caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 37

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:37

إِنَّمَا ٱلنَّسِىٓءُ زِيَادَةٌ فِى ٱلْكُفْرِ يُضَلُّ بِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يُحِلُّونَهُۥ عَامًا وَيُحَرِّمُونَهُۥ عَامًا لِّيُوَاطِـُٔوا۟ عِدَّةَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ فَيُحِلُّوا۟ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ زُيِّنَ لَهُمْ سُوٓءُ أَعْمَٰلِهِمْ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShtyrja e (një muaji) është vetëm shtim i mosbesimit, i cili i çon ata në humbje të mëtejshme. Ata e shpallin atë muaj të lejuar në një vit dhe të shenjtë vitin tjetër, në mënyrë që të përputhen me numrin e muajve që Allahu i ka shpallur të shenjtë, duke e lejuar atë që Allahu e ka ndaluar. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija, e, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
Albanian Translation - Hassan NahiVërtet, muaji shtesë është vetëm shtesë në mosbesim. Për shkak të tij jobesimtarët shkojnë në humbje: një vit e quajnë të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar, për të plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Allahu.[124] Kështu, ata lejojnë atë që ka ndaluar Allahu. Atyre u duken të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit jobesimtarë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70