caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 74

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:74

يَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ مَا قَالُوا۟ وَلَقَدْ قَالُوا۟ كَلِمَةَ ٱلْكُفْرِ وَكَفَرُوا۟ بَعْدَ إِسْلَٰمِهِمْ وَهَمُّوا۟ بِمَا لَمْ يَنَالُوا۟ وَمَا نَقَمُوٓا۟ إِلَّآ أَنْ أَغْنَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ مِن فَضْلِهِۦ فَإِن يَتُوبُوا۟ يَكُ خَيْرًا لَّهُمْ وَإِن يَتَوَلَّوْا۟ يُعَذِّبْهُمُ ٱللَّهُ عَذَابًا أَلِيمًا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَمَا لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مِن وَلِىٍّ وَلَا نَصِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta betohen në Allahun se nuk e thanë atë (fjalë të keqe), por, në të vërtetë ata thanë fjalën e mosbesimit dhe nxorën në pah mosbesimin e tyre pas hyrjes në Islam dhe synuan të bëjnë diçka që nuk arritën ta bëjnë. Ata u zemëruan vetëm pse Allahu dhe i Dërguari i Tij i pasuruan ata me dhuntitë e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta, por, nëse kundërshtojnë, Allahu do t'i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm në këtë botë e në botën tjetër dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi a ndihmëtari në Tokë.
Albanian Translation - Hassan NahiHipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë (të keqe). Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas (pranimit të) Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme. Ata u bënë keqdashës, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij u kishin dhënë (besimtarëve) nga të mirat e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta; por, nëse kthejnë shpinën, Allahu do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi apo ndihmësi në Tokë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70