Ballina › Suret › Surja Yaseen
Surja Yaseen يس
83 ajete · Mekë · radha e zbritjes 41
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يسٓ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ja, sin.[1]
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلْقُرْءَانِ ٱلْحَكِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Betohem në Kuranin urtiplotë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se Ti (Muhamed), me të vërtetë, je nga të dërguarit,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
عَلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center në rrugë të drejtë
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
تَنزِيلَ ٱلْعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center me Shpalljen e të Gjithëfuqishmit, Mëshirëplotit,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لِتُنذِرَ قَوْمًا مَّآ أُنذِرَ ءَابَآؤُهُمْ فَهُمْ غَٰفِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center që t'ua tërheqësh vërejtjen një populli, të parët e të cilit nuk janë paralajmëruar, prandaj ata janë të shkujdesur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَقَدْ حَقَّ ٱلْقَوْلُ عَلَىٰٓ أَكْثَرِهِمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ndaj shumicës së tyre është përmbushur vendimi (dënimi), sepse ata nuk besojnë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا جَعَلْنَا فِىٓ أَعْنَٰقِهِمْ أَغْلَٰلًا فَهِىَ إِلَى ٱلْأَذْقَانِ فَهُم مُّقْمَحُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne u kemi vënë atyre pranga në qafë që arrijnë deri në mjekër, prandaj kanë mbetur me kokë përpjetë.[2]
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَجَعَلْنَا مِنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ سَدًّا وَمِنْ خَلْفِهِمْ سَدًّا فَأَغْشَيْنَٰهُمْ فَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne kemi vënë pengesë para e prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, kështu që ata nuk shohin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَسَوَآءٌ عَلَيْهِمْ ءَأَنذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنذِرْهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Është krejt njësoj për ta: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلذِّكْرَ وَخَشِىَ ٱلرَّحْمَٰنَ بِٱلْغَيْبِ فَبَشِّرْهُ بِمَغْفِرَةٍ وَأَجْرٍ كَرِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që ndjek Këshillën dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit pa e parë Atë. Prandaj, përgëzoje atë me falje e shpërblim bujar!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا نَحْنُ نُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا۟ وَءَاثَٰرَهُمْ وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَٰهُ فِىٓ إِمَامٍ مُّبِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, Ne jemi që i ngjallim të vdekurit dhe shënojmë atë që bëjnë dhe gjurmët e tyre. Çdo gjë e kemi ruajtur në një Libër të qartë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلًا أَصْحَٰبَ ٱلْقَرْيَةِ إِذْ جَآءَهَا ٱلْمُرْسَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sillu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur atyre u erdhën të dërguarit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ أَرْسَلْنَآ إِلَيْهِمُ ٱثْنَيْنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزْنَا بِثَالِثٍ فَقَالُوٓا۟ إِنَّآ إِلَيْكُم مُّرْسَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur Ne u dërguam atyre dy veta, por i përgënjeshtruan, kështu që i fuqizuam me një të tretë e ata thanë: "Ne, me të vërtetë, jemi sjellë te ju si të dërguar."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ مَآ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحْمَٰنُ مِن شَىْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا تَكْذِبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "Ju jeni vetëm njerëz si ne dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka shpallur asgjë. Ju thjesht po gënjeni."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ رَبُّنَا يَعْلَمُ إِنَّآ إِلَيْكُمْ لَمُرْسَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "Zoti ynë e di se ne njëmend jemi sjellë si të dërguar te ju
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا عَلَيْنَآ إِلَّا ٱلْبَلَٰغُ ٱلْمُبِينُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e detyra jonë është vetëm kumtimi i qartë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوٓا۟ إِنَّا تَطَيَّرْنَا بِكُمْ لَئِن لَّمْ تَنتَهُوا۟ لَنَرْجُمَنَّكُمْ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "Ne parandiejmë se ju po na e ndillni të keqen. Nëse nuk hiqni dorë, me siguri, do t'ju mbysim me gurë dhe do t'ju kapë prej nesh një dënim i dhembshëm."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ طَٰٓئِرُكُم مَّعَكُمْ أَئِن ذُكِّرْتُم بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ مُّسْرِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "E keqja juaj është me ju (për shkak të mosbesimit tuaj). Vallë, a edhe nëse ne ju këshillojmë?! Ju, në të vërtetë, jeni një popull që kaloni çdo kufi."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَجَآءَ مِنْ أَقْصَا ٱلْمَدِينَةِ رَجُلٌ يَسْعَىٰ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱتَّبِعُوا۟ ٱلْمُرْسَلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Nga skaji i qytetit erdhi një burrë duke nxituar e tha: "O populli im, ndiqni të dërguarit!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱتَّبِعُوا۟ مَن لَّا يَسْـَٔلُكُمْ أَجْرًا وَهُم مُّهْتَدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ndiqni ata që nuk ju kërkojnë asnjë shpërblim e që janë të udhëzuar!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا لِىَ لَآ أَعْبُدُ ٱلَّذِى فَطَرَنِى وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E përse të mos adhuroj Atë që më krijoi dhe tek i Cili do të ktheheni të gjithë?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدْنِ ٱلرَّحْمَٰنُ بِضُرٍّ لَّا تُغْنِ عَنِّى شَفَٰعَتُهُمْ شَيْـًٔا وَلَا يُنقِذُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Si të adhuroj zota të tjerë përveç Tij, ndërkohë që, nëse i Gjithëmëshirshmi dëshiron të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bën kurrfarë dobie e as mund të më shpëtojnë?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنِّىٓ إِذًا لَّفِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, unë do të isha njëmend në një humbje të qartë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنِّىٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمْ فَٱسْمَعُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Unë i besova Zotit tuaj, pra, më dëgjoni!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قِيلَ ٱدْخُلِ ٱلْجَنَّةَ قَالَ يَٰلَيْتَ قَوْمِى يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atij iu tha (kur jobesimtarët e vranë): "Hyr në Xhenet." Ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بِمَا غَفَرَ لِى رَبِّى وَجَعَلَنِى مِنَ ٱلْمُكْرَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se si më ka falur Zoti im dhe më ka bërë ndër të nderuarit!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَآ أَنزَلْنَا عَلَىٰ قَوْمِهِۦ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِن جُندٍ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا كُنَّا مُنزِلِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pas (vdekjes së) tij, Ne nuk dërguam asnjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij e as ishte e nevojshme.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِن كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةً وَٰحِدَةً فَإِذَا هُمْ خَٰمِدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mjaftoi vetëm një gjëmim i tmerrshëm dhe ata u shuan përnjëherë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَٰحَسْرَةً عَلَى ٱلْعِبَادِ مَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ah, mjerë robërit! Sa herë që u vinte atyre ndonjë i dërguar, ata talleshin me të.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَلَمْ يَرَوْا۟ كَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّنَ ٱلْقُرُونِ أَنَّهُمْ إِلَيْهِمْ لَا يَرْجِعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A nuk e shohin ata se sa breza para tyre i kemi shkatërruar, të cilët nuk u kthyem më kurrë tek ata?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِن كُلٌّ لَّمَّا جَمِيعٌ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Patjetër, të gjithë do të sillen te Ne.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَءَايَةٌ لَّهُمُ ٱلْأَرْضُ ٱلْمَيْتَةُ أَحْيَيْنَٰهَا وَأَخْرَجْنَا مِنْهَا حَبًّا فَمِنْهُ يَأْكُلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Shenjë për ta është toka e pajetë: Ne e ringjallim atë dhe prej saj nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَجَعَلْنَا فِيهَا جَنَّٰتٍ مِّن نَّخِيلٍ وَأَعْنَٰبٍ وَفَجَّرْنَا فِيهَا مِنَ ٱلْعُيُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe kemi bërë që të shpërthejnë burime,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لِيَأْكُلُوا۟ مِن ثَمَرِهِۦ وَمَا عَمِلَتْهُ أَيْدِيهِمْ أَفَلَا يَشْكُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center që të mund të hanë nga frutat e tyre që nuk i kanë bërë duart e tyre. Atëherë, përse nuk falënderojnë?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سُبْحَٰنَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلْأَزْوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلْأَرْضُ وَمِنْ أَنفُسِهِمْ وَمِمَّا لَا يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Lavdërimi i takon Atij që krijoi në çifte të gjitha llojet: ato që mbin toka, ata vetë dhe disa gjëra që ata nuk i dinë!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَءَايَةٌ لَّهُمُ ٱلَّيْلُ نَسْلَخُ مِنْهُ ٱلنَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظْلِمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Shenjë për ta është edhe nata, prej së cilës tërheqim ditën dhe ata zhyten në errësirë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلشَّمْسُ تَجْرِى لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Dielli udhëton drejt cakut të vet. Ky është përcaktimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلْقَمَرَ قَدَّرْنَٰهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلْعُرْجُونِ ٱلْقَدِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Hënës i kemi caktuar faza, derisa ajo të kthehet si degë e vjetër hurme.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَا ٱلشَّمْسُ يَنۢبَغِى لَهَآ أَن تُدْرِكَ ٱلْقَمَرَ وَلَا ٱلَّيْلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِ وَكُلٌّ فِى فَلَكٍ يَسْبَحُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Diellit nuk i takon që ta arrijë Hënën e as natës që ta kalojë ditën. Secili lundron në orbitën e vet.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَءَايَةٌ لَّهُمْ أَنَّا حَمَلْنَا ذُرِّيَّتَهُمْ فِى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Shenjë për ta është edhe se Ne i bartëm paraardhësit e tyre në anijen e ngarkuar
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَخَلَقْنَا لَهُم مِّن مِّثْلِهِۦ مَا يَرْكَبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe se Ne krijuam për ta mjete të ngjashme me atë (anije), në të cilat hipin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِن نَّشَأْ نُغْرِقْهُمْ فَلَا صَرِيخَ لَهُمْ وَلَا هُمْ يُنقَذُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sikur të donim, do t'i fundosnim ata, e nuk do të kishte kush t'u ndihmonte, as do të mund të shpëtoheshin,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا رَحْمَةً مِّنَّا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center përveçse me mëshirë nga ana Jonë dhe për t'i lënë të kënaqen për një kohë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّقُوا۟ مَا بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَمَا خَلْفَكُمْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur u thuhet atyre: "Kini frikë nga ajo që keni përpara dhe nga ajo që lini pas, që të mëshiroheni (ata nuk e përfillin)!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا تَأْتِيهِم مِّنْ ءَايَةٍ مِّنْ ءَايَٰتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sa herë që u vjen atyre ndonjë shenjë e Zotit të tyre, ata ia kthejnë shpinën.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ أَنفِقُوا۟ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَنُطْعِمُ مَن لَّوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطْعَمَهُۥٓ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E, kur u thuhet atyre: "Jepni nga ajo që jua ka dhënë Allahu", jobesimtarët u thonë besimtarëve: "A t'i ushqejmë ata të cilët, po të donte Allahu, do t'i ushqente? Ju jeni vërtet në një humbje të qartë!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيْحَةً وَٰحِدَةً تَأْخُذُهُمْ وَهُمْ يَخِصِّمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata nuk presin gjë tjetër përveç një gjëmimi të tmerrshëm, i cili do t'i mbërthejë ndërsa janë duke u grindur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَا يَسْتَطِيعُونَ تَوْصِيَةً وَلَآ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمْ يَرْجِعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë ata as do të mund të lënë ndonjë porosi e as do të mund të kthehen te familjet e tyre.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلْأَجْدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يَنسِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur t'i fryhet Surit, ata do të brofin nga varret e do të nxitojnë drejt Zotit të tyre,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرْقَدِنَا هَٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحْمَٰنُ وَصَدَقَ ٱلْمُرْسَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center duke thënë: "Mjerë ne! Kush na ringjalli nga varret tona?" (Do t'u thuhet:) "Kjo është ajo që premtoi i Gjithëmëshirshmi. Pra, të dërguarit e kanë thënë të vërtetën!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِن كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةً وَٰحِدَةً فَإِذَا هُمْ جَمِيعٌ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Do të jetë vetëm një gjëmim i tmerrshëm dhe përnjëherë të gjithë ata do të sillen para Nesh.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱلْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْـًٔا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atë Ditë askujt nuk do t'i bëhet kurrfarë padrejtësie dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni punuar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ ٱلْيَوْمَ فِى شُغُلٍ فَٰكِهُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Njëmend, banorët e Xhenetit atë Ditë do të jenë të zënë në kënaqësi,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هُمْ وَأَزْوَٰجُهُمْ فِى ظِلَٰلٍ عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center ata dhe bashkëshortet e tyre të shtrirë në kolltukë nën hije.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَهُمْ فِيهَا فَٰكِهَةٌ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Aty do të kenë fruta dhe gjithçka që kërkojnë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
سَلَٰمٌ قَوْلًا مِّن رَّبٍّ رَّحِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "Selam!"[3], fjalë nga një Zot Mëshirëplotë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱمْتَٰزُوا۟ ٱلْيَوْمَ أَيُّهَا ٱلْمُجْرِمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Ndërkaq, keqbërësve do t'u thuhet:) "Veçohuni sot, o ju keqbërës!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعْبُدُوا۟ ٱلشَّيْطَٰنَ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A nuk ju porosita, o bij të Ademit, që të mos e adhuroni shejtanin, sepse ai është armik juaji i hapur,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَأَنِ ٱعْبُدُونِى هَٰذَا صِرَٰطٌ مُّسْتَقِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنكُمْ جِبِلًّا كَثِيرًا أَفَلَمْ تَكُونُوا۟ تَعْقِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, ai shpuri në humbje turma të mëdha prej jush. A nuk mblodhët mend?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ky pra është Xhehenemi që ju ishte premtuar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱصْلَوْهَا ٱلْيَوْمَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Futuni sot në të, sepse nuk besuat!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱلْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَآ أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sot Ne do t'ua vulosim gojët atyre, ndërkohë që do të na flasin duart e tyre e do të dëshmojnë këmbët e tyre për gjithçka që kanë bërë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَوْ نَشَآءُ لَطَمَسْنَا عَلَىٰٓ أَعْيُنِهِمْ فَٱسْتَبَقُوا۟ ٱلصِّرَٰطَ فَأَنَّىٰ يُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Po të donim, Ne do t'ua verbonim sytë e ata do të nxitonin për të gjetur rrugën, por si do të mund të shihnin?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَوْ نَشَآءُ لَمَسَخْنَٰهُمْ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمْ فَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ مُضِيًّا وَلَا يَرْجِعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sikur të donim, do t'i ngurosnim në vend, kështu që ata nuk do të mund të lëviznin as para e as mbrapa.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَن نُّعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِى ٱلْخَلْقِ أَفَلَا يَعْقِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujt i japim jetë të gjatë, e kthejmë përsëri në krijesë të dobët. Vallë, si nuk kuptojnë?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا عَلَّمْنَٰهُ ٱلشِّعْرَ وَمَا يَنۢبَغِى لَهُۥٓ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ وَقُرْءَانٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne nuk ia kemi mësuar atij poezinë e as që i përshtatet një gjë e tillë. Ky është vetëm një këshillë dhe një Kuran i qartë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لِّيُنذِرَ مَن كَانَ حَيًّا وَيَحِقَّ ٱلْقَوْلُ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center për të paralajmëruar këdo që është i gjallë dhe që të përmbushet vendimi kundër jobesimtarëve.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّا خَلَقْنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتْ أَيْدِينَآ أَنْعَٰمًا فَهُمْ لَهَا مَٰلِكُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A nuk e shohin ata se nga Duart Tona Ne krijuam për ta bagëti, të cilat i zotërojnë?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَذَلَّلْنَٰهَا لَهُمْ فَمِنْهَا رَكُوبُهُمْ وَمِنْهَا يَأْكُلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i bëmë ato të nënshtruara ndaj tyre, kështu që disa i përdorin për hipje e disa për ushqim,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَهُمْ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَمَشَارِبُ أَفَلَا يَشْكُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center por kanë edhe përfitime të tjera e pije (qumështi). Atëherë, a nuk falënderojnë?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةً لَّعَلَّهُمْ يُنصَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Megjithatë, ata adhurojnë zota të tjerë përveç Allahut, me shpresë se do të ndihmohen.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَهُمْ وَهُمْ لَهُمْ جُندٌ مُّحْضَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, ata (zotat e rremë) nuk mund t'i ndihmojnë, ndonëse këta (jobesimtarët) u bëhen ushtri e përkushtuar atyre.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَلَا يَحْزُنكَ قَوْلُهُمْ إِنَّا نَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mos të të brengosin fjalët e tyre! Sigurisht, Ne dimë çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin haptazi.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَوَلَمْ يَرَ ٱلْإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقْنَٰهُ مِن نُّطْفَةٍ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikle, ndërkohë që ai bëhet kundërshtar i hapur?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًا وَنَسِىَ خَلْقَهُۥ قَالَ مَن يُحْىِ ٱلْعِظَٰمَ وَهِىَ رَمِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai na sjell shembull, ndërkohë që harron krijimin e vet, e thotë: "Kush mund t'i ringjallë eshtrat pasi të jenë bërë pluhur?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قُلْ يُحْيِيهَا ٱلَّذِىٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Thuaj: "I ringjall Ai që i krijoi për herë të parë; Ai është i Gjithëdijshëm për çdo krijesë:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلشَّجَرِ ٱلْأَخْضَرِ نَارًا فَإِذَآ أَنتُم مِّنْهُ تُوقِدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai që prej pemës së njomë bëri për ju zjarrin, ndërkohë që ju e përdorni atë për ndezje."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَوَلَيْسَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخْلُقَ مِثْلَهُم بَلَىٰ وَهُوَ ٱلْخَلَّٰقُ ٱلْعَلِيمُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A nuk është i aftë Ai që krijoi qiejt e Tokën t'i rikrijojë ata?! Po, gjithsesi! Ai është Krijuesi i gjithçkaje, i Gjithëdijshmi.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّمَآ أَمْرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيْـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, urdhri i Tij, kur dëshiron diçka, është që t'i thotë: "Bëhu!" dhe ajo bëhet.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَسُبْحَٰنَ ٱلَّذِى بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَىْءٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pra, i patëmeta është Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje dhe tek i Cili do të ktheheni!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
← Surja Faatir
Surja As-Saaffaat →
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
→
Teksti arabisht dhe përkthimet përmes Tanzil dhe QuranEnc — fjalë për fjalë, të pandryshuara · Përkthimet u përkasin përkthyesve dhe nuk janë vetë Kurani
Ky është një ndihmës kërkimor, jo burim fetvaje.