caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Aal-i-Imraan, ajeti 64

Medinë · radha e zbritjes 89 · 3:64

قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ تَعَالَوْا۟ إِلَىٰ كَلِمَةٍ سَوَآءٍۭ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا ٱللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِۦ شَيْـًٔا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِّن دُونِ ٱللَّهِ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقُولُوا۟ ٱشْهَدُوا۟ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të drejtë për ne e ju: se do ta adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë në adhurim dhe se nuk do të marrim njëri-tjetrin për zota në vend të Allahut!" E, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaju: "Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!"
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70