Ballina › Suret › Surja Saad
Surja Saad ص
88 ajete · Mekë · radha e zbritjes 38
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ صٓ وَٱلْقُرْءَانِ ذِى ٱلذِّكْرِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sad.[1] Betohem në Kuranin plot këshilla!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى عِزَّةٍ وَشِقَاقٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, ata që nuk besojnë janë në kryelartësi e armiqësi.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّن قَرْنٍ فَنَادَوا۟ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar! Ata u lutën për shpëtim (kur u erdhi dënimi), por ishte tepër vonë!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَعَجِبُوٓا۟ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٌ مِّنْهُمْ وَقَالَ ٱلْكَٰفِرُونَ هَٰذَا سَٰحِرٌ كَذَّابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata çuditen që nga mesi i tyre u erdhi një paralajmërues, andaj jobesimtarët thonë: "Ky është magjistar dhe gënjeshtar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَجَعَلَ ٱلْـَٔالِهَةَ إِلَٰهًا وَٰحِدًا إِنَّ هَٰذَا لَشَىْءٌ عُجَابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A i ka paska shndërruar të gjithë zotat në një Zot të vetëm?! Vërtet, kjo është një gjë tepër e çuditshme!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱنطَلَقَ ٱلْمَلَأُ مِنْهُمْ أَنِ ٱمْشُوا۟ وَٱصْبِرُوا۟ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمْ إِنَّ هَٰذَا لَشَىْءٌ يُرَادُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Krerët e tyre u larguan, duke thënë: "Vazhdoni kështu dhe qëndroni të patundur pranë zotave tuaj! Në të vërtetë, kjo gjë po synohet.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِى ٱلْمِلَّةِ ٱلْـَٔاخِرَةِ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا ٱخْتِلَٰقٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne nuk kemi dëgjuar për këtë në fenë e fundit. Kjo s'është gjë tjetër veçse trillim.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَءُنزِلَ عَلَيْهِ ٱلذِّكْرُ مِنۢ بَيْنِنَا بَلْ هُمْ فِى شَكٍّ مِّن ذِكْرِى بَل لَّمَّا يَذُوقُوا۟ عَذَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vallë, këtij i paska zbritur Këshilla nga mesi ynë?!" Në të vërtetë, ata janë në mëdyshje lidhur me Këshillën Time (Kuranin), sepse ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ عِندَهُمْ خَزَآئِنُ رَحْمَةِ رَبِّكَ ٱلْعَزِيزِ ٱلْوَهَّابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mos vallë, ata i zotërojnë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithëfuqishmit, Dhuruesit të Madh?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ لَهُم مُّلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَلْيَرْتَقُوا۟ فِى ٱلْأَسْبَٰبِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Apo, mos vallë, i tyre është pushteti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre? Atëherë, le të ngjiten pra në qiell!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
جُندٌ مَّا هُنَالِكَ مَهْزُومٌ مِّنَ ٱلْأَحْزَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kjo është vetëm një prej ushtrive që do të mposhten.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَعَادٌ وَفِرْعَوْنُ ذُو ٱلْأَوْتَادِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, adët dhe Faraoni, njeriu i hunjve.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَثَمُودُ وَقَوْمُ لُوطٍ وَأَصْحَٰبُ لْـَٔيْكَةِ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلْأَحْزَابُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Gjithashtu edhe themudët, populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupet.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Të gjithë ata i përgënjeshtruan të dërguarit, prandaj e merituan dënimin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا يَنظُرُ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيْحَةً وَٰحِدَةً مَّا لَهَا مِن فَوَاقٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata nuk presin gjë tjetër përveç një gjëmimi të tmerrshëm që është i pakthyeshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَقَالُوا۟ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبْلَ يَوْمِ ٱلْحِسَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thonë: "Zoti ynë, na e përshpejto hisen tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذْكُرْ عَبْدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلْأَيْدِ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë, Davudin, të fuqishmin, i cili kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا سَخَّرْنَا ٱلْجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحْنَ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِشْرَاقِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i nënshtruam malet që, bashkë me të, ta madhëronin Allahun në mbrëmje e në mëngjes,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلطَّيْرَ مَحْشُورَةً كُلٌّ لَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center po ashtu edhe shpendët e grumbulluar; të gjithë të përulur para tij.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَشَدَدْنَا مُلْكَهُۥ وَءَاتَيْنَٰهُ ٱلْحِكْمَةَ وَفَصْلَ ٱلْخِطَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e forcuam mbretërinë e tij dhe i dhamë urtësi e qartësi në të folur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَهَلْ أَتَىٰكَ نَبَؤُا۟ ٱلْخَصْمِ إِذْ تَسَوَّرُوا۟ ٱلْمِحْرَابَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A e ke dëgjuar ndodhinë e atyre që grindeshin, të cilët kapërcyen murin e u futën në faltoren e tij?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنْهُمْ قَالُوا۟ لَا تَخَفْ خَصْمَانِ بَغَىٰ بَعْضُنَا عَلَىٰ بَعْضٍ فَٱحْكُم بَيْنَنَا بِٱلْحَقِّ وَلَا تُشْطِطْ وَٱهْدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur hynë te Davudi, ai u tremb. Ata i thanë: "Mos ki frikë! Ne jemi dy kundërshtarë, njëri prej të cilëve i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko mes nesh me drejtësi e mos bëj shkelje, por udhëzona në rrugë të drejtë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ هَٰذَآ أَخِى لَهُۥ تِسْعٌ وَتِسْعُونَ نَعْجَةً وَلِىَ نَعْجَةٌ وَٰحِدَةٌ فَقَالَ أَكْفِلْنِيهَا وَعَزَّنِى فِى ٱلْخِطَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ky është vëllai im: ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një dele, por, megjithatë më thotë: "Ma jep mua atë!" dhe më mundi me fjalë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ لَقَدْ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعْجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦ وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ ٱلْخُلَطَآءِ لَيَبْغِى بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٌ مَّا هُمْ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّٰهُ فَٱسْتَغْفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Davudi tha: "Pa dyshim, ai të ka bërë padrejtësi duke kërkuar delen tënde për ta bashkuar me delet e veta. Me të vërtetë, shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e të atillët janë pak." Atëherë, Davudi e kuptoi se Ne vetëm po e sprovonim, prandaj kërkoi falje nga Zoti i tij, ra me fytyrë përtokë dhe u pendua.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَغَفَرْنَا لَهُۥ ذَٰلِكَ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلْفَىٰ وَحُسْنَ مَـَٔابٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu, Ne ia falëm atij (gabimin), ndërkohë, ai njëmend ka një vend të afërt te Ne dhe një vendkthim të shkëlqyeshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلْنَٰكَ خَلِيفَةً فِى ٱلْأَرْضِ فَٱحْكُم بَيْنَ ٱلنَّاسِ بِٱلْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلْهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌۢ بِمَا نَسُوا۟ يَوْمَ ٱلْحِسَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "O Davud, Ne të kemi bërë sundues në tokë, prandaj gjyko mes njerëzve me drejtësi dhe mos ndiq dëshirat e të largohesh nga rruga e Allahut! Ata që shmangen nga rruga e Allahut do të kenë një dënim të rëndë, meqë kanë harruar Ditën e Llogarisë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا بَٰطِلًا ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنَ ٱلنَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne nuk i kemi krijuar kot qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Kështu pandehin ata që nuk besojnë. Pra, mjerë jobesimtarët për Zjarrin që i pret!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَمْ نَجْعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَٱلْمُفْسِدِينَ فِى ٱلْأَرْضِ أَمْ نَجْعَلُ ٱلْمُتَّقِينَ كَٱلْفُجَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A t'i bëjmë barabar ata që besojnë e bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë?! A t'i bëjmë barabar të devotshmit me të shfrenuarit?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ إِلَيْكَ مُبَٰرَكٌ لِّيَدَّبَّرُوٓا۟ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ky është një Libër i bekuar që Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed), që ata të thellohen në ajetet e tij dhe që mendarët të nxjerrin mësim.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَوَهَبْنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيْمَٰنَ نِعْمَ ٱلْعَبْدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Davudit ia dhamë Sulejmanin, një rob të shkëlqyeshëm. Ai kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ عُرِضَ عَلَيْهِ بِٱلْعَشِىِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلْجِيَادُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur, një pasdite, atij iu paraqitën kuajt e shpejtë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَقَالَ إِنِّىٓ أَحْبَبْتُ حُبَّ ٱلْخَيْرِ عَن ذِكْرِ رَبِّى حَتَّىٰ تَوَارَتْ بِٱلْحِجَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center ai tha: "Për shkak të dashurisë ndaj pasurisë u shkujdesa nga përmendja e Zotit tim derisa perëndoi dielli.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
رُدُّوهَا عَلَىَّ فَطَفِقَ مَسْحًۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلْأَعْنَاقِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center "M'i ktheni ata!" Pastaj nisi t'ua priste këmbët dhe qafën.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَقَدْ فَتَنَّا سُلَيْمَٰنَ وَأَلْقَيْنَا عَلَىٰ كُرْسِيِّهِۦ جَسَدًا ثُمَّ أَنَابَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Me të vërtetë, Ne e sprovuam Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një trup, e pastaj ai u kthye (i penduar).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ رَبِّ ٱغْفِرْ لِى وَهَبْ لِى مُلْكًا لَّا يَنۢبَغِى لِأَحَدٍ مِّنۢ بَعْدِىٓ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْوَهَّابُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai tha: "Zoti im, më fal mua dhe më dhuro një pushtet që nuk do t'i jepet askujt pas meje! Ti je vërtet Dhuruesi i Madh."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَسَخَّرْنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجْرِى بِأَمْرِهِۦ رُخَآءً حَيْثُ أَصَابَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, Ne ia nënshtruam atij erën që frynte lehtë me urdhrin e tij, ngado që ai dëshironte.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٍ وَغَوَّاصٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E (ia nënshtruam) edhe shejtanët, çdo ndërtues e zhytës,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِى ٱلْأَصْفَادِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center por edhe të tjerë të lidhur në pranga.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمْنُنْ أَوْ أَمْسِكْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Ne i thamë): "Kjo është dhurata Jonë, prandaj jep ose mbaj për vete, se nuk do të merresh në llogari për këtë!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلْفَىٰ وَحُسْنَ مَـَٔابٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sigurisht, për të ka një vend të afërt te Ne dhe një vendkthim të shkëlqyeshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱذْكُرْ عَبْدَنَآ أَيُّوبَ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَسَّنِىَ ٱلشَّيْطَٰنُ بِنُصْبٍ وَعَذَابٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujto robin Tonë, Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: "Me të vërtetë, shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱرْكُضْ بِرِجْلِكَ هَٰذَا مُغْتَسَلٌۢ بَارِدٌ وَشَرَابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Ne i thamë:) "Bjeri tokës me këmbë: aty do të dalë një burim me ujë të freskët për larje e pirje!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ أَهْلَهُۥ وَمِثْلَهُم مَّعَهُمْ رَحْمَةً مِّنَّا وَذِكْرَىٰ لِأُو۟لِى ٱلْأَلْبَٰبِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne ia kthyem familjen, madje edhe një herë aq, si mëshirë prej Nesh dhe mësim për mendarët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَخُذْ بِيَدِكَ ضِغْثًا فَٱضْرِب بِّهِۦ وَلَا تَحْنَثْ إِنَّا وَجَدْنَٰهُ صَابِرًا نِّعْمَ ٱلْعَبْدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (I thamë gjithashtu): "Merr në dorë një tufë fijesh dhe godite me të (gruan tënde) e mos e thyej betimin!" Ne e gjetëm me të vërtetë të durueshëm. Sa rob i shkëlqyer! Ai kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱذْكُرْ عِبَٰدَنَآ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ أُو۟لِى ٱلْأَيْدِى وَٱلْأَبْصَٰرِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Ishakun dhe Jakubin, (të cilët ishin) të fortë e mendjemprehtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّآ أَخْلَصْنَٰهُم بِخَالِصَةٍ ذِكْرَى ٱلدَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i dalluam ata me një veçori: kujtimin e vazhdueshëm të botës së amshuar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّهُمْ عِندَنَا لَمِنَ ٱلْمُصْطَفَيْنَ ٱلْأَخْيَارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center S'ka dyshim se ata janë te Ne prej më të zgjedhurve e më të mirëve.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱذْكُرْ إِسْمَٰعِيلَ وَٱلْيَسَعَ وَذَا ٱلْكِفْلِ وَكُلٌّ مِّنَ ٱلْأَخْيَارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujto edhe Ismailin, Eljeseun dhe Dhulkiflin – të gjithë ishin ndër më të mirët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذَا ذِكْرٌ وَإِنَّ لِلْمُتَّقِينَ لَحُسْنَ مَـَٔابٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ky është një përkujtim. Ndërkaq, për të devotshmit do të ketë një kthim të shkëlqyeshëm:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
جَنَّٰتِ عَدْنٍ مُّفَتَّحَةً لَّهُمُ ٱلْأَبْوَٰبُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center në Xhenetet e Përjetësisë, portat e të cilave janë të hapura për ta.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدْعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٍ كَثِيرَةٍ وَشَرَابٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata do të qëndrojnë të mbështetur (në kolltuqe), duke kërkuar fruta e pije të shumëllojshme.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَعِندَهُمْ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ أَتْرَابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pranë tyre do të jenë vashat e dëlira e moshatare.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوْمِ ٱلْحِسَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pra, kjo është ajo që ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ هَٰذَا لَرِزْقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pa dyshim, ky është rrizku Ynë, i cili nuk mbaron kurrë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذَا وَإِنَّ لِلطَّٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kjo është kështu, kurse për shkelësit e kufijve do të ketë një kthim të keq:
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا فَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Xhehenemi, ku do të digjen. Eh, sa shtrat i keq që është ai!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذَا فَلْيَذُوقُوهُ حَمِيمٌ وَغَسَّاقٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ky pra është dënimi! Le ta shijojnë atë: ujin e vluar dhe qelbin,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَءَاخَرُ مِن شَكْلِهِۦٓ أَزْوَٰجٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center si dhe lloj-lloj mundimesh të tjera të ngjashme.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَٰذَا فَوْجٌ مُّقْتَحِمٌ مَّعَكُمْ لَا مَرْحَبًۢا بِهِمْ إِنَّهُمْ صَالُوا۟ ٱلنَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Prijësve do t'u thuhet:) "Kjo është një turmë që hidhen bashkë me ju (në dënim). (Ata do të përgjigjen:) "Mos paçin çlirim! S'ka dyshim se ata do të digjen në Zjarr."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ بَلْ أَنتُمْ لَا مَرْحَبًۢا بِكُمْ أَنتُمْ قَدَّمْتُمُوهُ لَنَا فَبِئْسَ ٱلْقَرَارُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata do të thonë: "Jo, por ju mos paçi çlirim! Ju na sollët në këtë gjendje. Eh, çfarë vendi i tmerrshëm!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدْهُ عَذَابًا ضِعْفًا فِى ٱلنَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E do të thonë: "Zoti ynë, atyre që u bënë shkaktarë për këtë, shtojua dyfish dënimin në Zjarr!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَقَالُوا۟ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالًا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلْأَشْرَارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata do të thonë po ashtu: "Ç'është puna që nuk po shohim disa burra që i numëronim si të ligj?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَتَّخَذْنَٰهُمْ سِخْرِيًّا أَمْ زَاغَتْ عَنْهُمُ ٱلْأَبْصَٰرُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mos vallë i përbuznim gabimisht apo na kanë humbur sysh?!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقٌّ تَخَاصُمُ أَهْلِ ٱلنَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kjo, pa dyshim, është e vërtetë: grindja e banorëve të Zjarrit.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٌ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Thuaj (o Muhamed): "Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues dhe s'ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit të Pamposhtur,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ٱلْعَزِيزُ ٱلْغَفَّٰرُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, të Gjithëfuqishmit, Falësit të Madh."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قُلْ هُوَ نَبَؤٌا۟ عَظِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Thuaj: "Ky (Kurani) është një lajm i madh,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَنتُمْ عَنْهُ مُعْرِضُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e ju po ia ktheni shpinën.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا كَانَ لِىَ مِنْ عِلْمٍۭ بِٱلْمَلَإِ ٱلْأَعْلَىٰٓ إِذْ يَخْتَصِمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Unë nuk kisha njohuri për grupin më të lartë (të melekëve) kur ata po grindeshin (për Ademin).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِن يُوحَىٰٓ إِلَىَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mua më është shpallur se jam vetëm një paralajmërues i qartë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّى خَٰلِقٌۢ بَشَرًا مِّن طِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kujto kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë do të krijoj një njeri prej balte.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِذَا سَوَّيْتُهُۥ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِى فَقَعُوا۟ لَهُۥ سَٰجِدِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur t'i jap formë e t'i fryj shpirtin, bjerini atij në sexhde!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَسَجَدَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Të gjithë melekët i ranë në sexhde së bashku,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّآ إِبْلِيسَ ٱسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلْكَٰفِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center përveç Iblisit, i cili u tregua mendjemadh dhe u bë jobesimtar.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ يَٰٓإِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَىَّ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ ٱلْعَالِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Allahu tha: "O Iblis, çfarë të pengoi t'i bësh sexhde atij që e krijova me dy duart e Mia? A u tregove mendjemadh apo ishe gjithnjë kryepërpjetë?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ أَنَا۠ خَيْرٌ مِّنْهُ خَلَقْتَنِى مِن نَّارٍ وَخَلَقْتَهُۥ مِن طِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai; mua më krijove prej zjarrit, kurse atë e krijove prej baltës."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ فَٱخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Allahu tha: "Atëherë, dil nga Xheneti, se ti je i mallkuar,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ عَلَيْكَ لَعْنَتِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلدِّينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në Ditën kur do të ringjallen (njerëzit)".
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Allahu tha: "Atëherë, ty do të të jepet afat
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْوَقْتِ ٱلْمَعْلُومِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center deri në një ditë të caktuar."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai tha: "Betohem në madhërinë Tënde, se unë do t'i shmang të gjithë ata nga rruga e drejtë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ ٱلْمُخْلَصِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center përveç robërve të Tu të përkushtuar."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ فَٱلْحَقُّ وَٱلْحَقَّ أَقُولُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Allahu tha: "Kjo është e vërteta, dhe Unë them gjithnjë të vërtetën.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنْهُمْ أَجْمَعِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Sigurisht që Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قُلْ مَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلْمُتَكَلِّفِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Thuaj (o Muhamed): "Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë e as jam nga ata që shtiren.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَٰلَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai (Kurani) është vetëm këshillë për botët.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَتَعْلَمُنَّ نَبَأَهُۥ بَعْدَ حِينٍۭ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E ju patjetër se do ta merrni vesh të vërtetën e tij pas një kohe."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
← Surja As-Saaffaat
Surja Az-Zumar →
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
→
Teksti arabisht dhe përkthimet përmes Tanzil dhe QuranEnc — fjalë për fjalë, të pandryshuara · Përkthimet u përkasin përkthyesve dhe nuk janë vetë Kurani
Ky është një ndihmës kërkimor, jo burim fetvaje.