caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Aal-i-Imraan, ajeti 183

Medinë · radha e zbritjes 89 · 3:183

ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ عَهِدَ إِلَيْنَآ أَلَّا نُؤْمِنَ لِرَسُولٍ حَتَّىٰ يَأْتِيَنَا بِقُرْبَانٍ تَأْكُلُهُ ٱلنَّارُ قُلْ قَدْ جَآءَكُمْ رُسُلٌ مِّن قَبْلِى بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَبِٱلَّذِى قُلْتُمْ فَلِمَ قَتَلْتُمُوهُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Në të vërtetë Allahu na ka porositur që të mos i besojmë asnjë të dërguari pa na sjellë ndonjë kurban që do ta përpijë zjarri (nga qielli)." Thuaju (o Muhamed): "Juve ju erdhën të dërguar para meje me dëshmi të qarta, e edhe me atë që e përmendët, e përse atëherë i vratë ata, nëse e thoni të vërtetën?!"
Albanian Translation - Hassan NahiAtyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70