وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ هُوَ خَيْرًا لَّهُم بَلْ هُوَ شَرٌّ لَّهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا۟ بِهِۦ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAssesi të mos mendojnë ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu se ajo është më mirë për ta. Përkundrazi, ajo është më keq për ta, sepse ajo me të cilën bëhen koprracë do t'u mbështillet rreth qafës në Ditën e Kiametit. Allahut i takon trashëgimia e qiejve dhe e Tokës. Allahu e di mirë çfarë veproni.
Albanian Translation - Hassan NahiAta që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.