إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَمَاتُوا۟ وَهُمْ كُفَّارٌ فَلَن يُقْبَلَ مِنْ أَحَدِهِم مِّلْءُ ٱلْأَرْضِ ذَهَبًا وَلَوِ ٱفْتَدَىٰ بِهِۦٓ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, atyre që mohuan dhe vdiqën duke qenë jobesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shkëmbesë, edhe sikur të ishte sa Toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
Albanian Translation - Hassan NahiNuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t’u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t’i ndihmojë.