caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Aal-i-Imraan, ajeti 159

Medinë · radha e zbritjes 89 · 3:159

فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلْقَلْبِ لَٱنفَضُّوا۟ مِنْ حَوْلِكَ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِى ٱلْأَمْرِ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَوَكِّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe mëshirën e Allahut ti ishe i butë ndaj tyre. Po të ishe i vrazhdë e zemërashpër, ata do të largoheshin nga ti. Andaj, ndjeji ata, kërko falje për ta dhe këshillohu me ta për çështje. Mirëpo, kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut, sepse vërtet Allahu i do ata që i mbështeten Atij.
Albanian Translation - Hassan NahiNë saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70