إِنَّمَا ٱلصَّدَقَٰتُ لِلْفُقَرَآءِ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَٱلْعَٰمِلِينَ عَلَيْهَا وَٱلْمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمْ وَفِى ٱلرِّقَابِ وَٱلْغَٰرِمِينَ وَفِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ فَرِيضَةً مِّنَ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLëmosha (zekati) është vetëm për të varfrit, për nevojtarët; për punonjësit e ngarkuar me këtë përgjegjësi, për ata që duhen përfituar zemrat e tyre (në Islam), për lirimin e robërve, për ata që kanë borxhe, për (luftë në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarin e mbetur rrugës. Ky është caktim i detyrueshëm nga Allahu. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Albanian Translation - Hassan NahiLëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.