caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 99

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:99

وَمِنَ ٱلْأَعْرَابِ مَن يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَيَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ قُرُبَٰتٍ عِندَ ٱللَّهِ وَصَلَوَٰتِ ٱلرَّسُولِ أَلَآ إِنَّهَا قُرْبَةٌ لَّهُمْ سَيُدْخِلُهُمُ ٱللَّهُ فِى رَحْمَتِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nga beduinët ka edhe të atillë që besojnë Allahun e Ditën e Fundit dhe e konsiderojnë atë që shpenzojnë si mjet për t'iu afruar Allahut dhe për të fituar lutjet e të Dërguarit. Kjo, pa dyshim, është një mjet afrimi (tek Allahu) për ta. Allahu do t'i fusë nën mëshirën e Tij. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Hassan NahiPo ka nga beduinët të atillë që besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe shpenzimin (në rrugë të Allahut) e quajnë si mjet për t’iu afruar Allahut dhe për të merituar bekimin e të Dërguarit. Dhe vërtet që kjo do t’u sjellë afrimin: Allahu do t’i pranojë ata në mëshirën e Vet. Njëmend, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70