caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Aal-i-Imraan, ajeti 49

Medinë · radha e zbritjes 89 · 3:49

وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنِّى قَدْ جِئْتُكُم بِـَٔايَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ أَنِّىٓ أَخْلُقُ لَكُم مِّنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَأُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ وَأُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِى بُيُوتِكُمْ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةً لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe do ta çojë si të dërguar te bijtë e Israilit (të cilëve do t'u thotë): "Ju kam sjellë dëshmi nga Zoti juaj: bëj për ju diç prej baltës në formë zogu, pastaj fryj në të dhe ai bëhet zog (i vërtetë), me lejen e Allahut; shëroj të verbrit, të lebrosurit e i ngjall të vdekurit, me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani e çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht, në këto ka dëshmi për ju, nëse jeni besimtarë.
Albanian Translation - Hassan Nahidhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Israilit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70