لَقَدْ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ فِى مَوَاطِنَ كَثِيرَةٍ وَيَوْمَ حُنَيْنٍ إِذْ أَعْجَبَتْكُمْ كَثْرَتُكُمْ فَلَمْ تُغْنِ عَنكُمْ شَيْـًٔا وَضَاقَتْ عَلَيْكُمُ ٱلْأَرْضُ بِمَا رَحُبَتْ ثُمَّ وَلَّيْتُم مُّدْبِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju ka dhënë fitore në shumë beteja, e edhe në Ditën e Hunejnit kur ju mahniti numri juaj i madh, por nuk ju bëri dobi aspak, madje Toka, me gjithë gjerësinë e saj, ju duk e ngushtë, pastaj ia mbathët duke kthyer shpinën.
Albanian Translation - Hassan NahiNë të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e (luftës së) Hunejnit, kur ju ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjerë dhe kthyet shpinën duke ia mbathur.