caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Aal-i-Imraan, ajeti 152

Medinë · radha e zbritjes 89 · 3:152

وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعْدَهُۥٓ إِذْ تَحُسُّونَهُم بِإِذْنِهِۦ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَٰزَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلْـَٔاخِرَةَ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ وَلَقَدْ عَفَا عَنكُمْ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Allahu përmbushi premtimin e Vet ndaj jush kur ju i asgjësonit ata me lejen e Tij, por ju u ligështuat, u grindët mes vete dhe kundërshtuat (urdhrin e të Dërguarit), pasi jua shfaqi (Allahu) atë që e dëshironit. Disa nga ju e dëshirojnë këtë botë e disa e dëshirojnë botën tjetër. Më pas Ai ju zmbrapsi nga ata, për t'ju sprovuar. Por, Ai ju ka falur, sepse Allahu është shumë Bujar ndaj besimtarëve.
Albanian Translation - Hassan NahiVërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit[56], (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70