يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوا۟ بِطَانَةً مِّن دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًا وَدُّوا۟ مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتِ ٱلْبَغْضَآءُ مِنْ أَفْوَٰهِهِمْ وَمَا تُخْفِى صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلْـَٔايَٰتِ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Mos merrni për miq të besueshëm askënd jashtë gjirit tuaj, sepse ata nuk kursejnë asgjë për t'ju bërë dëm! Ata jua dëshirojnë vuajtjen. Tashmë është shfaqur urrejtja në gjuhët e tyre, por ajo që fshehin në zemra është edhe më e madhe. Ne jua kemi sqaruar dëshmitë, nëse jeni që kuptoni.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.