وَعَلَى ٱلثَّلَٰثَةِ ٱلَّذِينَ خُلِّفُوا۟ حَتَّىٰٓ إِذَا ضَاقَتْ عَلَيْهِمُ ٱلْأَرْضُ بِمَا رَحُبَتْ وَضَاقَتْ عَلَيْهِمْ أَنفُسُهُمْ وَظَنُّوٓا۟ أَن لَّا مَلْجَأَ مِنَ ٱللَّهِ إِلَّآ إِلَيْهِ ثُمَّ تَابَ عَلَيْهِمْ لِيَتُوبُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ua pranoi pendimin edhe atyre të treve që mbetën pas[1], derisa atyre iu ngushtua toka përkundër gjerësisë së saj e iu ngushtuan shpirtrat e tyre dhe e kuptuan se nuk ka strehim prej Allahut përveçse tek Ai. Pastaj Allahu ua mundësoi të pendohen dhe ua pranoi pendimin. Me të vërtetë, Allahu është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
Albanian Translation - Hassan NahiAi ua pranoi pendimin edhe atyre të treve[130], që mbetën prapa atëherë, kur toka, sado e gjerë, iu duk e ngushtë dhe iu shtrënguan shpirtrat, aq sa u bindën se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut e pastaj Allahu u dha mëshirë që të pendohen. Me të vërtetë, Allahu pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë.