هُوَ ٱلَّذِىٓ أَرْسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلْهُدَىٰ وَدِينِ ٱلْحَقِّ لِيُظْهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْمُشْرِكُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë mbizotëruese mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë[123], edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.