Ballina › Suret › Surja As-Saaffaat
Surja As-Saaffaat الصافات
182 ajete · Mekë · radha e zbritjes 56
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفًّا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Betohem në ata (melekë) që rreshtohen në radhë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجْرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe në ata që shtyjnë (retë),
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكْرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center si dhe në ata që lexojnë (Fjalën e Allahut),
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ إِلَٰهَكُمْ لَوَٰحِدٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se, vërtet, Zoti juaj është Një,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ ٱلْمَشَٰرِقِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre dhe Zoti i lindjeve!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنْيَا بِزِينَةٍ ٱلْكَوَاكِبِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët me bukurinë e yjeve,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَحِفْظًا مِّن كُلِّ شَيْطَٰنٍ مَّارِدٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center si mbrojtje prej çdo shejtani të pabindur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلْمَلَإِ ٱلْأَعْلَىٰ وَيُقْذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, ata s'mund të përgjojnë Parinë më të lartë (të melekëve) dhe qëllohen nga çdo anë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
دُحُورًا وَلَهُمْ عَذَابٌ وَاصِبٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center duke u dëbuar - e për ta do të ketë dënim të përhershëm, -
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا مَنْ خَطِفَ ٱلْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌ ثَاقِبٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center me përjashtim të atij që rrëmben vjedhurazi ndonjë fjalë, të cilin e ndjek një shigjetë flakëruese që shpon.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَم مَّنْ خَلَقْنَآ إِنَّا خَلَقْنَٰهُم مِّن طِينٍ لَّازِبٍۭ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pra, pyeti ata: "A është më i vështirë krijimi i tyre apo gjërat e tjera që i krijuam?" Ne i krijuam ata prej baltës ngjitëse.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بَلْ عَجِبْتَ وَيَسْخَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, ti habitesh, ndërsa ata tallen
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِذَا ذُكِّرُوا۟ لَا يَذْكُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe, kur këshillohen, nuk marrin mësim.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِذَا رَأَوْا۟ ءَايَةً يَسْتَسْخِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Madje, kur shohin ndonjë shenjë, tallen me të
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَقَالُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe thonë: "Kjo s'është gjë tjetër, veçse magji e kulluar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلْأَوَّلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A edhe të parët tanë të lashtë?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قُلْ نَعَمْ وَأَنتُمْ دَٰخِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Thuaju: "Po, madje të poshtëruar."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِنَّمَا هِىَ زَجْرَةٌ وَٰحِدَةٌ فَإِذَا هُمْ يَنظُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Do të jetë një buçimë e vetme[1], pas së cilës do të ngrihen duke shikuar
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَقَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَا هَٰذَا يَوْمُ ٱلدِّينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e do të thonë: "Ah! Të mjerët ne! Kjo është Dita e Llogarisë!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Atyre do t'u thuhet): "Kjo është pra Dita e Gjykimit, të cilën e përgënjeshtronit!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱحْشُرُوا۟ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ وَأَزْوَٰجَهُمْ وَمَا كَانُوا۟ يَعْبُدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (E do t'u thuhet melekëve): "Tuboni të gjithë ata që bënë keq, sojin e tyre dhe ata që i adhuronin
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهْدُوهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْجَحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center në vend të Allahut e tregojuani rrugën e Zjarrit flakërues!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَقِفُوهُمْ إِنَّهُم مَّسْـُٔولُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ndalini ata, se do të merren në pyetje!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Ç'keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بَلْ هُمُ ٱلْيَوْمَ مُسْتَسْلِمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, atë Ditë ata do të dorëzohen plotësisht.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَآءَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata do të kthehen nga njëri-tjetri, duke u grindur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوٓا۟ إِنَّكُمْ كُنتُمْ تَأْتُونَنَا عَنِ ٱلْيَمِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Do të thonë (pasuesit): "Ishit ju që na vinit nga e djathta (duke na mashtruar)."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ بَل لَّمْ تَكُونُوا۟ مُؤْمِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata (të pasuarit) do të thonë: "Jo, por ju vetë nuk ishit besimtarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيْكُم مِّن سُلْطَٰنٍۭ بَلْ كُنتُمْ قَوْمًا طَٰغِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne nuk patëm kurrfarë pushteti mbi ju. Përkundrazi, ju vetë ishit njerëz që kalonit kufijtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَحَقَّ عَلَيْنَا قَوْلُ رَبِّنَآ إِنَّا لَذَآئِقُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj u përmbush kundër nesh fjala e Zotit Tonë, kështu që patjetër do ta shijojmë (dënimin).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَغْوَيْنَٰكُمْ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne ju çuam në humbje, meqë vetë ishim të humbur."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِنَّهُمْ يَوْمَئِذٍ فِى ٱلْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atë Ditë, ata do të jenë në dënim të gjithë së bashku.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِٱلْمُجْرِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu veprojmë Ne me keqbërësit,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُمْ كَانُوٓا۟ إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center sepse, sa herë që u thuhej atyre: "Askush përveç Allahut nuk ka të drejtë të adhurohet", ata tregoheshin mendjemëdhenj
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓا۟ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَّجْنُونٍۭ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe thoshin: "Vallë, a t'i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بَلْ جَآءَ بِٱلْحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Përkundrazi, ai e solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit (e mëparshëm).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّكُمْ لَذَآئِقُوا۟ ٱلْعَذَابِ ٱلْأَلِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Gjithsesi, ju do ta shijoni dënimin e dhembshëm
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe do të ndëshkoheni vetëm për atë që keni bërë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center me përjashtim të robërve të përkushtuar të Allahut.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ رِزْقٌ مَّعْلُومٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Për ta do të ketë mirësi të njohura:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكْرَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center fruta të llojllojshme dhe do të jenë të nderuar,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فِى جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center në Kopshtet e Lumturisë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
عَلَىٰ سُرُرٍ مُّتَقَٰبِلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center në divane, përballë njëri-tjetrit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يُطَافُ عَلَيْهِم بِكَأْسٍ مِّن مَّعِينٍۭ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atyre do t'u shërbehet një gotë verë e mbushur nga një burim:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بَيْضَآءَ لَذَّةٍ لِّلشَّٰرِبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e bardhë dhe e shijshme për ata që e pinë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَا فِيهَا غَوْلٌ وَلَا هُمْ عَنْهَا يُنزَفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ajo nuk do t'u bëjë dëm e as do të dehen prej saj.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَعِندَهُمْ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ عِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pranë tyre do të jenë vashat e dëlira e symëdha,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌ مَّكْنُونٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center sikur të ishin perla të ruajtura mirë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَآءَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj ata do të kthehen nga njëri-tjetri duke biseduar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ قَآئِلٌ مِّنْهُمْ إِنِّى كَانَ لِى قَرِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Dikush prej tyre do të thotë: "Unë kisha një shok,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُصَدِّقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center i cili më thoshte: "Njëmend je nga ata që besojnë
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të merremi në llogari?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ هَلْ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai do të thotë: "A dëshironi ta shihni?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِى سَوَآءِ ٱلْجَحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, ai do të shikojë poshtë e do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرْدِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai do të thotë: "Për Allahun, për pak sa nuk më shkatërrove edhe mua!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَوْلَا نِعْمَةُ رَبِّى لَكُنتُ مِنَ ٱلْمُحْضَرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Po të mos ishte mirësia e Zotit tim, do të isha prej të dënuarve."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَفَمَا نَحْنُ بِمَيِّتِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Atëherë do t'u thotë bashkëbesimtarëve të vet): "Pra, ne nuk do të vdesim më,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا مَوْتَتَنَا ٱلْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center përveç vdekjes sonë të parë, e as do të ndëshkohemi."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pa dyshim, kjo është fitorja e madhe!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لِمِثْلِ هَٰذَا فَلْيَعْمَلِ ٱلْعَٰمِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Për diçka të këtillë le të përpiqen punëtorët!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَذَٰلِكَ خَيْرٌ نُّزُلًا أَمْ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا جَعَلْنَٰهَا فِتْنَةً لِّلظَّٰلِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e kemi bërë atë sprovë për zullumqarët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهَا شَجَرَةٌ تَخْرُجُ فِىٓ أَصْلِ ٱلْجَحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ajo është një pemë që del nga fundi i Zjarrit flakërues,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
طَلْعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center frutat e së cilës janë si kokat e djajve.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِنَّهُمْ لَـَٔاكِلُونَ مِنْهَا فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata, me siguri, do të hanë prej saj dhe do t'i mbushin barqet me të.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ثُمَّ إِنَّ لَهُمْ عَلَيْهَا لَشَوْبًا مِّنْ حَمِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj do t'u jepet një përzierje me ujë të vluar
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ثُمَّ إِنَّ مَرْجِعَهُمْ لَإِلَى ٱلْجَحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e mandej do të kthehen në Zjarrin flakërues.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُمْ أَلْفَوْا۟ ءَابَآءَهُمْ ضَآلِّينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata i gjetën baballarët e tyre të humbur
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَهُمْ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمْ يُهْرَعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe nxituan të ndjekin gjurmët e tyre.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَقَدْ ضَلَّ قَبْلَهُمْ أَكْثَرُ ٱلْأَوَّلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, edhe para tyre patën humbur shumica e të mëparshmëve,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center edhe pse në mesin e tyre dërguam paralajmërues.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُنذَرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Shih pra si ishte fundi i atyre që qenë paralajmëruar!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Përjashtim bëjnë vetëm robërit e përkushtuar të Allahut.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَقَدْ نَادَىٰنَا نُوحٌ فَلَنِعْمَ ٱلْمُجِيبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Me të vërtetë, Ne na pati bërë lutje Nuhu, e sa të shkëlqyer jemi në përgjigje.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَنَجَّيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥ مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَجَعَلْنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلْبَاقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe pasardhësit e tij i bëmë të mbijetuarit e vetëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i lamë atij një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٍ فِى ٱلْعَٰلَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Paqja qoftë mbi Nuhun në mbarë botën!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai ishte prej robërve Tanë besimtarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ثُمَّ أَغْرَقْنَا ٱلْـَٔاخَرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj i fundosëm të tjerët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبْرَٰهِيمَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pa dyshim, prej ndjekësve të rrugës së tij ishte Ibrahimi.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujto kur erdhi te Zoti i tij me zemër të shëndoshë
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦ مَاذَا تَعْبُدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe i tha babait e popullit të vet: "Çfarë po adhuroni?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَئِفْكًا ءَالِهَةً دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vallë, zota të rremë dëshironi në vend të Allahut?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَنَظَرَ نَظْرَةً فِى ٱلنُّجُومِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Më pas, ai u hodhi një shikim yjeve
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَقَالَ إِنِّى سَقِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe tha: "Unë jam i sëmurë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَتَوَلَّوْا۟ عَنْهُ مُدْبِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu, ata kthyen shpinën e u larguan prej tij.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمْ فَقَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, ai u përvodh te zotat e tyre dhe u tha: "A nuk po hani?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا لَكُمْ لَا تَنطِقُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ç'keni që nuk flisni?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَرَاغَ عَلَيْهِمْ ضَرْبًۢا بِٱلْيَمِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj, iu kthye atyre, duke i goditur me dorën e djathtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَقْبَلُوٓا۟ إِلَيْهِ يَزِفُّونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, njerëzit erdhën me nxitim drejt tij.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai tha: "Si adhuroni diçka që vetë e keni gdhendur,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center ndërkohë që Allahu ju krijoi ju dhe atë që punoni?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ ٱبْنُوا۟ لَهُۥ بُنْيَٰنًا فَأَلْقُوهُ فِى ٱلْجَحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "Ndërtoni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَرَادُوا۟ بِهِۦ كَيْدًا فَجَعَلْنَٰهُمُ ٱلْأَسْفَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata deshën t'i ngrinin një kurth, por Ne bëmë që ata të jenë të poshtëruarit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَقَالَ إِنِّى ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّى سَيَهْدِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai tha: "Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
رَبِّ هَبْ لِى مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Zoti im, më dhuro fëmijë të mirë!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَبَشَّرْنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, Ne i dhamë myzhde për një djalë të butë (Ismailin).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَٰبُنَىَّ إِنِّىٓ أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E, kur ai u rrit sa të mund të punonte me të, Ibrahimi i tha: "O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Më trego çfarë po mendon?" Ai i tha: "O babushi im, vepro ashtu siç urdhërohesh! Në dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَمَّآ أَسْلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلْجَبِينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur ata të dy u nënshtruan dhe Ibrahimi e vuri me fytyrë përtokë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَنَٰدَيْنَٰهُ أَن يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e thirrëm: "O Ibrahim!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَدْ صَدَّقْتَ ٱلرُّءْيَآ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E përmbushe ëndrrën." Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْبَلَٰٓؤُا۟ ٱلْمُبِينُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kjo ishte njëmend një sprovë e qartë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفَدَيْنَٰهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe i lamë atij një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Paqja qoftë mbi Ibrahimin!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai ishte prej robërve tanë besimtarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَبَشَّرْنَٰهُ بِإِسْحَٰقَ نَبِيًّا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i dhamë myzhde për Ishakun, një pejgamber nga të mirët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَبَٰرَكْنَا عَلَيْهِ وَعَلَىٰٓ إِسْحَٰقَ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحْسِنٌ وَظَالِمٌ لِّنَفْسِهِۦ مُبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e bekuam atë dhe Ishakun, por në mesin e pasardhësve të tyre kishte punëmbarë, por edhe të atillë që dukshëm i bënë padrejtësi vetvetes me gjynahe.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vërtet, Ne u dhuruam mirësi Musait dhe Harunit,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَنَجَّيْنَٰهُمَا وَقَوْمَهُمَا مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga brenga e madhe
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَنَصَرْنَٰهُمْ فَكَانُوا۟ هُمُ ٱلْغَٰلِبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe i ndihmuam, kështu që dolën ngadhënjyes.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَءَاتَيْنَٰهُمَا ٱلْكِتَٰبَ ٱلْمُسْتَبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne u dhamë atyre të dyve Librin e qartë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَهَدَيْنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center i udhëzuam në rrugën e drejtë
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِمَا فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe u lamë një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Paqja qoftë mbi Musain e Harunin!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُمَا مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata ishin vërtet nga robërit Tanë besimtarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe Iljasi ishte vërtet një nga të dërguarit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai i tha popullit të vet: "A nuk i frikësoheni Allahut?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَتَدْعُونَ بَعْلًا وَتَذَرُونَ أَحْسَنَ ٱلْخَٰلِقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vallë, si mund ta lutni Ba'lin[2] e po e lini Krijuesin më të mirë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱللَّهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj do të ndëshkohen patjetër,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center me përjashtim të robërve të përkushtuar të Allahut.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i lamë atij një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلْ يَاسِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Paqja qoftë mbi Iliasin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai ishte prej robërve Tanë besimtarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ لُوطًا لَّمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Me të vërtetë, edhe Luti ishte njëri nga të dërguarit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ نَجَّيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ أَجْمَعِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujto kur e shpëtuam atë dhe gjithë familjen e tij,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا عَجُوزًا فِى ٱلْغَٰبِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center përveç një plake që ishte në mesin e atyre që mbetën pas.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ثُمَّ دَمَّرْنَا ٱلْـَٔاخَرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj, i shkatërruam të tjerët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّكُمْ لَتَمُرُّونَ عَلَيْهِم مُّصْبِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ju kaloni pranë (rrënojave të) tyre në mëngjes
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَبِٱلَّيْلِ أَفَلَا تَعْقِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe gjatë natës. A nuk po mblidhni mend?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pa dyshim, edhe Junusi ishte njëri nga të dërguarit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ أَبَقَ إِلَى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujto kur iku në anijen e mbushur plot e përplot,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُدْحَضِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center pastaj hodhi short dhe humbi.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱلْتَقَمَهُ ٱلْحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj e gëlltiti balena, duke qenë fajtor.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَوْلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلْمُسَبِّحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, sikur të mos ishte prej atyre që e madhëronin Allahun,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَلَبِثَ فِى بَطْنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën kur do të ringjallen (njerëzit).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَنَبَذْنَٰهُ بِٱلْعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, Ne e hodhëm në një tokë të shkretë, duke qenë i sëmurë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَنۢبَتْنَا عَلَيْهِ شَجَرَةً مِّن يَقْطِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ مِا۟ئَةِ أَلْفٍ أَوْ يَزِيدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e dërguam atë te njëqind mijë njerëz ose më tepër
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَـَٔامَنُوا۟ فَمَتَّعْنَٰهُمْ إِلَىٰ حِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe ata i besuan, andaj i lamë të jetonin për një kohë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ ٱلْبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلْبَنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pra, pyeti ata: "Vallë, të Zotit tënd qenkan vajzat e të tyrët djemtë?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ خَلَقْنَا ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثًا وَهُمْ شَٰهِدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A mos i krijuam melekët si femra e ata ishin të pranishëm?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَلَآ إِنَّهُم مِّنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vini re! Pa dyshim, ata shpifin kur thonë:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Allahu ka lindur fëmijë", ndërkohë që janë gënjeshtarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَصْطَفَى ٱلْبَنَاتِ عَلَى ٱلْبَنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vallë, a i zgjodhi Ai vajzat kundrejt djemve?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ç'keni që gjykoni kështu?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A nuk po mendoni?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ لَكُمْ سُلْطَٰنٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Apo keni ndonjë provë të qartë?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأْتُوا۟ بِكِتَٰبِكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pra, sillni librin tuaj, nëse po e thoni të vërtetën!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَجَعَلُوا۟ بَيْنَهُۥ وَبَيْنَ ٱلْجِنَّةِ نَسَبًا وَلَقَدْ عَلِمَتِ ٱلْجِنَّةُ إِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata sajuan farefisni ndërmjet Tij dhe xhinëve, ndërkohë që vetë xhinët e dinë se ata do të sillen patjetër (për të dhënë llogari).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center I Lartësuar është Allahu nga ajo që i veshin ata.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Përjashtim bëjnë robërit e përkushtuar të Allahut.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pra, as ju e as ata që i adhuroni,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ بِفَٰتِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center nuk mund të mashtroni askënd kundër Tij,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا مَنْ هُوَ صَالِ ٱلْجَحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center përveç atyre që do të digjen në Zjarrin flakërues.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٌ مَّعْلُومٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Melekët thonë:) "Gjithsecili nga ne e ka vendin të caktuar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلصَّآفُّونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Njëmend, ne jemi ata që qëndrojnë të rreshtuar në radhë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلْمُسَبِّحُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe me të vërtetë ne jemi ata që e madhërojnë Allahun."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِن كَانُوا۟ لَيَقُولُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe pse ata (idhujtarët e Mekës) thoshin:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَوْ أَنَّ عِندَنَا ذِكْرًا مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Sikur të kishim një Libër nga të mëparshmit,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center sigurisht që do të kishim qenë robër të përkushtuar të Allahut."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَكَفَرُوا۟ بِهِۦ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ndërkohë që ata e mohuan atë (Kuranin), por së shpejti do ta marrin vesh!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Fjala Jonë u është dhënë qysh më parë robërve Tanë të dërguar
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّهُمْ لَهُمُ ٱلْمَنصُورُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se, me të vërtetë, ata do të ndihmohen
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلْغَٰلِبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe se ushtria Jonë, me siguri, do të jetë ngadhënjyese.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, shmangiu atyre për njëfarë kohe!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَبْصِرْهُمْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vështroji ata, se edhe ata së shpejti do ta shohin!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vallë, a mos po kërkojnë ata përshpejtimin e dënimit Tonë?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمْ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلْمُنذَرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur ai të zbresë në mesin e tyre, i tmerrshëm do të jetë mëngjesi i atyre që u paralajmëruan!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pra, shmangiu atyre për njëfarë kohe!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَبْصِرْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vështroji ata, se edhe ata së shpejti do ta shohin!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سُبْحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center I patëmeta është Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqisë, mbi gjithçka që i veshin Atij!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Paqja qoftë mbi të dërguarit
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
← Surja Yaseen
Surja Saad →
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
→
Teksti arabisht dhe përkthimet përmes Tanzil dhe QuranEnc — fjalë për fjalë, të pandryshuara · Përkthimet u përkasin përkthyesve dhe nuk janë vetë Kurani
Ky është një ndihmës kërkimor, jo burim fetvaje.