وَلِيَعْلَمَ ٱلَّذِينَ نَافَقُوا۟ وَقِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا۟ قَٰتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوِ ٱدْفَعُوا۟ قَالُوا۟ لَوْ نَعْلَمُ قِتَالًا لَّٱتَّبَعْنَٰكُمْ هُمْ لِلْكُفْرِ يَوْمَئِذٍ أَقْرَبُ مِنْهُمْ لِلْإِيمَٰنِ يَقُولُونَ بِأَفْوَٰهِهِم مَّا لَيْسَ فِى قُلُوبِهِمْ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يَكْتُمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe për t'i zbuluar dyfytyrëshit, të cilëve u thuhej: "Ejani, luftoni në rrugën e Allahut ose, të paktën, mbrojeni vetveten. Ata thoshin: "Po ta dinim se do të kishte luftë, do t'ju pasonim." Atë ditë ata ishin më afër mosbesimit sesa besimit, duke thënë me gojën e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, porse Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
Albanian Translation - Hassan Nahidhe për të zbuluar se cilët janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.