وَإِنَّ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ لَمَن يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْكُمْ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِمْ خَٰشِعِينَ لِلَّهِ لَا يَشْتَرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, prej ithtarëve të Librit ka të atillë që besojnë Allahun, atë që ju është shpallur juve dhe atë që u është shpallur vetë atyre, duke qenë të përulur ndaj Allahut dhe që nuk i këmbejnë ajetet e Allahut me ndonjë çmim të pavlerë. Këta e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Vërtet Allahu është i shpejtë në llogari.
Albanian Translation - Hassan NahiMidis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!