يَعْتَذِرُونَ إِلَيْكُمْ إِذَا رَجَعْتُمْ إِلَيْهِمْ قُل لَّا تَعْتَذِرُوا۟ لَن نُّؤْمِنَ لَكُمْ قَدْ نَبَّأَنَا ٱللَّهُ مِنْ أَخْبَارِكُمْ وَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُۥ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të arsyetohen para jush kur të ktheheni tek ata. Thuaju: "Mos u arsyetoni! Nuk do t'ju besojmë kurrë, se Allahu tashmë na ka lajmëruar për punën tuaj. Allahu do ta shohë punën tuaj, e edhe i Dërguari i Tij. Pastaj do të ktheheni tek Ai që e di të fshehtën e të dukshmen, e mandej Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar."
Albanian Translation - Hassan NahiKur të ktheheni tek ata, do t’ju vijnë duke u shfajësuar. Thuaju: “Mos kërkoni falje! Sido që të jetë, ne nuk ju besojmë, sepse Allahu na ka lajmëruar për qëllimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Dërguari i Tij do t’i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme e do t’ju lajmërojë për atë që keni bërë.