caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 4

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:4

إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ثُمَّ لَمْ يَنقُصُوكُمْ شَيْـًٔا وَلَمْ يُظَٰهِرُوا۟ عَلَيْكُمْ أَحَدًا فَأَتِمُّوٓا۟ إِلَيْهِمْ عَهْدَهُمْ إِلَىٰ مُدَّتِهِمْ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe përjashtim të atyre idhujtarëve, me të cilët keni marrëveshje dhe që nuk e kanë shkelur atë e as kanë përkrahur dikë kundër jush, – pra, zbatojeni marrëveshjen me ta deri në fund të afatit. Vërtet, Allahu i do ata që i frikësohen Atij.
Albanian Translation - Hassan NahiPërjashtim bëjnë ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje e që nuk ju kanë shkelur asgjë prej saj dhe që nuk kanë ndihmuar askënd kundër jush. Respektojeni marrëveshjen me ta deri në fund. Me të vërtetë, Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70