مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤْتِيَهُ ٱللَّهُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُوا۟ عِبَادًا لِّى مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن كُونُوا۟ رَبَّٰنِيِّـۧنَ بِمَا كُنتُمْ تُعَلِّمُونَ ٱلْكِتَٰبَ وَبِمَا كُنتُمْ تَدْرُسُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk është e mundur që një njeri, pasi Allahu t'ia japë Librin, urtësinë dhe pejgamberinë, t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robër të mi, e jo të Allahut", por (ai thotë): "Bëhuni dijetarë të mirëfilltë, sepse ju ua keni mësuar të tjerëve Librin dhe e keni mësuar edhe vetë atë."
Albanian Translation - Hassan NahiNuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”