caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yunus يونس

109 ajete · Mekë · radha e zbritjes 51

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ ٱلْحَكِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, ra.[1] Këto janë ajetet e Librit urtiplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنْ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰ رَجُلٍ مِّنْهُمْ أَنْ أَنذِرِ ٱلنَّاسَ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِندَ رَبِّهِمْ قَالَ ٱلْكَٰفِرُونَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a është çudi për njerëzit që Ne i shpallëm një njeriu nga mesi i tyre, duke i thënë: "Paralajmëroji njerëzit dhe përgëzoji ata që besojnë se do të kenë pozita të larta te Zoti i tyre!" Jobesimtarët thonë: "Në të vërtetë, ky është magjistar i qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ يُدَبِّرُ ٱلْأَمْرَ مَا مِن شَفِيعٍ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ إِذْنِهِۦ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai drejton çështjet. Nuk ka asnjë ndërmjetësues, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu, Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë! Vallë, si nuk merrni mësim?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا وَعْدَ ٱللَّهِ حَقًّا إِنَّهُۥ يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ لِيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ بِٱلْقِسْطِ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَهُمْ شَرَابٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTek Ai do të ktheheni të gjithë. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. Ai e fillon krijimin e më pas e përsërit atë, për t'i shpërblyer me drejtësi ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Ndërkaq, për jobesimtarët do të ketë pije nga uji i vluar dhe dënim të dhembshëm, për shkak se nuk besonin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ ٱلشَّمْسَ ضِيَآءً وَٱلْقَمَرَ نُورًا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعْلَمُوا۟ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلْحِسَابَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلْحَقِّ يُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që Diellin e bëri ndriçues e Hënën të ndritshme dhe ia caktoi fazat, që të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me qëllim të caktuar. Ai ua sqaron shenjat njerëzve që kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ فِى ٱخْتِلَٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, në ndërrimin e natës e ditës dhe në atë që ka krijuar Allahu në qiej e në Tokë ka shenja për njerëzit që i frikësohen Allahut.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا وَرَضُوا۟ بِٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَٱطْمَأَنُّوا۟ بِهَا وَٱلَّذِينَ هُمْ عَنْ ءَايَٰتِنَا غَٰفِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, ata që nuk presin të takohen me Ne, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote e i japin përparësi asaj dhe të cilët janë të shkujdesur ndaj shenjave Tona,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ مَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdo të kenë si vendstrehim Zjarrin, për shkak të asaj që vepruan.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ يَهْدِيهِمْ رَبُّهُم بِإِيمَٰنِهِمْ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَٰرُ فِى جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre i udhëzon për shkak të besimit të tyre. Poshtë tyre do të rrjedhin lumenj në kopshtet e lumturisë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

دَعْوَىٰهُمْ فِيهَا سُبْحَٰنَكَ ٱللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَٰمٌ وَءَاخِرُ دَعْوَىٰهُمْ أَنِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLutja e tyre aty do të jetë "I Patëmeta je, o Allah!", përshëndetja e tyre do të jetë "Selam (Paqe)" dhe lutja e tyre e fundit: "Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ يُعَجِّلُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ ٱلشَّرَّ ٱسْتِعْجَالَهُم بِٱلْخَيْرِ لَقُضِىَ إِلَيْهِمْ أَجَلُهُمْ فَنَذَرُ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur Allahu t'ua përshpejtonte njerëzve të keqen, ashtu siç ua përshpejton të mirën, do të shkatërroheshin. Por, ata që nuk presin të takohen me Ne, i lëmë të bredhin verbërisht në humbjen e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوْ قَاعِدًا أَوْ قَآئِمًا فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمْ يَدْعُنَآ إِلَىٰ ضُرٍّ مَّسَّهُۥ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْمُسْرِفِينَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njeriun e godet e keqja, ai na lutet shtrirë, ulur ose në këmbë, e, kur ia largojmë fatkeqësinë, ai kapërcen sikur të mos na kishte lutur për ndonjë të keqe që i kishte ndodhur. Kështu iu hijeshua tepruesve (që shkelin kufijtë e Allahut) ajo që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا ٱلْقُرُونَ مِن قَبْلِكُمْ لَمَّا ظَلَمُوا۟ وَجَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَمَا كَانُوا۟ لِيُؤْمِنُوا۟ كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْقَوْمَ ٱلْمُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i shkatërruam brezat para jush kur bënë padrejtësi. Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por nuk deshën të besojnë. Kështu i ndëshkojmë njerëzit keqbërës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ جَعَلْنَٰكُمْ خَلَٰٓئِفَ فِى ٱلْأَرْضِ مِنۢ بَعْدِهِمْ لِنَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj ju bëmë pasardhës (të tyre) në Tokë për të parë se si do të veproni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَاتُنَا بَيِّنَٰتٍ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا ٱئْتِ بِقُرْءَانٍ غَيْرِ هَٰذَآ أَوْ بَدِّلْهُ قُلْ مَا يَكُونُ لِىٓ أَنْ أُبَدِّلَهُۥ مِن تِلْقَآئِ نَفْسِىٓ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ إِنِّىٓ أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّى عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk presin të takohen me Ne, thonë: "Sill një Kuran tjetër pos këtij ose ndryshoje atë!" Thuaj: "Mua nuk më takon ta ndryshoj atë nga vetja. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. Unë i frikësohem, - nëse kundërshtoj Zotin tim, - dënimit të një Dite të madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَا تَلَوْتُهُۥ عَلَيْكُمْ وَلَآ أَدْرَىٰكُم بِهِۦ فَقَدْ لَبِثْتُ فِيكُمْ عُمُرًا مِّن قَبْلِهِۦٓ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Sikur të donte Allahu, unë nuk do t'jua lexoja e as Ai nuk do t'jua kumtonte atë (përmes meje). Unë kam jetuar mes jush një kohë të gjatë para kësaj (Shpalljes). Si nuk e kuptoni, vallë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلْمُجْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَٰٓؤُلَآءِ شُفَعَٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِ قُلْ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِى ٱلْأَرْضِ سُبْحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta adhurojnë në vend të Allahut ata që nuk u bëjnë dëm e as dobi, dhe thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu." Thuaju: "Mos doni t'i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej e në Tokë?" I patëmeta e i Lartësuar është Ai mbi çdo gjë që i shoqërojnë Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ ٱلنَّاسُ إِلَّآ أُمَّةً وَٰحِدَةً فَٱخْتَلَفُوا۟ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَقُضِىَ بَيْنَهُمْ فِيمَا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjerëzit qenë një bashkësi e vetme (në besimin e vërtetë), e më pas u përçanë. Sikur të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt, Allahu do të gjykonte ndërmjet tyre për gjërat që kundërshtoheshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَقُولُونَ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌ مِّن رَّبِّهِۦ فَقُلْ إِنَّمَا ٱلْغَيْبُ لِلَّهِ فَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُنتَظِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Sikur t'i zbriste atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij!" Thuaju: "Gajbi (e fshehta) i takon vetëm Allahut. Pritni pra, se edhe unë po pres bashkë me ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَآ أَذَقْنَا ٱلنَّاسَ رَحْمَةً مِّنۢ بَعْدِ ضَرَّآءَ مَسَّتْهُمْ إِذَا لَهُم مَّكْرٌ فِىٓ ءَايَاتِنَا قُلِ ٱللَّهُ أَسْرَعُ مَكْرًا إِنَّ رُسُلَنَا يَكْتُبُونَ مَا تَمْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën pas fatkeqësisë që i kishte goditur, ata thurin kurthe kundër ajeteve Tona (duke i përbuzur e përgënjeshtruar). Thuaju: "Allahu është më i shpejti në ngritjen e kurtheve." E, pa dyshim që të dërguarit Tanë shkruajnë çdo kurth që thurni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى يُسَيِّرُكُمْ فِى ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ حَتَّىٰٓ إِذَا كُنتُمْ فِى ٱلْفُلْكِ وَجَرَيْنَ بِهِم بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحُوا۟ بِهَا جَآءَتْهَا رِيحٌ عَاصِفٌ وَجَآءَهُمُ ٱلْمَوْجُ مِن كُلِّ مَكَانٍ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُمْ أُحِيطَ بِهِمْ دَعَوُا۟ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ لَئِنْ أَنجَيْتَنَا مِنْ هَٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi jua bën të mundur të udhëtoni nëpër tokë e det. Ndërkohë, kur (njerëzit) gjenden në anije, që lundron me ta me një ere të lehtë së cilës i gëzohen dhe pastaj u vjen një stuhi e furishme dhe dallgët i godasin nga çdo anë e mendojnë se do të mbyten, i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij: "Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë do të jemi mirënjohës."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّآ أَنجَىٰهُمْ إِذَا هُمْ يَبْغُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّمَا بَغْيُكُمْ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُم مَّتَٰعَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُكُمْ فَنُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, sapo Ai i shpëton, ata bëjnë shkelje në tokë pa kurrfarë të drejte. O njerëz, shkelja juaj është vetëm kundër vetes suaj, një kënaqësi e jetës së kësaj bote. Më pas, te Ne do të ktheheni e Ne do t'ju njoftojmë për atë që keni punuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا مَثَلُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَآءٍ أَنزَلْنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخْتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلْأَرْضِ مِمَّا يَأْكُلُ ٱلنَّاسُ وَٱلْأَنْعَٰمُ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذَتِ ٱلْأَرْضُ زُخْرُفَهَا وَٱزَّيَّنَتْ وَظَنَّ أَهْلُهَآ أَنَّهُمْ قَٰدِرُونَ عَلَيْهَآ أَتَىٰهَآ أَمْرُنَا لَيْلًا أَوْ نَهَارًا فَجَعَلْنَٰهَا حَصِيدًا كَأَن لَّمْ تَغْنَ بِٱلْأَمْسِ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që e lëshojmë nga qielli, me të cilin përzihen bimët e tokës, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët, e, kur toka të lulëzojë e të zbukurohet dhe banorët e saj të mendojnë se tashmë mund t'i vjelin bimët e saj, vjen urdhri Ynë natën ose ditën dhe e bëjmë si të ishte e korrur, sikur të mos kishte qenë e lulëzuar dje. Kështu i shtjellojmë provat për njerëzit që mendojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱللَّهُ يَدْعُوٓا۟ إِلَىٰ دَارِ ٱلسَّلَٰمِ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu fton për në Shtëpinë e Paqes (Xhenet) dhe udhëzon atë që do në rrugën e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِّلَّذِينَ أَحْسَنُوا۟ ٱلْحُسْنَىٰ وَزِيَادَةٌ وَلَا يَرْهَقُ وُجُوهَهُمْ قَتَرٌ وَلَا ذِلَّةٌ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që bënë vepra të mira u takon e mira (Xheneti) dhe një shpërblim shtesë[2]. Fytyrat e tyre nuk do të mbulohen nga errësira e as poshtërimi. Këta janë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَسَبُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ جَزَآءُ سَيِّئَةٍۭ بِمِثْلِهَا وَتَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ مَّا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ كَأَنَّمَآ أُغْشِيَتْ وُجُوهُهُمْ قِطَعًا مِّنَ ٱلَّيْلِ مُظْلِمًا أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që bëjnë vepra të këqija do të marrin dënimin përkatës për punët e këqija dhe do t'i mbulojë poshtërimi. Ata s'do të kenë asnjë mbrojtës nga Allahu. Fytyrat e tyre do të bëhen sikur të ishin mbuluar me copa të natës së errët. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوا۟ مَكَانَكُمْ أَنتُمْ وَشُرَكَآؤُكُمْ فَزَيَّلْنَا بَيْنَهُمْ وَقَالَ شُرَكَآؤُهُم مَّا كُنتُمْ إِيَّانَا تَعْبُدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, në ditën kur do t'i tubojmë të gjithë, do t'u themi atyre që i bënë shok Allahut: "Qëndroni në vendet tuaja, ju dhe idhujt tuaj!" Më pas do t'i ndajmë ata, ndërsa idhujt e tyre do të thonë: "Ju nuk na keni adhuruar ne.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًۢا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ إِن كُنَّا عَنْ عِبَادَتِكُمْ لَغَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMjafton Allahu si dëshmitar mes nesh dhe jush. Në të vërtetë, ne as që kemi ditur për adhurimin tuaj (ndaj nesh)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُنَالِكَ تَبْلُوا۟ كُلُّ نَفْسٍ مَّآ أَسْلَفَتْ وَرُدُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ مَوْلَىٰهُمُ ٱلْحَقِّ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, çdo shpirt do të marrë vesh atë që ka punuar më parë. Ata do të kthehen tek Allahu, te Mbrojtësi i tyre i vërtetë, dhe do t'u humbasin ata (zotat e rremë) që kishin sajuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ ٱلسَّمْعَ وَٱلْأَبْصَٰرَ وَمَن يُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ ٱلْمَيِّتَ مِنَ ٱلْحَىِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلْأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Kush ju furnizon nga qielli e Toka? Kush e ka në dorë dëgjimin dhe shikimin (tuaj)? Kush e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën prej së gjallës? Kush i drejton çështjet?" Do të thonë: "Allahu." Thuaju: "E si nuk i frikësoheni, atëherë?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمُ ٱلْحَقُّ فَمَاذَا بَعْدَ ٱلْحَقِّ إِلَّا ٱلضَّلَٰلُ فَأَنَّىٰ تُصْرَفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë! E, çfarë ka përtej së vërtetës, përveç humbjes? E, përse shmangeni, atëherë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ حَقَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ فَسَقُوٓا۟ أَنَّهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu jetësohet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që tregohen të pabindur, për shkak se nuk besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ هَلْ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ قُلِ ٱللَّهُ يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A ka ndonjë prej idhujve tuaj që e fillon krijimin e më pas e përsërit atë?" Thuaj: "Allahu është Ai që e fillon krijimin e mandej e përsërit atë. Pra, përse largoheni?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ هَلْ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهْدِىٓ إِلَى ٱلْحَقِّ قُلِ ٱللَّهُ يَهْدِى لِلْحَقِّ أَفَمَن يَهْدِىٓ إِلَى ٱلْحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لَّا يَهِدِّىٓ إِلَّآ أَن يُهْدَىٰ فَمَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A ka ndonjë prej idhujve tuaj që udhëzon në të vërtetën?" Thuaj: "Vetëm Allahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë, a është ai që udhëzon në të vërtetën më meritor që të ndiqet apo ai që s'mund të gjejë udhëzimin as për vete, përveç nëse e udhëzon ndokush?! Ç'keni pra që gjykoni kështu?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يَتَّبِعُ أَكْثَرُهُمْ إِلَّا ظَنًّا إِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغْنِى مِنَ ٱلْحَقِّ شَيْـًٔا إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِمَا يَفْعَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShumica e tyre ndjekin vetëm hamendjen. Por, hamendja është e kotë përballë së vërtetës. S'ka dyshim se Allahu e di mirë atë që bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ أَن يُفْتَرَىٰ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن تَصْدِيقَ ٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ ٱلْكِتَٰبِ لَا رَيْبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy Kuran nuk mund të bëhet nga askush tjetër përveç Allahut, por ai është vërtetues i shpalljeve para tij dhe shpjegues i Librit, për të cilin nuk ka dyshim se është nga Zoti i botëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ قُلْ فَأْتُوا۟ بِسُورَةٍ مِّثْلِهِۦ وَٱدْعُوا۟ مَنِ ٱسْتَطَعْتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë, thonë: "Ai (Muhamedi) e trilloi atë (Kuranin)!"? Thuaju: "Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ كَذَّبُوا۟ بِمَا لَمْ يُحِيطُوا۟ بِعِلْمِهِۦ وَلَمَّا يَأْتِهِمْ تَأْوِيلُهُۥ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJo, por ata e përgënjeshtruan atë që nuk e njohën mirë, para se t'u vinte paralajmërimi i tij. Kështu përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, por shiko se si ishte fundi i zullumqarëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُم مَّن يُؤْمِنُ بِهِۦ وَمِنْهُم مَّن لَّا يُؤْمِنُ بِهِۦ وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِٱلْمُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa nga ata (do të) besojnë në të e disa nuk (do të) besojnë. Zoti yt i di më së miri shkatërrimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل لِّى عَمَلِى وَلَكُمْ عَمَلُكُمْ أَنتُم بَرِيٓـُٔونَ مِمَّآ أَعْمَلُ وَأَنَا۠ بَرِىٓءٌ مِّمَّا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se të quajnë gënjeshtar, thuaju: "Unë jam përgjegjës për punët e mia e ju jeni përgjegjës për punët tuaja. Ju nuk do të jepni llogari për atë që bëj unë e as unë nuk do të jap llogari për atë që bëni ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُونَ إِلَيْكَ أَفَأَنتَ تُسْمِعُ ٱلصُّمَّ وَلَوْ كَانُوا۟ لَا يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMes tyre ka disa që të dëgjojnë, por a mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë, nëse ata nuk kuptojnë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْهُم مَّن يَنظُرُ إِلَيْكَ أَفَأَنتَ تَهْدِى ٱلْعُمْىَ وَلَوْ كَانُوا۟ لَا يُبْصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë mesin e tyre ka edhe disa që të shikojnë, por a mund t'i udhëzosh të verbrit, nëse ata nuk shohin?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظْلِمُ ٱلنَّاسَ شَيْـًٔا وَلَٰكِنَّ ٱلنَّاسَ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se Allahu nuk u bën njerëzve padrejtësi aspak, por njerëzit i bëjnë padrejtësi vetvetes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ كَأَن لَّمْ يَلْبَثُوٓا۟ إِلَّا سَاعَةً مِّنَ ٱلنَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيْنَهُمْ قَدْ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ وَمَا كَانُوا۟ مُهْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, Ditën kur Ai do t'i tubojë ata, do t'u duket sikur të kenë qëndruar vetëm një çast të ditës, ku do të njohin njëri-tjetrin. Vërtet të humbur janë ata që e përgënjeshtruan takimin me Allahun dhe nuk qenë të udhëzuar në rrugë të drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ ٱلَّذِى نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ ٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPavarësisht nëse të tregojmë diçka nga ajo me të cilën i kemi kërcënuar apo ta marrim shpirtin (para se t'i dënojmë), ata gjithsesi do të kthehen te Ne, pastaj Allahu është dëshmitar për çdo gjë që bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِكُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولٌ فَإِذَا جَآءَ رَسُولُهُمْ قُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْقِسْطِ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo popull pati të dërguar. E, kur të vijë i Dërguari i tyre, gjykohet ndërmjet tyre me drejtësi dhe nuk u bëhet e padrejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لَّآ أَمْلِكُ لِنَفْسِى ضَرًّا وَلَا نَفْعًا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ إِذَا جَآءَ أَجَلُهُمْ فَلَا يَسْتَـْٔخِرُونَ سَاعَةً وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Unë nuk mund t'i bëj vetes as dëm e as dobi, përveç aq sa dëshiron Allahu. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِنْ أَتَىٰكُمْ عَذَابُهُۥ بَيَٰتًا أَوْ نَهَارًا مَّاذَا يَسْتَعْجِلُ مِنْهُ ٱلْمُجْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më thoni, nëse dënimi i Tij ju vjen natën ose ditën, cilën pjesë të tij do të dëshironin ta përshpejtonin zullumqarët?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَثُمَّ إِذَا مَا وَقَعَ ءَامَنتُم بِهِۦٓ ءَآلْـَٰٔنَ وَقَدْ كُنتُم بِهِۦ تَسْتَعْجِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo, vetëm kur të ndodhë do ta besoni? A e besoni tash, ndërkohë që më parë kërkonit përshpejtimin e tij?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ قِيلَ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ذُوقُوا۟ عَذَابَ ٱلْخُلْدِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا بِمَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, atyre që bënë padrejtësi, do t'u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm! A mos po ndëshkoheni për diçka tjetër përveç asaj që keni punuar?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَسْتَنۢبِـُٔونَكَ أَحَقٌّ هُوَ قُلْ إِى وَرَبِّىٓ إِنَّهُۥ لَحَقٌّ وَمَآ أَنتُم بِمُعْجِزِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të të pyesin: "A njëmend është i vërtetë (ky dënim)?" Thuaju: "Po, për Zotin tim, s'ka dyshim që është i vërtetë dhe ju s'do të mund t'i shpëtoni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّ لِكُلِّ نَفْسٍ ظَلَمَتْ مَا فِى ٱلْأَرْضِ لَٱفْتَدَتْ بِهِۦ وَأَسَرُّوا۟ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ وَقُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْقِسْطِ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo shpirt keqbërës, sikur të kishte gjithë pasurinë që gjendet në Tokë, do ta jepte si shkëmbesë (për t'u liruar nga dënimi). Ata do të fshehin pendimin kur të shohin dënimin dhe do të gjykohen me drejtësi e nuk do t'u bëhet e padrejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَلَآ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Sigurisht që premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi jep jetë e vdekje dhe tek Ai do të ktheheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَآءٌ لِّمَا فِى ٱلصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Tashmë ju ka ardhur këshillë nga Zoti juaj, shërim për zemrat dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ بِفَضْلِ ٱللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِۦ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا۟ هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, pra, me këto le të gëzohen, se kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ لَكُم مِّن رِّزْقٍ فَجَعَلْتُم مِّنْهُ حَرَامًا وَحَلَٰلًا قُلْ ءَآللَّهُ أَذِنَ لَكُمْ أَمْ عَلَى ٱللَّهِ تَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më tregoni për rrizkun që jua ka zbritur Allahu, një pjesë të të cilit e bëtë të ndaluar e një pjesë të lejuar!" Thuaju: "A ju ka dhënë leje Allahu për këtë apo po trilloni gënjeshtra për Allahun?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا ظَنُّ ٱلَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, çfarë do të mendojnë ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun në Ditën e Kiametit? Me të vërtetë, Allahu është shumë Bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا تَكُونُ فِى شَأْنٍ وَمَا تَتْلُوا۟ مِنْهُ مِن قُرْءَانٍ وَلَا تَعْمَلُونَ مِنْ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيْكُمْ شُهُودًا إِذْ تُفِيضُونَ فِيهِ وَمَا يَعْزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثْقَالِ ذَرَّةٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ وَلَآ أَصْغَرَ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكْبَرَ إِلَّا فِى كِتَٰبٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që merresh me ndonjë çështje ose lexon për të nga Kurani dhe sa herë që bëni ndonjë punë, Ne jemi Mbikëqyrës mbi ju kur ju e kryeni atë. Zotit tënd s'mund t'i fshihet asnjë grimcë në Tokë e as në qiell, madje nuk ka asgjë, qoftë më e vogël (se grimca), qoftë më e madhe, që nuk është shënuar në një Libër të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَآ إِنَّ أَوْلِيَآءَ ٱللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, miqtë e Allahut as do të kenë frikë, as do të pikëllohen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَكَانُوا۟ يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerata (janë) të cilët besojnë dhe i frikësohen Allahut.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُمُ ٱلْبُشْرَىٰ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ لَا تَبْدِيلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër ta ka myzhde në këtë jetë dhe në botën tjetër. Nuk ka ndryshim në fjalët e Allahut. Kjo është fitorja e madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَحْزُنكَ قَوْلُهُمْ إِنَّ ٱلْعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë të mos brengosin fjalët e tyre. Në të vërtetë, tërë fuqia e krenaria i përket Allahut. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا يَتَّبِعُ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُرَكَآءَ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ndërkaq, ata që adhurojnë të tjerë në vend të Allahut, në të vërtetë, nuk ndjekin gjë tjetër përveç hamendjes dhe vetëm gënjejnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ لِتَسْكُنُوا۟ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبْصِرًا إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَسْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi jua bëri natën për të pushuar në të, ndërsa ditën jua bëri dritë. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدًا سُبْحَٰنَهُۥ هُوَ ٱلْغَنِىُّ لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ إِنْ عِندَكُم مِّن سُلْطَٰنٍۭ بِهَٰذَآ أَتَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Allahu ka fëmijë." I Patëmeta është Ai! Ai është i Panevojë. E Tija është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Ju nuk keni asnjë dëshmi për këtë. Përse thoni për Allahun diçka që nuk dini?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ لَا يُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "S'ka dyshim se ata që sajojnë gënjeshtra për Allahun, nuk do të shpëtojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَتَٰعٌ فِى ٱلدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ ٱلْعَذَابَ ٱلشَّدِيدَ بِمَا كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo është vetëm një kënaqësi e shkurtër në këtë botë, pastaj do të kthehen te Ne dhe do t'i bëjmë të shijojnë dënimin e rëndë, për shkak se nuk besonin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ نُوحٍ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦ يَٰقَوْمِ إِن كَانَ كَبُرَ عَلَيْكُم مَّقَامِى وَتَذْكِيرِى بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَعَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلْتُ فَأَجْمِعُوٓا۟ أَمْرَكُمْ وَشُرَكَآءَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُنْ أَمْرُكُمْ عَلَيْكُمْ غُمَّةً ثُمَّ ٱقْضُوٓا۟ إِلَىَّ وَلَا تُنظِرُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUa trego atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: "O populli im, nëse qëndrimi im mes jush dhe rikujtimi im i ajeteve të Allahut ju duket i rëndë, atëherë ta dini se unë i jam mbështetur Allahut. Prandaj, merrni vendim (kundër meje) bashkë me idhujt tuaj dhe mos e fshihni vendimin, pastaj veproni kundër meje e mos më lini kohë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَمَا سَأَلْتُكُم مِّنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ktheni shpinën, atëherë dijeni se nuk po ju kërkoj asnjë shpërblim, sepse shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Unë jam urdhëruar të jem prej muslimanëve (të nënshtruarve ndaj Allahut).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيْنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِى ٱلْفُلْكِ وَجَعَلْنَٰهُمْ خَلَٰٓئِفَ وَأَغْرَقْنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُنذَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ata e quajtën atë (Nuhun) gënjeshtar, e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije e i bëmë pasardhës, ndërsa i fundosëm ata që përgënjeshtruan ajetet Tona. Shih pra si ishte fundi i atyre që qenë paralajmëruar!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنۢ بَعْدِهِۦ رُسُلًا إِلَىٰ قَوْمِهِمْ فَجَآءُوهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُوا۟ لِيُؤْمِنُوا۟ بِمَا كَذَّبُوا۟ بِهِۦ مِن قَبْلُ كَذَٰلِكَ نَطْبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلْمُعْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, pas tij çuam të dërguar te popujt e tyre, të cilët u erdhën me dëshmi të qarta, por ata nuk deshën të besonin atë që kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu i vulosim zemrat e atyre që i kalojnë kufijtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنۢ بَعْدِهِم مُّوسَىٰ وَهَٰرُونَ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ بِـَٔايَٰتِنَا فَٱسْتَكْبَرُوا۟ وَكَانُوا۟ قَوْمًا مُّجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMandej, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin te Faraoni dhe paria e tij me provat Tona, por ata u treguan mendjemëdhenj dhe ishin popull keqbërës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلْحَقُّ مِنْ عِندِنَا قَالُوٓا۟ إِنَّ هَٰذَا لَسِحْرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u erdhi atyre e vërteta nga Ne, thanë: "Vërtet, kjo është magji e kulluar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ مُوسَىٰٓ أَتَقُولُونَ لِلْحَقِّ لَمَّا جَآءَكُمْ أَسِحْرٌ هَٰذَا وَلَا يُفْلِحُ ٱلسَّٰحِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: "Vallë, për të vërtetën thoni kështu, pasi ju ka ardhur?! Si mund të jetë kjo magji, ndërkohë që magjistarët nuk mund të shpëtojnë?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا لِتَلْفِتَنَا عَمَّا وَجَدْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَا وَتَكُونَ لَكُمَا ٱلْكِبْرِيَآءُ فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا نَحْنُ لَكُمَا بِمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "A ke ardhur te ne që të na largosh nga ajo që i gjetëm baballarët tanë dhe që ju të dy të keni epërsi në tokë? Ne nuk do t'ju besojmë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ فِرْعَوْنُ ٱئْتُونِى بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFaraoni tha: "Më sillni çdo magjistar të ditur!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلْقُوا۟ مَآ أَنتُم مُّلْقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur erdhën magjistarët, Musai u tha atyre: "Hidhni atë që keni për të hedhur!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّآ أَلْقَوْا۟ قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئْتُم بِهِ ٱلسِّحْرُ إِنَّ ٱللَّهَ سَيُبْطِلُهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُصْلِحُ عَمَلَ ٱلْمُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ata hodhën, Musai tha: "Ajo që sollët ju është magji", por Allahu do ta shkatërrojë atë. S'ka dyshim se Allahu nuk e pranon si të mirë punën e shkatërrimtarëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيُحِقُّ ٱللَّهُ ٱلْحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْمُجْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e përforcon të vërtetën me fjalët e Tij, edhe pse këtë e urrejnë keqbërësit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَآ ءَامَنَ لِمُوسَىٰٓ إِلَّا ذُرِّيَّةٌ مِّن قَوْمِهِۦ عَلَىٰ خَوْفٍ مِّن فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِمْ أَن يَفْتِنَهُمْ وَإِنَّ فِرْعَوْنَ لَعَالٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلْمُسْرِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, Musait i besoi vetëm një pakicë nga populli i tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e tij, se do t'i sprovonte. Vërtet, Faraoni ishte mendjemadh në Tokë dhe me të vërtetë i kalonte kufijtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰقَوْمِ إِن كُنتُمْ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوٓا۟ إِن كُنتُم مُّسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: "O populli im, nëse vërtet e besoni Allahun, atëherë mbështetjuni vetëm Atij, nëse jeni muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij)!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقَالُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلْنَا رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِّلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne i mbështetemi vetëm Allahut. Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin zullumqar

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَجِّنَا بِرَحْمَتِكَ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe na shpëto me mëshirën Tënde nga populli jobesimtar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰ وَأَخِيهِ أَن تَبَوَّءَا لِقَوْمِكُمَا بِمِصْرَ بُيُوتًا وَٱجْعَلُوا۟ بُيُوتَكُمْ قِبْلَةً وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: "Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, bëjini shtëpitë tuaja faltore dhe faleni namazin. Dhe përgëzoji besimtarët!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ مُوسَىٰ رَبَّنَآ إِنَّكَ ءَاتَيْتَ فِرْعَوْنَ وَمَلَأَهُۥ زِينَةً وَأَمْوَٰلًا فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّوا۟ عَن سَبِيلِكَ رَبَّنَا ٱطْمِسْ عَلَىٰٓ أَمْوَٰلِهِمْ وَٱشْدُدْ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُوا۟ حَتَّىٰ يَرَوُا۟ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: “Zoti ynë, Ti i dhe Faraonit dhe parisë së tij stoli e pasuri në këtë jetë, Zoti ynë, ndërkohë që ata largojnë (të tjerët) nga rruga Jote! Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre dhe vulosua zemrat, që të mos besojnë derisa të shohin dënimin e dhembshëm!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ قَدْ أُجِيبَت دَّعْوَتُكُمَا فَٱسْتَقِيمَا وَلَا تَتَّبِعَآنِّ سَبِيلَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Lutja e juve të dyve u pranua. Prandaj, qëndroni të patundur (në rrugën e drejtë) e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَٰوَزْنَا بِبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُۥ بَغْيًا وَعَدْوًا حَتَّىٰٓ إِذَآ أَدْرَكَهُ ٱلْغَرَقُ قَالَ ءَامَنتُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱلَّذِىٓ ءَامَنَتْ بِهِۦ بَنُوٓا۟ إِسْرَٰٓءِيلَ وَأَنَا۠ مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i kaluam bijtë e Israilit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas mizorisht e armiqësisht. Por, kur nisi të fundosej, tha: "Po besoj se nuk ka zot të vërtetë përveç Atij që i besuan bijtë e Israilit dhe unë jam në mesin e muslimanëve (të nënshtruarve ndaj Allahut)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ءَآلْـَٰٔنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنتَ مِنَ ٱلْمُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, tash (po beson), ndërkohë që më parë ishe i pabindur e shkatërrimtar?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱلْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ ءَايَةً وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ ٱلنَّاسِ عَنْ ءَايَٰتِنَا لَغَٰفِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSot po ta shpëtojmë trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje. Vërtet, shumë njerëz janë plotësisht të shkujdesur ndaj shenjave Tona.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ بَوَّأْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مُبَوَّأَ صِدْقٍ وَرَزَقْنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ فَمَا ٱخْتَلَفُوا۟ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِى بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i vendosëm bijtë e Israilit në një vend fisnik dhe i begatuam me të mira, por ata nuk u përçanë derisa u erdhi dija. S'ka dyshim se Zoti yt do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن كُنتَ فِى شَكٍّ مِّمَّآ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ فَسْـَٔلِ ٱلَّذِينَ يَقْرَءُونَ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكَ لَقَدْ جَآءَكَ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُمْتَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse je në mëdyshje lidhur me atë që ta kemi shpallur, atëherë pyeti ata që lexojnë Shkrimet para teje. S'ka dyshim se ty të ka ardhur e vërteta nga Zoti yt, andaj kurrsesi mos u bëj prej atyre që dyshojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَتَكُونَ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kurrsesi mos u bëj prej atyre që përgënjeshtrojnë ajetet e Allahut e të bëhesh prej të humburve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ حَقَّتْ عَلَيْهِمْ كَلِمَتُ رَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, ata që merituan vendimin e Zotit tënd, nuk do të besojnë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ جَآءَتْهُمْ كُلُّ ءَايَةٍ حَتَّىٰ يَرَوُا۟ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeredhe sikur t'u vinin të gjitha provat, derisa të shihnin dënimin e dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَوْلَا كَانَتْ قَرْيَةٌ ءَامَنَتْ فَنَفَعَهَآ إِيمَٰنُهَآ إِلَّا قَوْمَ يُونُسَ لَمَّآ ءَامَنُوا۟ كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ ٱلْخِزْىِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَمَتَّعْنَٰهُمْ إِلَىٰ حِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërse nuk pati ndonjë qytet që do të besonte (para se t'u vinte dënimi), e t'u bënte dobi besimi i tyre, me përjashtim të popullit të Junusit, të cilëve, kur besuan, ua larguam dënimin poshtërues në këtë botë dhe i lamë të kënaqeshin për një kohë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ شَآءَ رَبُّكَ لَـَٔامَنَ مَن فِى ٱلْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا أَفَأَنتَ تُكْرِهُ ٱلنَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُوا۟ مُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo të donte Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë, që të gjithë. Vallë, a do t'i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَن تُؤْمِنَ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَيَجْعَلُ ٱلرِّجْسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAskush nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ai e lëshon dënimin mbi ata që nuk mendojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلِ ٱنظُرُوا۟ مَاذَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا تُغْنِى ٱلْـَٔايَٰتُ وَٱلنُّذُرُ عَن قَوْمٍ لَّا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Vështroni çfarë ka në qiej dhe në Tokë! Por, shenjat dhe paralajmërimet nuk u bëjnë dobi njerëzve që nuk besojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَهَلْ يَنتَظِرُونَ إِلَّا مِثْلَ أَيَّامِ ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلِهِمْ قُلْ فَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُنتَظِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos presin ata gjë tjetër pos diçkaje të ngjashme me ditët e dënimit të atyre që kishin jetuar më parë? Thuaj: "Pritni pra, se edhe unë jam duke pritur me ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ نُنَجِّى رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنجِ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, Ne i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan. Kështu pra, është detyrë Jona që t'i shpëtojmë besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمْ فِى شَكٍّ مِّن دِينِى فَلَآ أَعْبُدُ ٱلَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِنْ أَعْبُدُ ٱللَّهَ ٱلَّذِى يَتَوَفَّىٰكُمْ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O njerëz, nëse dyshoni në fenë time, atëherë dijeni se unë nuk adhuroj ata që i adhuroni ju në vend të Allahut, por e adhuroj Allahun, i Cili jua merr shpirtrat. Unë jam urdhëruar të jem prej besimtarëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنْ أَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe (më është thënë): "Ktheje fytyrën nga feja (e vërtetë) duke qenë besimdrejtë dhe assesi mos u bëj nga idhujtarët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَدْعُ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِّنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe mos iu lut askujt tjetër përveç Allahut. Ata nuk mund të të bëjnë as dobi e as dëm! Po qe se do ta bëje këtë, do të ishe i padrejtë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يَمْسَسْكَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَ وَإِن يُرِدْكَ بِخَيْرٍ فَلَا رَآدَّ لِفَضْلِهِۦ يُصِيبُ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë nuk do të mund të ta largojë atë askush përveç Tij, e, nëse Ai dëshiron të të dhurojë ndonjë mirësi, s'ka kush që mund ta pengojë bujarinë e Tij. Ai ia jep atë kujt të dojë nga robërit e Tij. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُمُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَنِ ٱهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِى لِنَفْسِهِۦ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا وَمَآ أَنَا۠ عَلَيْكُم بِوَكِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj. Kushdo që udhëzohet në rrugë të drejtë, është udhëzuar vetëm për të mirën e vetvetes dhe kushdo që humbet, humbet në dëm të vetvetes, e unë nuk jam mbikëqyrës juaji."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتَّبِعْ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيْكَ وَٱصْبِرْ حَتَّىٰ يَحْكُمَ ٱللَّهُ وَهُوَ خَيْرُ ٱلْحَٰكِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdiq atë që të është shpallur dhe duro derisa të gjykojë Allahu! Ai është Gjykatësi më i mirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70