caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tawba, ajeti 40

Medinë · radha e zbritjes 113 · 9:40

إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ ٱللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ثَانِىَ ٱثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِى ٱلْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَٰحِبِهِۦ لَا تَحْزَنْ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَنَا فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَيْهِ وَأَيَّدَهُۥ بِجُنُودٍ لَّمْ تَرَوْهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلسُّفْلَىٰ وَكَلِمَةُ ٱللَّهِ هِىَ ٱلْعُلْيَا وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju nuk e përkrahni atë (Pejgamberin), atëherë Allahu e ka përkrahur atë kur jobesimtarët e detyruan të largohej; kur ishte i dyti nga të dy në shpellë – i tha shokut të tij (Ebu Bekrit): "Mos u pikëllo, se Allahu është me ne!" Pas kësaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të, e mbështeti me ushtarë që nuk i shihnit, dhe bëri që fjala e jobesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse Fjala e Allahut të jetë më e larta. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70