caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 81

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:81

فَرِحَ ٱلْمُخَلَّفُونَ بِمَقْعَدِهِمْ خِلَٰفَ رَسُولِ ٱللَّهِ وَكَرِهُوٓا۟ أَن يُجَٰهِدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَالُوا۟ لَا تَنفِرُوا۟ فِى ٱلْحَرِّ قُلْ نَارُ جَهَنَّمَ أَشَدُّ حَرًّا لَّوْ كَانُوا۟ يَفْقَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që mbetën pas, u gëzuan që nuk dolën me të Dërguarin e Allahut (në luftë) dhe nuk u pëlqente të luftonin me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, e thanë: "Mos dilni në vapë!" Thuaju: "Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë." Sikur ta kuptonin!
Albanian Translation - Hassan NahiAta që mbetën në shtëpitë e tyre, pas (daljes për luftë të) të Dërguarit të Allahut, u gëzuan; nuk u pëlqente të luftonin në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre dhe thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70