وَلَا تُؤْمِنُوٓا۟ إِلَّا لِمَن تَبِعَ دِينَكُمْ قُلْ إِنَّ ٱلْهُدَىٰ هُدَى ٱللَّهِ أَن يُؤْتَىٰٓ أَحَدٌ مِّثْلَ مَآ أُوتِيتُمْ أَوْ يُحَآجُّوكُمْ عِندَ رَبِّكُمْ قُلْ إِنَّ ٱلْفَضْلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!" Thuaj (o Muhamed): "Udhëzimi i vërtetë është udhëzimi i Allahut!" Dhe mos besoni se do t'i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve, se, në të kundërtën, ata do të kenë dëshmi kundër jush para Zotit tuaj." Thuaj: "Mirësia është në Dorën e Allahut. Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është shumë Bujar dhe i Gjithëdijshëm."
Albanian Translation - Hassan Nahidhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë”. (Hebrenjtë i thanë njëri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t’i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve (vetëm nëse ndjekin fenë tuaj), përndryshe ata do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri është në Dorë të Allahut, Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”