caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 69

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:69

كَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ كَانُوٓا۟ أَشَدَّ مِنكُمْ قُوَّةً وَأَكْثَرَ أَمْوَٰلًا وَأَوْلَٰدًا فَٱسْتَمْتَعُوا۟ بِخَلَٰقِهِمْ فَٱسْتَمْتَعْتُم بِخَلَٰقِكُمْ كَمَا ٱسْتَمْتَعَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُم بِخَلَٰقِهِمْ وَخُضْتُمْ كَٱلَّذِى خَاضُوٓا۟ أُو۟لَٰٓئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu (o dyfytyrësh) jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju dhe kishin pasuri e fëmijë më shumë se ju. Ata u gëzuan me hisen e tyre (në këtë botë), e edhe ju u gëzuat me hisen tuaj, mu ashtu si u gëzuan ata që ishin para jush me hisen e tyre; dhe u lëshuat (në mosbesim) sikurse ata. Këtyre u janë asgjësuar veprat, në këtë botë dhe në tjetrën, e pikërisht këta janë të humburit.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70