وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ لَمَآ ءَاتَيْتُكُم مِّن كِتَٰبٍ وَحِكْمَةٍ ثُمَّ جَآءَكُمْ رَسُولٌ مُّصَدِّقٌ لِّمَا مَعَكُمْ لَتُؤْمِنُنَّ بِهِۦ وَلَتَنصُرُنَّهُۥ قَالَ ءَأَقْرَرْتُمْ وَأَخَذْتُمْ عَلَىٰ ذَٰلِكُمْ إِصْرِى قَالُوٓا۟ أَقْرَرْنَا قَالَ فَٱشْهَدُوا۟ وَأَنَا۠ مَعَكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Allahu mori besën nga pejgamberët: "Çfarëdo që Unë t'ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t'ju vijë një i Dërguar[4], i cili do të vërtetojë atë që ju është dhënë juve, sigurisht se ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë." Dhe tha: "A e pranoni dhe a e merrni përsipër besën Time të fortë lidhur me këtë?" Ata thanë: "E pranojmë." Ai tha: "Atëherë, dëshmoni, sepse edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar."
Albanian Translation - Hassan NahiKujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t’ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.