فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّى وَضَعْتُهَآ أُنثَىٰ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ ٱلذَّكَرُ كَٱلْأُنثَىٰ وَإِنِّى سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّىٓ أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur e lindi atë, tha: "Zoti im! Unë linda femër!", - ndërkohë Allahu e di më së miri çfarë lindi ajo, e mashkulli nuk është sikurse femra, - "Unë ia vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po i lë nën mbrojtjen Tënde kundrejt shejtanit të mallkuar!"
Albanian Translation - Hassan NahiE kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.