يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُّحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوٓءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُۥٓ أَمَدًۢا بَعِيدًا وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُۥ وَٱللَّهُ رَءُوفٌۢ بِٱلْعِبَادِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë ditë, çdo njeri do të gjejë para vetes të mirat që ka punuar e të këqijat që ka bërë dhe do të dëshirojë që ndërmjet tij e atyre (veprave të këqija) të ketë largësi të madhe. Pra, Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij, sepse Allahu është i Dhembshur për robërit e Vet.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet.