عَنْهُمْ فَأَعْرِضُوا۟ عَنْهُمْ إِنَّهُمْ رِجْسٌ وَمَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të ktheheni tek ata, ata do t'ju betohen në Allahun, që t'i lini të qetë. Pra, lërini të qetë, sepse ata janë të ndyrë. Vendstrehimi i tyre është Xhehennemi, si dënim për atë që vepruan.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَحْلِفُونَ لَكُمْ لِتَرْضَوْا۟ عَنْهُمْ فَإِن تَرْضَوْا۟ عَنْهُمْ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَرْضَىٰ عَنِ ٱلْقَوْمِ ٱلْفَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Në qoftë se ju bëheni të kënaqur me ta, ta dini se Allahu nuk është i kënaqur me njerëzit e pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْأَعْرَابُ أَشَدُّ كُفْرًا وَنِفَاقًا وَأَجْدَرُ أَلَّا يَعْلَمُوا۟ حُدُودَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBeduinët janë më të këqij në mosbesim e dyfytyrësi dhe ka më shumë të ngjarë që ata të mos i njohin kufijtë që Allahu ia ka shpallur të Dërguarit të Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنَ ٱلْأَعْرَابِ مَن يَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ مَغْرَمًا وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ ٱلدَّوَآئِرَ عَلَيْهِمْ دَآئِرَةُ ٱلسَّوْءِ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e beduinëve ka të atillë që e llogarisin si ndëshkim atë që shpenzojnë dhe presin fatkeqësinë tuaj. Fatkeqësia qoftë kundër tyre! Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنَ ٱلْأَعْرَابِ مَن يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَيَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ قُرُبَٰتٍ عِندَ ٱللَّهِ وَصَلَوَٰتِ ٱلرَّسُولِ أَلَآ إِنَّهَا قُرْبَةٌ لَّهُمْ سَيُدْخِلُهُمُ ٱللَّهُ فِى رَحْمَتِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nga beduinët ka edhe të atillë që besojnë Allahun e Ditën e Fundit dhe e konsiderojnë atë që shpenzojnë si mjet për t'iu afruar Allahut dhe për të fituar lutjet e të Dërguarit. Kjo, pa dyshim, është një mjet afrimi (tek Allahu) për ta. Allahu do t'i fusë nën mëshirën e Tij. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلْأَوَّلُونَ مِنَ ٱلْمُهَٰجِرِينَ وَٱلْأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحْسَٰنٍ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا۟ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّٰتٍ تَجْرِى تَحْتَهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket të hershmëve e të parëve nga muhaxhirët e ensarët dhe ata që i pasuan ata në mënyrën më të mirë, Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ai u ka përgatitur atyre kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të banojnë aty përgjithmonë e pambarim. Kjo është fitorja e madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِمَّنْ حَوْلَكُم مِّنَ ٱلْأَعْرَابِ مُنَٰفِقُونَ وَمِنْ أَهْلِ ٱلْمَدِينَةِ مَرَدُوا۟ عَلَى ٱلنِّفَاقِ لَا تَعْلَمُهُمْ نَحْنُ نَعْلَمُهُمْ سَنُعَذِّبُهُم مَّرَّتَيْنِ ثُمَّ يُرَدُّونَ إِلَىٰ عَذَابٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNga radhët e beduinëve që janë rreth jush ka munafikë (hipokritë), por edhe nga banorët e Medinës, të cilët kanë rënë në hipokrizi. Ju nuk i njihni ata, por Ne i njohim. Ne do t'i dënojmë ata dy herë e pastaj do t'i nënshtrohen një dënimi të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَءَاخَرُونَ ٱعْتَرَفُوا۟ بِذُنُوبِهِمْ خَلَطُوا۟ عَمَلًا صَٰلِحًا وَءَاخَرَ سَيِّئًا عَسَى ٱللَّهُ أَن يَتُوبَ عَلَيْهِمْ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ka edhe të tjerë që pranojnë fajet e veta, të cilët kanë përzier punët e mira me punë të këqija. Mbase Allahu do t'ua pranojë pendimin. Me të vërtetë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خُذْ مِنْ أَمْوَٰلِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِم بِهَا وَصَلِّ عَلَيْهِمْ إِنَّ صَلَوٰتَكَ سَكَنٌ لَّهُمْ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMerr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t'i pastrosh e do t'ua shtosh (shpërblimin) dhe lutu për ta, se vërtet lutja jote është qetësim për ta. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ يَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ يَقْبَلُ ٱلتَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِۦ وَيَأْخُذُ ٱلصَّدَقَٰتِ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin nga robërit e Vet, e edhe lëmoshat, dhe se Allahu është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُلِ ٱعْمَلُوا۟ فَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُۥ وَٱلْمُؤْمِنُونَ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Punoni, sepse Allahu do ta shohë punën tuaj, e edhe i Dërguari i Tij dhe besimtarët. Pastaj do të ktheheni tek Ai që e di të fshehtën e të dukshmen, e mandej Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَءَاخَرُونَ مُرْجَوْنَ لِأَمْرِ ٱللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمْ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيْهِمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe ka të tjerë që janë në pritje të vendimit të Allahut. Ai mund t'i ndëshkojë ata ose t'ua pranojë pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مَسْجِدًا ضِرَارًا وَكُفْرًا وَتَفْرِيقًۢا بَيْنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَإِرْصَادًا لِّمَنْ حَارَبَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ مِن قَبْلُ وَلَيَحْلِفُنَّ إِنْ أَرَدْنَآ إِلَّا ٱلْحُسْنَىٰ وَٱللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKa (gjithashtu) nga ata që ndërtuan xhami me qëllim të dëmtimit (të besimtarëve), për të shtuar mosbesimin, për të futur përçarje mes besimtarëve dhe për të pritur aty ata që luftuan më parë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata, sigurisht do të betohen: "Ne deshëm vetëm të bënim mirë." Por. Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا تَقُمْ فِيهِ أَبَدًا لَّمَسْجِدٌ أُسِّسَ عَلَى ٱلتَّقْوَىٰ مِنْ أَوَّلِ يَوْمٍ أَحَقُّ أَن تَقُومَ فِيهِ فِيهِ رِجَالٌ يُحِبُّونَ أَن يَتَطَهَّرُوا۟ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلْمُطَّهِّرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrë mos u fal në të! Xhamia që është themeluar mbi frikën ndaj Zotit që nga dita e parë është më e denjë të falesh në të. Në të ka burra që duan të pastrohen, e Allahu i do ata që pastrohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَنْ أَسَّسَ بُنْيَٰنَهُۥ عَلَىٰ تَقْوَىٰ مِنَ ٱللَّهِ وَرِضْوَٰنٍ خَيْرٌ أَم مَّنْ أَسَّسَ بُنْيَٰنَهُۥ عَلَىٰ شَفَا جُرُفٍ هَارٍ فَٱنْهَارَ بِهِۦ فِى نَارِ جَهَنَّمَ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA është më i mirë ai që e ndërton godinën e tij me frikën ndaj Allahut dhe kënaqësinë e Tij, apo ai që ndërton godinën e tij buzë greminës, e bie pastaj në zjarrin e Xhehenemit? Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin zullumqar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا يَزَالُ بُنْيَٰنُهُمُ ٱلَّذِى بَنَوْا۟ رِيبَةً فِى قُلُوبِهِمْ إِلَّآ أَن تَقَطَّعَ قُلُوبُهُمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGodina që e ngrenë nuk do të pushojë së mbjelli dyshime në zemrat e tyre, derisa t'u copëtohen zemrat. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ ٱشْتَرَىٰ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ أَنفُسَهُمْ وَأَمْوَٰلَهُم بِأَنَّ لَهُمُ ٱلْجَنَّةَ يُقَٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَيَقْتُلُونَ وَيُقْتَلُونَ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا فِى ٱلتَّوْرَىٰةِ وَٱلْإِنجِيلِ وَٱلْقُرْءَانِ وَمَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِۦ مِنَ ٱللَّهِ فَٱسْتَبْشِرُوا۟ بِبَيْعِكُمُ ٱلَّذِى بَايَعْتُم بِهِۦ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre për t'ua dhënë Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është premtim vërtetë (i përmendur) në Teurat, Inxhil dhe Kuran. E kush e mban premtimin më fort se Allahu! Pra, gëzojuni shitblerjes që keni bërë, sepse kjo është fitorja e madhe!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلتَّٰٓئِبُونَ ٱلْعَٰبِدُونَ ٱلْحَٰمِدُونَ ٱلسَّٰٓئِحُونَ ٱلرَّٰكِعُونَ ٱلسَّٰجِدُونَ ٱلْـَٔامِرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَٱلنَّاهُونَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَٱلْحَٰفِظُونَ لِحُدُودِ ٱللَّهِ وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Këta janë) ata që pendohen, të përkushtuarit në adhurim, ata që e lavdërojnë Atë, agjërojnë, bien në ruku, bien në sexhde, urdhërojnë për të mirën e ndalojnë të keqen dhe i ruajnë kufijtë e Allahut. Pra, përgëzoji besimtarët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا كَانَ لِلنَّبِىِّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن يَسْتَغْفِرُوا۟ لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُوٓا۟ أُو۟لِى قُرْبَىٰ مِنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَٰبُ ٱلْجَحِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk i takon Pejgamberit dhe atyre që besojnë të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërm, pasi ta kuptojnë se ata do të jenë banorë të Zjarrit flakërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ ٱسْتِغْفَارُ إِبْرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ إِلَّا عَن مَّوْعِدَةٍ وَعَدَهَآ إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥٓ أَنَّهُۥ عَدُوٌّ لِّلَّهِ تَبَرَّأَ مِنْهُ إِنَّ إِبْرَٰهِيمَ لَأَوَّٰهٌ حَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, lutja e Ibrahimit për faljen e babait të tij ishte vetëm për shkak të një premtimi që ia kishte dhënë. Por, kur e kuptoi se ai ishte armik i Allahut, hoqi dorë prej tij. Ibrahimi ishte vërtet i dhembshur e i butë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِلَّ قَوْمًۢا بَعْدَ إِذْ هَدَىٰهُمْ حَتَّىٰ يُبَيِّنَ لَهُم مَّا يَتَّقُونَ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu kurrë nuk i çon njerëzit në humbje pasi t'i ketë udhëzuar, derisa t'u sqarojë atyre se nga çfarë duhet të ruhen. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّ وَلَا نَصِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Ai jep jetë dhe vdekje. Përveç Allahut ju nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّقَد تَّابَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلنَّبِىِّ وَٱلْمُهَٰجِرِينَ وَٱلْأَنصَارِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ فِى سَاعَةِ ٱلْعُسْرَةِ مِنۢ بَعْدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٍ مِّنْهُمْ ثُمَّ تَابَ عَلَيْهِمْ إِنَّهُۥ بِهِمْ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e pranoi pendimin e Pejgamberit dhe të muhaxhirëve e ensarëve, të cilët e ndoqën atë në çastin e vështirë, pasi zemrat e një grupi prej tyre gati sa rrëshqitën, pastaj ua pranoi pendimin, se, me të vërtetë, Ai është Përdëllimtar e i Mëshirshëm ndaj tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَلَى ٱلثَّلَٰثَةِ ٱلَّذِينَ خُلِّفُوا۟ حَتَّىٰٓ إِذَا ضَاقَتْ عَلَيْهِمُ ٱلْأَرْضُ بِمَا رَحُبَتْ وَضَاقَتْ عَلَيْهِمْ أَنفُسُهُمْ وَظَنُّوٓا۟ أَن لَّا مَلْجَأَ مِنَ ٱللَّهِ إِلَّآ إِلَيْهِ ثُمَّ تَابَ عَلَيْهِمْ لِيَتُوبُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ua pranoi pendimin edhe atyre të treve që mbetën pas[1], derisa atyre iu ngushtua toka përkundër gjerësisë së saj e iu ngushtuan shpirtrat e tyre dhe e kuptuan se nuk ka strehim prej Allahut përveçse tek Ai. Pastaj Allahu ua mundësoi të pendohen dhe ua pranoi pendimin. Me të vërtetë, Allahu është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَكُونُوا۟ مَعَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni, kini frikë Allahun dhe jini me të sinqertët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا كَانَ لِأَهْلِ ٱلْمَدِينَةِ وَمَنْ حَوْلَهُم مِّنَ ٱلْأَعْرَابِ أَن يَتَخَلَّفُوا۟ عَن رَّسُولِ ٱللَّهِ وَلَا يَرْغَبُوا۟ بِأَنفُسِهِمْ عَن نَّفْسِهِۦ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ لَا يُصِيبُهُمْ ظَمَأٌ وَلَا نَصَبٌ وَلَا مَخْمَصَةٌ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَطَـُٔونَ مَوْطِئًا يَغِيظُ ٱلْكُفَّارَ وَلَا يَنَالُونَ مِنْ عَدُوٍّ نَّيْلًا إِلَّا كُتِبَ لَهُم بِهِۦ عَمَلٌ صَٰلِحٌ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk u takon banorëve të Medinës dhe beduinëve përreth tyre që të mbeten prapa të Dërguarit të Allahut dhe të parapëlqejnë jetën e tyre para jetës së tij. Kjo, se ata nuk i godet kurrfarë etjeje, mundi a urie në rrugën e Allahut, madje as bëjnë ndonjë hap që i zemëron jobesimtarët a i shkaktojnë ndonjë dëm armikut, pa iu shënuar si vepër e mirë. S'ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يُنفِقُونَ نَفَقَةً صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً وَلَا يَقْطَعُونَ وَادِيًا إِلَّا كُتِبَ لَهُمْ لِيَجْزِيَهُمُ ٱللَّهُ أَحْسَنَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk japin ndonjë lëmoshë, qoftë e madhe, qoftë e vogël, e as kalojnë ndonjë luginë, pa iu shënuar (si vepër e mirë), në mënyrë që Allahu t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ ٱلْمُؤْمِنُونَ لِيَنفِرُوا۟ كَآفَّةً فَلَوْلَا نَفَرَ مِن كُلِّ فِرْقَةٍ مِّنْهُمْ طَآئِفَةٌ لِّيَتَفَقَّهُوا۟ فِى ٱلدِّينِ وَلِيُنذِرُوا۟ قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُوٓا۟ إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk u takon besimtarëve të dalin në luftë të gjithë përnjëherësh. Por, prej çdo bashkësie të tyre, le të qëndrojë një grup për të mësuar fenë dhe për t'ua tërhequr vërejtjen popullit të tyre kur të kthehen tek ata, në mënyrë që të ruhen (nga gjynahet).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ قَٰتِلُوا۟ ٱلَّذِينَ يَلُونَكُم مِّنَ ٱلْكُفَّارِ وَلْيَجِدُوا۟ فِيكُمْ غِلْظَةً وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besuat, luftoni jobesimtarët që janë afër jush e le të ndiejnë ashpërsinë tuaj! Dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا مَآ أُنزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَٰذِهِۦٓ إِيمَٰنًا فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ فَزَادَتْهُمْ إِيمَٰنًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur shpallet ndonjë sure, disa nga ata thonë: "Cilit prej jush ia shtoi besimin kjo sure?" Sa u përket atyre që besojnë, ajo ua shton besimin dhe ata gëzohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ فَزَادَتْهُمْ رِجْسًا إِلَىٰ رِجْسِهِمْ وَمَاتُوا۟ وَهُمْ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ua shton mosbesimin dhe ata vdesin si jobesimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَا يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِى كُلِّ عَامٍ مَّرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لَا يَتُوبُونَ وَلَا هُمْ يَذَّكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se çdo vit sprovohen një herë ose dy, e sërish nuk pendohen e as marrin mësim?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا مَآ أُنزِلَتْ سُورَةٌ نَّظَرَ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ هَلْ يَرَىٰكُم مِّنْ أَحَدٍ ثُمَّ ٱنصَرَفُوا۟ صَرَفَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُم بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMadje, sa herë që shpallet ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): "A po ju sheh dikush?", pastaj largohen. Allahu ua shmang zemrat, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدْ جَآءَكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِٱلْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJuve ju ka ardhur tashmë një i dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet që përjetoni, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër dhe është i dhembshur e i mëshirshëm me besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقُلْ حَسْبِىَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَهُوَ رَبُّ ٱلْعَرْشِ ٱلْعَظِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaju: "Mua më mjafton Allahu, përveç të Cilit s'ka zot që meriton të adhurohet. Atij i mbështetem. Ai është Zoti i Arshit madhështor.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70