وَمَا كَانَ لِنَبِىٍّ أَن يَغُلَّ وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk është e mundur që ndonjë pejgamber të tradhtojë (duke marrë fshehurazi nga plaçka e luftës). E kushdo nga ju që merr diçka tradhtisht, Ditën e Kiametit do të vijë me atë që ka marrë. Pastaj çdo njeri do të marrë të plotë atë që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
Albanian Translation - Hassan NahiËshtë e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.