Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai përveç të Cilit nuk ka zot që meriton të adhurohet, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ta zbriti ty (Muhamed) Librin me të vërtetën, që është vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ai zbriti Teuratin e Inxhilin
Albanian Translation - Rowwad Translation Centermë parë si udhëzim për njerëzit dhe zbriti edhe dalluesin (e së vërtetës nga e kota). Sigurisht se ata që i mohojnë ajetet e Allahut i pret një dënim i rëndë. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ju formon në mitra, ashtu si dëshiron. Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ta zbriti Librin (Kuranin). Në të ka ajete plotësisht të qarta, të cilat janë bazë e Librit, por ka edhe të tjera jo fort të qarta. Ata, zemrat e të cilëve anojnë nga e shtrembra, ndjekin ato që nuk janë krejtësisht të qarta, duke dashur të ngjallin huti dhe t'i shpjegojnë ato sipas dëshirës, ndonëse kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, të thelluarit në dije thonë: "Ne e besojmë atë (Kuranin): i tëri është nga Zoti ynë." Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center"O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta) pasi na ke udhëzuar dhe na e dhuro mëshirën Tënde! Ti je vërtet Dhuruesi i Madh!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Zoti ynë! Ti do t'i tubosh njerëzit në një ditë në të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e thyen premtimin."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t'u vlejnë asgjë as pasuria e as fëmijët e tyre para Allahut. Ata do të jenë lëndë djegëse e Zjarrit,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centersikurse puna e njerëzve të Faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, të cilët i mohuan ajetet (shpalljet dhe shenjat) Tona. Allahu i shkatërroi për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju atyre që nuk besojnë: "Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq që është ai!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu kishit shenjë në dy ushtri që u ndeshën (në Bedër): njëra ushtri luftonte në rrugën e Allahut, kurse tjetra ishin jobesimtarë, të cilët i shihnin dy herë më shumë (në numër). Mirëpo, Allahu përkrah me ndihmën e Tij kë të dëshirojë. Sigurisht, këtu ka mësim për largpamësit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjerëzve u është hijeshuar dashuria për gjërat e këndshme: për gratë, fëmijët, arin e argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtinë dhe bujqësinë. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, porse tek Allahu është kthimi i shkëlqyeshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "A doni t'ju tregoj për gjëra më të mira se këto? Për të devotshmit, te Zoti i tyre, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të dëlira dhe kënaqësinë e Allahut." Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve të Vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Zoti ynë! Me të vërtetë ne besojmë, andaj na i fal gjynahet dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!"
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Këta janë) të durueshmit, të vërtetët, të përkushtuarit në adhurim, dorëdhënësit dhe ata të cilët kërkojnë falje para agimit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu dëshmon se askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij, e edhe melekët dhe dijetarët (dëshmojnë) dhe se Ai është Mbajtësi i drejtësisë. S'ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFeja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata të cilëve u është dhënë Libri (hebrenjtë dhe të krishterët) ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. Kushdo që i mohon ajetet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata të kundërshtojnë, thuaju: "Unë i jam nënshtruar Allahut me tërë qenien time, e edhe ata që më ndjekin mua." Gjithashtu, atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve thuaju: "Po ju, a nënshtroheni?" Po qe se nënshtrohen (duke pranuar Islamin), atëherë kanë gjetur rrugën e drejtë, por, në qoftë se kthejnë shpinën, detyrë jotja është vetëm t'u kumtosh. Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve të Vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që i mohojnë ajetet e Allahut, që i vrasin pejgamberët padrejtësisht dhe i vrasin ata që urdhërojnë për drejtësi, njoftoji për një dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë (nga dija) e Librit: ftohen te Libri i Allahut për të gjykuar ndërmjet tyre, por një grup prej tyre shmangen duke kthyer shpinën?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, sepse ata thoshin: "Ne nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë." Shpifjet që bënë i mashtruan ata për fenë e tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE si do të jetë puna kur t'i tubojmë ata në një ditë në të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t'i jepet shpërblimi për atë që ka punuar, pa iu bërë padrejtësi?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O Allah, o Sunduesi i gjthçkaje! Ti i jep pushtet kujt do dhe ia heq atë kujt do; Ti lartëson kë do dhe poshtëron kë do. Në dorën Tënde është çdo e mirë! Vërtet Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi fut natën në ditë dhe ditën në natë. Ti nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe nxjerr të vdekurën prej së gjallës, si dhe begaton pa masë atë që do."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesimtarët të mos i marrin për miq jobesimtarët në vend të besimtarëve, sepse kush vepron kështu, nuk ka çfarë të shpresojë tek Allahu, përveç atyre që e bëjnë këtë për t'u ruajtur prej sherrit të tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni nga Ai, sepse tek Allahu është kthimi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "E fshehët atë që keni në zemra apo e shfaqët haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë ditë, çdo njeri do të gjejë para vetes të mirat që ka punuar e të këqijat që ka bërë dhe do të dëshirojë që ndërmjet tij e atyre (veprave të këqija) të ketë largësi të madhe. Pra, Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij, sepse Allahu është i Dhembshur për robërit e Vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj (o Muhamed): "Në qoftë se ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t'ju dojë dhe t'jua falë gjynahet. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!" E, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë (le ta dinë se) Allahu nuk i do jobesimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi gjithë njerëzit (e kohës së tyre).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur gruaja e Imranit tha: "Zoti im! Unë jam zotuar të ta kushtoj vetëm Ty atë që është në barkun tim, kështu që pranoje prej meje! Ti je me të vërtetë Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur e lindi atë, tha: "Zoti im! Unë linda femër!", - ndërkohë Allahu e di më së miri çfarë lindi ajo, e mashkulli nuk është sikurse femra, - "Unë ia vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po i lë nën mbrojtjen Tënde kundrejt shejtanit të mallkuar!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti i saj e pranoi atë me ëndje, e rriti mirë dhe ia la nën përkujdesje Zekerijait. Sa herë që Zekerijai hynte në faltoren e saj, gjente pranë saj ushqim, andaj e pyeti: "Oj Merjem, nga po të vjen ky ushqim?!" Ajo iu përgjigj: "Ai vjen nga Allahu, sepse, me të vërtetë, Allahu begaton pa masë atë që do."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, Zekerijai iu lut Zotit të vet, duke thënë: "Zoti im! Më dhuro nga ana Jote një pasardhës të mirë, se, me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi i lutjes!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMelekët e thirrën atë teksa qëndronte në këmbë duke u falur në faltore: "Allahu po të jep myzhde për Jahjain, i cili do të jetë vërtetues i fjalës së Allahut (Isait, alejhi selam), fisnik, i përmbajtur (nga epshet e gjynahet) dhe pejgamber, nga të mirët."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O Zot! Po si mund të kem unë djalë, kur mua më ka kapur pleqëria, ndërkohë gruaja ime është shterpë?!" Ai tha: "Kështu! Allahu bën çfarë të dojë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O Zot! Më jep një shenjë!" Zoti tha: "Shenjë për ty është se tri ditë nuk mund t'u flasësh njerëzve, përveçse me gjeste, por përmende Zotin tënd shumë dhe madhëroje Atë në mbrëmje e në mëngjes."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur melekët thanë: "Oj Merjem! Allahu të ka përzgjedhur, të ka pastruar dhe të ka dalluar mbi të gjitha gratë e botës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOj Merjem! Përkushtohu në adhurimin ndaj Zotit tënd, bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë lajme të panjohura që po t'i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe në mesin e tyre kur ata hidhnin short se cili do të kujdeset për Merjemen e as kur grindeshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur melekët thanë: "Oj Merjem! Allahu po të jep myzhde për një Fjalë[2] prej Tij, emri i të cilit do të jetë Mesih – Isa, i biri i Merjemes. Ai do të jetë i nderuar në këtë botë e në tjetrën dhe prej të afërmve (të Allahut).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo tha: "Zoti im! Si mund të kem unë fëmijë, kur mua nuk më ka prekur asnjeri?!" Ai tha: "Kështu (do të jetë), Allahu krijon çfarë të dojë. Kur vendos diçka, vetëm thotë: "Bëhu!", sakaq ajo bëhet."
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe do ta çojë si të dërguar te bijtë e Israilit (të cilëve do t'u thotë): "Ju kam sjellë dëshmi nga Zoti juaj: bëj për ju diç prej baltës në formë zogu, pastaj fryj në të dhe ai bëhet zog (i vërtetë), me lejen e Allahut; shëroj të verbrit, të lebrosurit e i ngjall të vdekurit, me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani e çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht, në këto ka dëshmi për ju, nëse jeni besimtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kam ardhur te ju) për të vërtetuar Teuratin që është para meje dhe për t'ju lejuar disa gjëra që i kishit të ndaluara. Ju kam sjellë dëshmi nga Zoti juaj, kështu që kini frikë Allahun dhe bindmuni mua!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Isai pa (këmbëngulësinë në) mosbesimin e tyre, tha: "Cilët janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Allahut?" Nxënësit e tij thanë: "Ne jemi ndihmëtarët e (fesë së) Allahut. Ne besojmë Allahun, andaj dëshmo se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe ndjekim të Dërguarin (Isain), pra, na bashko me ata që dëshmojnë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta (jobesimtarët) thurën një kurth (ndaj Isait), por edhe Allahu thuri një kurth ndaj tyre, porse Allahu më së miri thur kurthe (ndaj armiqve).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Allahu tha: "O Isa! Unë do të të marr ty, do të të ngre pranë Meje, do të të pastroj nga ata që nuk besojnë dhe do t'i lartësoj ata që të ndjekin ty mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj tek Unë do të ktheheni dhe Unë do të gjykoj ndërmjet jush lidhur me atë për të cilën ratë në kundërshti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që nuk besojnë, do t'i ndëshkoj me dënim të rëndë, në këtë botë e në tjetrën, dhe për ta nuk do të ketë ndihmëtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, do t'ua jap shpërblimet të plota. Allahu nuk i do të padrejtët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto që po t'i lexojmë ty (o Muhamed) janë nga dëshmitë e qarta dhe nga Këshilla që është plot urtësi (Kurani).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Isai, tek Allahu, i shëmbëllen Ademit: Ai e krijoi atë prej dheut, pastaj i tha: "Bëhu!", sakaq ai u bë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që të kundërshtojnë lidhur me të (Isain), pasi të ka ardhur dija, thuaju: "Ejani t'i thërrasim bijtë tanë e bijtë tuaj, gratë tona e gratë tuaja, vetë ne e vetë ju dhe pastaj të lutemi që mallkimi i Allahut të bjerë mbi gënjeshtarët."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, këto janë rrëfime të vërteta. S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të drejtë për ne e ju: se do ta adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë në adhurim dhe se nuk do të marrim njëri-tjetrin për zota në vend të Allahut!" E, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaju: "Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ithtarë të Librit! Përse fjalëtoheni rreth Ibrahimit, kur Teurati dhe Inxhili kanë zbritur vetëm pas tij?! A nuk e kuptoni?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJa, ju u fjalëtuat me ne për diçka për të cilën keni njëfarë njohurie, por përse fjalëtoheni për diçka për të cilën nuk keni kurrfarë diturie?! Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterIbrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i drejtë, musliman (i nënshtruar ndaj Allahut) dhe nuk ka qenë idhujtar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky pejgamber[3] bashkë me ata që besuan (në të). Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë pjesë nga ithtarët e Librit dëshirojnë t'ju çojnë në humbje, por, në të vërtetë, ata humbasin vetëm vetveten, pa e ndier.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ithtarë të Librit! Përse i mohoni ajetet e Allahut, kur ju vetë jeni dëshmitarë (se ato janë të vërteta)?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ithtarë të Librit! Përse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe e fshihni të vërtetën, ndërkohë e dini?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë grup nga ithtarët e Librit thanë: "Besoni në atë që u zbriti besimtarëve në fillim të ditës dhe mohojeni atë në fund të saj, se ndoshta edhe ata do të tërhiqen (nga feja e tyre)!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!" Thuaj (o Muhamed): "Udhëzimi i vërtetë është udhëzimi i Allahut!" Dhe mos besoni se do t'i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve, se, në të kundërtën, ata do të kenë dëshmi kundër jush para Zotit tuaj." Thuaj: "Mirësia është në Dorën e Allahut. Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është shumë Bujar dhe i Gjithëdijshëm."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNga ithtarët e Librit ka të atillë që, edhe nëse u beson një sasi të madhe ari, ta kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u beson qoftë dhe një dinar, nuk ta kthejnë, përveç nëse u rri te koka. Kjo, se ata thonë: "Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabëve)." Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur (se janë duke gënjyer).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJo, nuk është ashtu! Kushdo që përmbush premtimin e vet dhe i frikësohet Allahut, le të dijë se Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që këmbejnë besën që i kanë dhënë Allahut dhe zotimet e tyre me diçka të pavlerë, nuk do të kenë kurrfarë hiseje në botën tjetër. Atyre nuk do t'u flasë Allahu, nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit e nuk do t'i pastrojë dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, një grup nga ata (ithtarët e Librit) e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre, që ju të kujtoni se ajo (çfarë lexojnë) është prej Librit, ndonëse ajo nuk është fare prej Librit. Dhe thonë: "Ajo është nga Allahu." Por, ajo nuk është nga Allahu. Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk është e mundur që një njeri, pasi Allahu t'ia japë Librin, urtësinë dhe pejgamberinë, t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robër të mi, e jo të Allahut", por (ai thotë): "Bëhuni dijetarë të mirëfilltë, sepse ju ua keni mësuar të tjerëve Librin dhe e keni mësuar edhe vetë atë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAs (është e mundur) t'ju urdhërojë të merrni për zota melekët dhe pejgamberët. Vallë, si mund t'ju urdhërojë për mosbesim pasi të jeni nënshtruar (ndaj Allahut)?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Allahu mori besën nga pejgamberët: "Çfarëdo që Unë t'ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t'ju vijë një i Dërguar[4], i cili do të vërtetojë atë që ju është dhënë juve, sigurisht se ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë." Dhe tha: "A e pranoni dhe a e merrni përsipër besën Time të fortë lidhur me këtë?" Ata thanë: "E pranojmë." Ai tha: "Atëherë, dëshmoni, sepse edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos kërkojnë ata fe tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i nënshtrohet çdo krijesë që gjendet në qiej e në Tokë, me dashje a pa dashje, dhe tek Ai do të kthehen?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve (Kuranin), atë që u është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe esbatëve (pejgamberëve nga bijtë e Jakubit), atë që u është dhënë Musait e Isait dhe pejgamberëve (të tjerë) nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre[5] dhe vetëm Allahut i përulemi."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që mohuan pasi besuan dhe dëshmuan se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u erdhën dëshmitë e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se atyre që mohojnë pasi të kenë besuar dhe më pas e shtojnë mosbesimin, nuk do t'u pranohet pendimi (kur t'u vijë vdekja) dhe pikërisht ata janë të humburit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, atyre që mohuan dhe vdiqën duke qenë jobesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shkëmbesë, edhe sikur të ishte sa Toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk do ta arrini mirësinë e vërtetë derisa të jepni (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Sigurisht se çfarëdo që jepni, Allahu e di mirë atë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjitha ushqimet ishin të lejuara për bijtë e Israilit, përveç atyre që Israili (Jakubi) ia ndaloi vetvetes, para se të shpallej Teurati. Thuaj: "Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse e thoni të vërtetën!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Të vërtetën e thotë Allahu, andaj ndiqeni fenë e Ibrahimit, i cili ishte besimtar i drejtë e nuk ishte idhujtar!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSigurisht se faltorja e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekë (Mekë), që është e bekuar dhe udhërrëfyese për njerëzit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të ka shenja të qarta: Vendqëndrimi i Ibrahimit; dhe se ai që hyn në të është i sigurt. Është detyrë për njerëzit që për Allahun ta kryejnë haxhin, ata që kanë mundësi. E kush e mohon, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë për askënd.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O ithtarë të Librit! Përse i mohoni ajetet e Allahut, ndërkohë që Allahu është Dëshmitar për çdo gjë që bëni?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: O ithtarë të Librit! Përse i pengoni nga feja e Allahut ata që besojnë, duke dëshiruar shmangien (nga e vërteta), ndonëse jeni dëshmitarë (se ajo është feja e drejtë)?! Allahu nuk është i shkujdesur ndaj asaj që veproni."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Në qoftë se u bindeni disave që u është dhënë Libri, do t'ju kthejnë në jobesimtarë pas besimit tuaj.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSi mund të mos besoni kur juve ju lexohen ajetet e Allahut dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?! E kush lidhet me Allahun është udhëzuar në rrugë të drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si duhet të kihet frikë Ai dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe, përveçse duke qenë muslimanë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbahuni fort pas litarit të Allahut që të gjithë e mos u përçani! Kujtojeni dhuntinë e Allahut mbi ju kur ju ishit armiq e Ai i pajtoi zemrat tuaja dhe falë mirësisë së Tij u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë humnerës së Zjarrit e Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu ajetet e Veta, që të udhëzoheni në rrugën e drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLe të jetë një grup prej jush që thërret në mirësi, urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen, sepse pikërisht këta janë të shpëtuarit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos u bëni si ata që u përçanë e ranë në kundërshti pasi u erdhën dëshmitë e qarta, sepse për ta do të ketë dënim të madh,
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa fytyra do të nxihen. Atyre që do t'u nxihen fytyrat, do t'u thuhet: "A mohuat pas besimit?! Atëherë shijojeni dënimin për shkak se nuk besonit!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata të cilëve do t'u zbardhen fytyrat do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë ajetet e Allahut, të cilat po t'i lexojmë me vërtetësi. Allahu nuk i dëshiron padrejtësi askujt.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Allahut është gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu jeni bashkësia më e mirë e nxjerrë për njerëzimin: urdhëroni për mirë, ndaloni të keqen dhe e besoni Allahun. Sikur të besonin ithtarët e Librit, do të ishte më mirë për ta. Ndër ta ka besimtarë (që kanë pranuar Islamin), por shumica prej tyre janë jobesimtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do t'ju bëjnë dëm, përveç lëndimit (me fjalë). Dhe, në qoftë se ju luftojnë, do të sprapsen e nuk do të ndihmohen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbi ta është poshtërimi kudo që gjenden, përveç kur kanë ndonjë besë nga Allahu ose nga njerëzit. Ata tërhoqën zemërimin e Allahut dhe mbi ta ra mjerimi. Kjo, se ata i mohonin ajetet e Allahut dhe i vrisnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte. Kjo, se kundërshtonin dhe i tejkalonin kufijtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk janë të gjithë njësoj! Nga ithtarët e Librit janë disa që qëndrojnë duke lexuar ajetet e Allahut gjatë natës dhe duke bërë sexhde.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, urdhërojnë të mirën, ndalojnë të keqen dhe nxitojnë në punë të mira. Këta janë ndër të mirët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, atyre që nuk besojnë nuk do t'u vlejnë asgjë as pasuria e as fëmijët e tyre para Allahut. Ata do të jenë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo që japin ata (si lëmoshë) në këtë jetë i ngjan një ere të akullt që godet të lashtat e një populli që i ka bërë padrejtësi vetvetes dhe ua shkatërron ato. Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Mos merrni për miq të besueshëm askënd jashtë gjirit tuaj, sepse ata nuk kursejnë asgjë për t'ju bërë dëm! Ata jua dëshirojnë vuajtjen. Tashmë është shfaqur urrejtja në gjuhët e tyre, por ajo që fshehin në zemra është edhe më e madhe. Ne jua kemi sqaruar dëshmitë, nëse jeni që kuptoni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJa, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju besoni në të gjithë Librat (e shenjtë). Kur ju takojnë, thonë: "Ne besojmë!", e, kur mbesin vetëm, i kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi ndaj jush. Thuaj: "Vdisni me mllefin tuaj!" Sigurisht se Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju vjen ndonjë e mirë, ata shqetësohen, e, nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen. Mirëpo, në qoftë se ju duroni dhe e keni frikë Allahun, dredhitë e tyre nuk mund t'ju dëmtojnë aspak. Sigurisht se Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto (o Muhamed) kur dole nga shtëpia jote herët në mëngjes për t'ua caktuar besimtarëve vendet e luftës! Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kur dy grupe nga ju deshën të zmbrapsen, por Allahu ishte Ndihmësi i tyre. Prandaj, vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithsesi! Nëse ju duroni dhe e keni frikë Allahun e ata (armiqtë) sulen drejt jush, atëherë Allahu do t'ju ndihmojë me pesë mijë melekë të dalluar me shenjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e bëri këtë vetëm si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësohen, – ndërkohë fitorja vjen vetëm nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti, –
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇështja nuk është aspak në dorën tënde (o Muhamed): nëse do Ai, ua pranon pendimin (duke i udhëzuar) ose i dënon (ata që mbesin në mosbesim), se ata janë vërtet keqbërës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ai e fal atë që do dhe e ndëshkon atë që do. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNxitoni drejt faljes nga Zoti juaj dhe (drejt) Xhenetit, gjerësia e të cilit është sa qiejt e Toka, i cili është përgatitur për të devotshmit,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët japin lëmoshë, qoftë kur janë në mirëqenie, qoftë kur janë në vështirësi, e përmbajnë mllefin dhe ua falin njerëzve, - e Allahu i do bamirësit, -
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe të cilët, kur bëjnë ndonjë vepër të turpshme ose i bëjnë padrejtësi vetvetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre, - e kush i fal gjynahet përveç Allahut?, - dhe nuk këmbëngulin me vetëdije në mëkatet që kanë bërë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të kenë si shpërblim faljen nga Zoti i tyre dhe kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë që është shpërblimi i punëmbarëve!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPara jush kanë kaluar shembuj të ngjashëm, prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse pësoni ndonjë plagë, edhe jobesimtarët kanë pësuar plagë të ngjashme. Ne i ndërrojmë këto ditë (fitoreje e humbjeje) mes njerëzve, që Allahu t'i shquajë besimtarët dhe të zgjedhë dëshmorë nga mesi juaj. Allahu nuk i do të padrejtët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i spikatur Allahu (përmes sprovave) luftëtarët (e vërtetë) nga mesi juaj dhe pa i nxjerrë në pah të durueshmit?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu ishit ata që e dëshironit vdekjen (si dëshmorë) para se të ballafaqoheshit me të. Ja pra, tashmë e patë atë me sytë tuaj!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMuhamedi është vetëm i dërguar, sikurse të dërguarit që qenë para tij. Po qe se ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni në mosbesim?! Ai që kthehet në mosbesim, nuk i bën dëm Allahut aspak, ndërkohë Allahu do t'i shpërblejë falënderuesit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAskush nuk vdes përveçse me vendimin e Allahut dhe në kohë të caktuar. Kush synon mirësitë e kësaj bote, Ne do t'i japim atij prej saj, e, kush synon shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'ia japim atë. Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa pejgamberë ka pasur, bashkë me të cilët kanë luftuar besimtarë të shumtë, të cilët nuk janë ligështuar nga ajo që i ka goditur në rrugën e Allahut, as janë dobësuar e as janë nënshtruar. Allahu i do durimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFjalët e tyre të vetme ishin: "Zoti ynë, na i fal gjynahet dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, Allahu ua dha shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin e shkëlqyeshëm të botës tjetër. Allahu i do punëmirët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t'ju kthejnë në mosbesim e pastaj do të jeni të humbur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do të fusim tmerr në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë të tjerë krahas Allahut, gjë për të cilën Ai nuk u ka dërguar asnjë dëshmi. Vendstrehimi i tyre është Zjarri. Ah, sa i keq që është vendbanimi i keqbërësve!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Allahu përmbushi premtimin e Vet ndaj jush kur ju i asgjësonit ata me lejen e Tij, por ju u ligështuat, u grindët mes vete dhe kundërshtuat (urdhrin e të Dërguarit), pasi jua shfaqi (Allahu) atë që e dëshironit. Disa nga ju e dëshirojnë këtë botë e disa e dëshirojnë botën tjetër. Më pas Ai ju zmbrapsi nga ata, për t'ju sprovuar. Por, Ai ju ka falur, sepse Allahu është shumë Bujar ndaj besimtarëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur ngjiteshit (në mal, duke ikur) pa ia hedhur sytë askujt, ndërsa i Dërguari po ju thërriste nga mbrapa. Atëherë Allahu ju çoi dëshpërim pas dëshpërimi, që të mos brengoseshit më për atë që ju shpëtoi nga dora e as për atë që ju goditi. Allahu di hollësisht gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPas këtij dëshpërimi, Ai zbriti mbi ju si qetësi një dremitje, e cila kaploi disa nga ju (besimtarët), ndërsa disa të tjerë (dyfytyrëshit) ishin të shqetësuar për vetveten. Ata ushqenin për Allahun mendime të gabuara, mendime pagane. Ata thoshin: "A nuk kemi ne asgjë në dorë lidhur me këtë çështje?" Thuaju (o Muhamed): "Çështja është krejtësisht në Dorën e Allahut." Ata fshehin në vetvete atë që nuk ta shfaqin ty. Ata thonë: "Po të ishte çështja sadopak në dorën tonë, nuk do të vriteshim këtu." Thuaju: "Edhe po të ishit në shtëpitë tuaja, ata, të cilëve u është shkruar vrasja, do të vinin në vendin e vrasjes." Allahu e bëri këtë për të vënë në provë atë që keni në gjokse dhe për të shfaqur atë që keni në zemra. Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSigurisht se ata nga ju që u zmbrapsën ditën kur u ndeshën dy ushtritë i shtyri shejtani të gabojnë, si shkak i disa gjynaheve që kishin bërë, por Allahu ua fali atyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh dhe i Butë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Mos u bëni si jobesimtarët (dyfytyrëshit) që u thoshin vëllezërve të tyre kur niseshin në udhëtim ose për në luftë: "Sikur të qëndronin me ne, nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin", ashtu që Allahu ta bëjë këtë dëshpërim për zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetë dhe vdekje. Allahu sheh mirë çdo gjë që bëni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMirëpo, nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja e Allahut dhe mëshira e Tij është më e mirë sesa ajo që tubojnë ata.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe mëshirën e Allahut ti ishe i butë ndaj tyre. Po të ishe i vrazhdë e zemërashpër, ata do të largoheshin nga ti. Andaj, ndjeji ata, kërko falje për ta dhe këshillohu me ta për çështje. Mirëpo, kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut, sepse vërtet Allahu i do ata që i mbështeten Atij.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se ju ndihmon Allahu, s'mund t'ju mposhtë askush, e, nëse Ai ju braktis, kush do t'ju ndihmojë pas Tij?! Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk është e mundur që ndonjë pejgamber të tradhtojë (duke marrë fshehurazi nga plaçka e luftës). E kushdo nga ju që merr diçka tradhtisht, Ditën e Kiametit do të vijë me atë që ka marrë. Pastaj çdo njeri do të marrë të plotë atë që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA është njësoj ai që ndjek kënaqësinë e Allahut me atë që tërheq hidhërimin e Tij, vendbanimi i të cilit është Xhehenemi?! Eh, sa përfundim i keq që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu lëshoi mirësi mbi besimtarët kur dërgoi tek ata një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon ajetet e Tij, i pastron ata e ua mëson Librin (Kuranin) dhe Urtësinë (Sunetin e të Dërguarit), ndonëse më herët ishin në një humbje të qartë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ju goditi një fatkeqësi (humbja në Luftën e Uhudit), ndërkohë që ju kishit goditur armikun më parë dyfish (në Luftën e Bedrit), thatë: "Nga na erdhi kjo?!" Thuaj: "Ajo është nga vetë ju." Sigurisht se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo që pësuat ditën kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut, për t'i nxjerrë në shesh besimtarët e vërtetë
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe për t'i zbuluar dyfytyrëshit, të cilëve u thuhej: "Ejani, luftoni në rrugën e Allahut ose, të paktën, mbrojeni vetveten. Ata thoshin: "Po ta dinim se do të kishte luftë, do t'ju pasonim." Atë ditë ata ishin më afër mosbesimit sesa besimit, duke thënë me gojën e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, porse Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata që u thanë vëllezërve të tyre, ndërkohë vetë nuk shkuan për të luftuar: "Sikur të na dëgjonin ne, nuk do të vriteshin." Thuaj: "Atëherë, shmangeni vdekjen nga vetvetja, nëse e thoni të vërtetën!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos i pandeh për të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut! Jo! Ata janë të gjallë, duke u furnizuar te Zoti i tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJanë të gëzuar me atë që ua ka dhënë Allahu nga begatitë e Tij dhe shpresojnë edhe për ata që nuk u janë bashkuar ende e që kanë mbetur pas tyre se për ta nuk do të ketë frikë e as do të pikëllohen.
Albanian Translation - Rowwad Translation Centeratyre që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit pasi pësuan plagë. Për ata që bënë vepra të mira dhe qenë të devotshëm ka shpërblim të madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njerëzit u thanë atyre: "Njerëzit janë mbledhur kundër jush, prandaj kini frikë!", kjo vetëm sa ua shtoi edhe më shumë imanin dhe thanë: "Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ata u kthyen me mirësi e begati nga Allahu, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues dhe Dhurues i mirësive të pafundme.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, shejtani është ai që ju frikëson përmes miqve të vet, por ju mos kini frikë nga ata, por kini frikë nga Unë, nëse jeni besimtarë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë të mos brengosin ata që nxitojnë në mosbesim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos u japë atyre kurrfarë hiseje në botën tjetër. Ata i pret një dënim i madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim se ata që këmbyen besimin me mosbesim, nuk do të mund ta dëmtojnë Allahun aspak dhe se për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi të mos mendojnë jobesimtarët se afati që ua japim atyre është për të mirën e tyre. Përkundrazi, ne ua zgjasim jetën vetëm që t'i shtojnë gjynahet. Ata do të kenë një dënim poshtërues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu nuk do t'i lërë besimtarët në gjendjen në të cilën ndodhen, por do ta dallojë të keqin nga i miri. Allahu nuk do t'jua zbulojë juve të fshehtën, por Allahu zgjedh nga të dërguarit e Tij këdo që dëshiron. Andaj, besoni Allahun dhe të dërguarit e Tij. E, nëse besoni dhe kini frikë (Allahun), për ju do të ketë shpërblim të madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAssesi të mos mendojnë ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu se ajo është më mirë për ta. Përkundrazi, ajo është më keq për ta, sepse ajo me të cilën bëhen koprracë do t'u mbështillet rreth qafës në Ditën e Kiametit. Allahut i takon trashëgimia e qiejve dhe e Tokës. Allahu e di mirë çfarë veproni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSigurisht, Allahu ka dëgjuar fjalët e atyre (hebrenjve) që thanë: "Allahu është i varfër, ndërsa ne jemi të pasur." Ne do të shkruajmë atë që thanë, e edhe vrasjen e pejgamberëve padrejtësisht nga ana e tyre dhe do t'u themi atyre: "Shijoni dënimin e Zjarrit flakërues!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëtë (dënim) e keni për shkak të asaj që bëtë me duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Në të vërtetë Allahu na ka porositur që të mos i besojmë asnjë të dërguari pa na sjellë ndonjë kurban që do ta përpijë zjarri (nga qielli)." Thuaju (o Muhamed): "Juve ju erdhën të dërguar para meje me dëshmi të qarta, e edhe me atë që e përmendët, e përse atëherë i vratë ata, nëse e thoni të vërtetën?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se të quajnë gënjeshtar, ata i kanë quajtur gënjeshtarë edhe të dërguarit para teje, të cilët u sollën dëshmi të qarta, këshilla të urta dhe libër të ndritur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen, ndërsa shpërblimet tuaja të plota do t'i merrni në Ditën e Kiametit. Ai që shmanget nga Zjarri dhe futet në Xhenet, me të vërtetë ka fituar. Ndërkaq, jeta e kësaj bote është vetëm një përjetim mashtrues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu medoemos do të sprovoheni në pasuritë dhe në veten tuaj, si dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga ata që u është dhënë libri para jush e nga idhujtarët. Mirëpo, nëse duroni dhe kini frikë (Allahun), kjo është vërtet prej çështjeve vendimtare.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur Allahu mori besën nga ata që u është dhënë Libri se patjetër do t'ua shpjegojnë atë (Librin) njerëzve dhe se nuk do të fshehin asgjë nga ai, por ata e hodhën atë pas shpine dhe e këmbyen me një çmim të pavlerë. Eh, sa këmbim i shëmtuar që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos mendo se ata që gëzohen me punët e tyre (të këqija) dhe dëshirojnë të lëvdohen për punë që nuk i kanë bërë, kurrsesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshkimit! Ata kanë një dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët e përmendin Allahun duke qenë në këmbë, ulur e të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve dhe Tokës (duke thënë): "Zoti ynë! Këto nuk i ke krijuar kot, Ti je i Patëmeta! Andaj, na ruaj nga dënimi i Zjarrit!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë! Atë që e fut në Zjarr, vërtet e ke poshtëruar dhe për keqbërësit nuk do të ketë asnjë ndihmës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë, ne dëgjuam një thirrës duke ftuar në besim: "Besoni në Zotin tuaj!", sakaq ne besuam. Zoti ynë, na i fal gjynahet, na i shlyej veprat tona të këqija dhe na bëj të vdesim duke qenë prej të mirëve!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë, na e jep atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, Ti nuk e thyen premtimin."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti iu përgjigj lutjes së tyre (duke thënë): "Unë nuk ia humb mundin askujt nga ju, qoftë mashkull, qoftë femër. Ju jeni njësoj. Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vendet e tyre, u munduan, luftuan dhe u vranë në rrugën Time, do t'ua shlyej të këqijat dhe do t'i fus në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Tek Allahu është shpërblimi i mrekullueshëm."
Albanian Translation - Rowwad Translation Centersepse ajo është vetëm një kënaqësi e shkurtër, pastaj strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për ata që kanë frikë Allahun ka kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim nga Allahu. Ajo që është tek Allahu për të devotshmit është shumë më e mirë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, prej ithtarëve të Librit ka të atillë që besojnë Allahun, atë që ju është shpallur juve dhe atë që u është shpallur vetë atyre, duke qenë të përulur ndaj Allahut dhe që nuk i këmbejnë ajetet e Allahut me ndonjë çmim të pavlerë. Këta e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Vërtet Allahu është i shpejtë në llogari.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Duroni, jini të durueshëm e të patundur, ruani kufijtë (nga armiku) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!