caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 3

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:3

وَأَذَٰنٌ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلنَّاسِ يَوْمَ ٱلْحَجِّ ٱلْأَكْبَرِ أَنَّ ٱللَّهَ بَرِىٓءٌ مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ وَرَسُولُهُۥ فَإِن تُبْتُمْ فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِى ٱللَّهِ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, shpallje nga Allahu dhe i Dërguari i Tij drejtuar njerëzve në Ditën e Haxhit të Madh, se Allahu dhe i Dërguari i Tij janë të lirë nga detyrimi ndaj idhujtarëve. Nëse pendoheni, është më mirë për ju, por, nëse ktheni shpinën, atëherë dijeni se nuk mund t'i shpëtoni Allahut. Pra, njoftoji jobesimtarët për një dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiJa shpallja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij drejtuar njerëzve në ditën e haxhit të madh: “Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo detyrim ndaj idhujtarëve”. Nëse ju (idhujtarë) pendoheni, është më mirë për ju; por, nëse largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do të mund t’i shpëtoni Allahut! Njoftoji mohuesit për dënimin e dhembshëm (që i pret).
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70