caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 72

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:72

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ جَنَّٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَمَسَٰكِنَ طَيِّبَةً فِى جَنَّٰتِ عَدْنٍ وَرِضْوَٰنٌ مِّنَ ٱللَّهِ أَكْبَرُ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu u ka premtuar besimtarëve e besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si dhe vendbanime të mrekullueshme në Xhenetet e Adnit (Përjetësisë) e kënaqësinë e Allahut, që është më e madhja. Kjo është fitorja madhështore.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh.[125] Kjo është fitorja madhështore.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70