فَإِنْ حَآجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِىَ لِلَّهِ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِ وَقُل لِّلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْأُمِّيِّـۧنَ ءَأَسْلَمْتُمْ فَإِنْ أَسْلَمُوا۟ فَقَدِ ٱهْتَدَوا۟ وَّإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ ٱلْبَلَٰغُ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata të kundërshtojnë, thuaju: "Unë i jam nënshtruar Allahut me tërë qenien time, e edhe ata që më ndjekin mua." Gjithashtu, atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve thuaju: "Po ju, a nënshtroheni?" Po qe se nënshtrohen (duke pranuar Islamin), atëherë kanë gjetur rrugën e drejtë, por, në qoftë se kthejnë shpinën, detyrë jotja është vetëm t'u kumtosh. Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve të Vet.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve[49]: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.