وَمِنْهُمُ ٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ ٱلنَّبِىَّ وَيَقُولُونَ هُوَ أُذُنٌ قُلْ أُذُنُ خَيْرٍ لَّكُمْ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَيُؤْمِنُ لِلْمُؤْمِنِينَ وَرَحْمَةٌ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ وَٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ رَسُولَ ٱللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e tyre (dyfytyrëshve) ka disa që fyejnë Pejgamberin dhe thonë: "Ai dëgjon çdo gjë që i thuhet." Thuaju: "Ai dëgjon atë që është e mirë për ju. Ai beson në Allahun, u beson besimtarëve dhe është mëshirë për ata që besojnë nga mesi juaj. Ndërkaq, për ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut do të ketë një dënim të dhembshëm."
Albanian Translation - Hassan NahiKa të atillë që e shqetësojnë të Dërguarin dhe thonë: “Ai dëgjon çdo gjë që i thuhet”. Thuaj (o Muhamed): “Ai dëgjon atë që është e mirë për ju, beson në Allahun dhe u beson besimtarëve. Ai është mëshirë për ata midis jush që besojnë. Kurse ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut, i pret një ndëshkim i dhembshëm.”