وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مَسْجِدًا ضِرَارًا وَكُفْرًا وَتَفْرِيقًۢا بَيْنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَإِرْصَادًا لِّمَنْ حَارَبَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ مِن قَبْلُ وَلَيَحْلِفُنَّ إِنْ أَرَدْنَآ إِلَّا ٱلْحُسْنَىٰ وَٱللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKa (gjithashtu) nga ata që ndërtuan xhami me qëllim të dëmtimit (të besimtarëve), për të shtuar mosbesimin, për të futur përçarje mes besimtarëve dhe për të pritur aty ata që luftuan më parë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata, sigurisht do të betohen: "Ne deshëm vetëm të bënim mirë." Por. Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Hipokritë) janë edhe ata që ndërtuan një xhami për t’u shkaktuar dëm (besimtarëve), për ta forcuar mohimin dhe për të krijuar përçarje në mesin e besimtarëve, duke iu shërbyer ajo si pusi atyre që qysh më parë luftonin kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, vërtet ata betohen: “Ne kishim për qëllim që të bënim vetëm një vepër të mirë”! Por Allahu dëshmon se në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.